"Në 1945-ën na shpronësuan, ligji i tanishëm na konfiskon pronën"
Publikimi i vlerësimeve të vitit 1996 dhe ndryshimi i disa neneve të të ligjit për trajtimin e pronës, për shoqatën “Pronësi me Drejtësi” vijon të përkeqësojë më tej interesat e ish-pronarëve. Përfaqësuesi Myrshit Vorpsi në një intervistë për "Tema TV" komenton ndryshimet e fundit dhe i bën thirrje pronarëve të ankimojnë vendimet në Gjykatë. Sipas tij, fryma e ligjit në fuqi shkon drejt një konfiskimi, ndërkohë që ligji i 1945-ës, bëri shpronësim pa dëmshpërblim.
Ministri i Jashtëm: Vota jonë për Jeruzalemin, politikë e të gjitha qeverive shqiptare*
Në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve.
Jeruzalemi, ambasada amerikane në Tiranë shmang komentet për qëndrimin e Shqipërisë
Ambasada e ShBA në Tiranë ka përcjellë sot një deklaratë mbi qëndrimet e presidentit Donald Trump për Jeruzalemin.
Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë palestinez
Përmes zëdhënësit/Presidenti: Vota e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin, nuk pasqyron qëndrim shtetëror
Presidenti i Republikës ka reaguar sot rreth votimit të Shqipërisë në OKB përmes zëdhënësit të tij. Përmes një njoftimi në faqen e presidencës, jepet teksti i reagimit që cilëson se për këtë vendim, kreu i shtetit nuk është konsultuar.
Rezoluta “anti-amerikane” dhe diplomacia shqiptare
Paraditen e së enjtes diplomacia amerikane mori një “shuplakë” jo të lehtë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbledhur kjo e fundit urgjentisht pas kërkesës së iniciuar nga Turqia dhe Jemeni. Projekt-rezoluta me numër A/ES-10/L.22 u mbështet procedurialisht mbi Rezolutën 377A të vitit 1950 – e njohur ndryshe me emrin “Të bashkuar për paqe” (United for Peace) – pasi delegacioni amerikan vendosi veton në Këshillin e Sigurimit dy ditë më parë.
Lindsey Pelas, deputetja që duam
Tre opsionet e PD-së për qëndrimin ndaj Parlamentit. “Në Shqipëri vetëm opozita nuk është e kapur”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot në një intervistë televizive në Tv Klan, se opsionet e veprimit opozitar që mbeten pas asaj që ndodhi të hënën në Parlament, janë tre:
Opsioni i parë është marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin, pra rivendosja e kushtetueshmërisë për çështjen e prokurorit të përgjithshëm, bojkoti pa afat i parlamentit dhe invalidimi apo djegia e mandateve. Për këtë të tretën, Basha tha se ky akt nëse do të ndërmerret do të duhet të bëhet në bllok nga e gjithë opozita.
Shqetësime për rënien e rolit të Patriarkanës së Stambollit në botën orthodhokse
Gazetari i njohur grek, Alexis Papaxellas shkruan për rrezikun e humbjes së kontrollit të botës Ortodokse nga Kostandinipoja.
Në një analizë të shkurtër ai thotë se është koha që Fanari të marrë vendimet e tij para se të jetë tepër vonë për çështjen e zgjedhjes së Kryepeshkopit Orthodhoks të Amerikës, komunitet që përbën një forcë të madhe të lobit grek në Shtetet e Bashkuara.
Donaldi i vogël i Tiranës, Donaldi i madh i ShBA, Jeruzalemi dhe opozita e Tiranës
Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian