Ilir Meta, gati për pazar edhe me postin e presidentit
Llogaria llogari, politika të vejë e të vijë. Ilir Meta po shfaqet në habitatin e vet dhe është i gatshëm të bëj pazarin që i shkon për shtat edhe me postin e presidentit, madje duke i serviur publikisht skemat që ka në mendje. Një deklaratë anormale për një vend normal, por mesa duket normale për një vend anormal si Shqipëria, ku shqiptarëve u ofrohen të tilla opsione, si ky që deklaron Ilir Meta.
Edhe Presidenti Ilir Meta ka nisur të luajë lojën Balena Blu?
Qeveria "mbyll" tregun e bonove, përjashton qytetarët nga ankandet
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë filluar punën intensive për të krijuar një treg të ri të mënyrës se si do të blihet borxhi i qeverisë shqiptare. Në parashtrimet që këto dy institucione i kanë dhënë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, propozojnë që tregu primar i bonove të thesarit, të mos blihet nga të gjitha bankat dhe qyetarët, por të përzgjidhen 5 prej tyre të cilat marrin borxhin në shumën që e kërkon qeveria dhe më pas e shesin në institucione të tjera.
Ndërron jetë Helmut Kohl
Helmut Kohl, ish – kancelar i Gjermanisë, një ndër autorët e riunifikimit të këtij shteti, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Ai ishte kancelar në vitet 1982 1998 dhe konsiderohet edhe si mbrojtës i kancelares aktuale Anglea Merkel.
Leonardo Di Caprio kthen statujën Oscar
Autoriteret amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë që posedoheshin prej tij. Ministria e Drejtësisë ndërmori hapa ligjore pas konstatimit se asete në shumën 1.7 miliardë $ janë vjedhur nga një fond investimi në Malajzi.Në këto sende përfshihet edhe një pikturë e Picassos që i është dhënë Leonardo Di Caprios bashkë me të drejtën e dy filmave të Hollivudit.
Mbretëresha Elisabeth viziton të mbijetuarit nga zjarri në kullën Grenfell në Londër
Berisha fushatë kundër ministrave teknikë të PD-së ose bashkëqeverisjes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sekretarin e Përgjithshëm të Mistrisë së Arsimit, Plarent Ndreca se ka urdhëruar fshihen e serverave në ministri pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria për zyrtarin e MAS, i cili është kallëzuar penalisht nga Ministrja e Arsimit. Denoncimi i Berishës bazohet në një mesazh që pretendohet se është dërguar nga një punonjës i Ministrisë së Arsimit. Në të denoncohet edhe mosveprimi i policisë për të ndaluar Ndrecën të kryejë veprime a kundërshtim me ligjin.
Sheshi "Skënderbej", një gungë kriptofashiste dhe antihumane
Shkrimtarja e njohur shqiptare Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj projektit të sheshit “Skënderbej” të cilin e quan gungë me vlera antihumane që nuk u shërben qytetarëve, por pseudomadhështisë së pushtetit aktual dhe interesave okulte të kryetarit të bashksië. Ajo thotë se e gjithë kjo u krijua për shkak të parkimit nëntokësor, që shumë shpejt do të jepet me konçesion.
Statusi në fb i Flutura Açkës
I sapokthyer nga Korea e Veriut, studenti amerikan Warmbier në gjendje të pashpjegueshme neurologjike
Studenti amerikan Otto Warmbier, i cili u mbajt 17 muaj në Korenë e Veriut, është rikthyer në SHBA, por mjekët nuk arrijnë të diagnostikojnë gjendjen e tij neurologjike. Në një konferencë për shtyp, mjekë të Universitetit të Sinsinatit, deklaruan se nga skanimet e ndryshme dhe nga rezonanca magnetike, është konstatuar humbje e indit trunor në të gjitha zonat e kafkës së Warmbier. Mjekët shtuan se nuk kanë një aryse bindëse për të shpjeguar këtë gjendje të Warmbier, duke qenë se doktorët kanë përjashtuar dhunën dhe traumat fizike ndaj studentit amerikan.
Netanjahu pritet me protesta në Selanik
U prit me protesta dhe kundërshtime vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Selanik me rastin e takimit trepalësh Greqi-Qipro-Izrael.Qindra protestues marshuan të ndarë në dy drejtime të ndryshme në qendër të qytetit.
Në krye të protestave ishin simbolikisht anëtarët e komunitetit palestinez të Selanikut dhe Greqisë Veriore. Demonstruesit shprehën solidaritetin e tyre me popullin palestinez, duke hedhur parulla kundër SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe memorandumeve shtrënguese ndaj Greqisë.