Vrasës me pagesë për të eleminuar disidentët

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 17:18

Informacione se vrasës me pagesë nga Turqia synojnë të godasin akademikë turq, gazetarë dhe shkrimtarë në Gjermani, të cilët janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së  Partisë  së Rexhep Taip Erdogan) kanë trazuar politikën e brendshme në Turqi. Paralajmërimin e dha gjatë një konference shtypi në parlamentin turk, deputeti filokurd me origjinë armene Garo Pailan.

Moskë/Autobuzi "kërcen" drejt metrosë

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 16:38

Një autobuz është drejtuar nga hyrja e metrosë në Moskë duke lën 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. 

Raporti i ShBA për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor nervozon Beogradin zyrtar

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 14:33

Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes pritet të publikojnë vitin që vjen një raport që hedh dritë mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ShBA-në dhe Rusinë. 
Përmes këtij raporti do të sqarohet pesha që zë një fuqi dhe një tjetër në marrëdhëniet me vende të rajonit tonë. Raporti vjen në një kohë kur propaganda perëndimore ka kohë që flet për rrezikun rus dhe për depërtimin e enteve të asociuara me Kremlinin në politikën e vendeve të kësaj zone. 

Emigrimi i gaforreve të kuqe në Ishullin e Pashkëve në Australi

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 13:39

Ndodh çdo vit dhe zgjat 2 javë. Një atraksion turistik i veçantë për të cilin qeveria australiane kujdeset duke krijuar kalimin e gaforreve.

Turqi/Largohen nga puna 2 756 punonjës të shërbimit publik

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 12:00

Pastrimi i zyrave shtetërore nuk ndalet në Turqi. Të djelën u larguan nga puna 2 756 njerëz të tjerë, që sipas raportimeve të ndryshme, në sytë e autoriteteve turke kanë lidhje me grushtin e shtetit të një viti më parë.

Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 11:40

Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare - Patriarkanës - ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.

1.8 milionë € për dokumentarët e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 10:51

1.8  milionë euro për tre vjet. Kjo është shifra që është shpenzuar nga televizioni publik maqedonas, MRTV për dokumentarë që reflektonin ideologjinë e partisë në pushtet VMRO - DPMNE. 
Lajmi bëhet i ditur nga BIRN sipas të cilit televizioni ka shfrytëzuar të drejtën për të bashkëpunuar me shtëpi të pavarura produksioni për të prodhuar në fakt dokummentarë historikë që shkonin për shtat me vijën megallomane të imponuar nga Gruevski. 

Ish-agjenti amerikan flet për ekzistencën e UFO-ve

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 10:41

Ekzistenca e UFO-ve "është provuar përtej dyshimeve që ekzistojnë", thotë ish-agjenti amerikan, Louis Elizondo, i cili shërbeu si kreu i departamentit "X-Files"  në Pentagon nga viti 2008. 

Ai dha dorëheqjen duke dashur të vërë në dukje se ky sektor është i superfinancuar nga qeveritë në mbarë botën. Në deklaratat e tij ai thotë se "objekte të paidentifikuara fluturuese dhe madje edhe aftësi të përparuara janë identifikuar shumë herë" çdo vit.

Një etapë e re në raportet greko-shqiptare

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 19:55

Dekreti i sotshëm i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për dhënien e nënshtetësisë për Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mund të lexohet qoftë si nisje një etape të re në raportet greko- shqiptare, ashtu edhe si mbyllje e një etape të vjetër. Ky dekret nuk është thjesht një çështje e brendshme e Shqipërisë.

Presidenti i jep nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 17:19

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar dhëniën e nënshtetësisë për kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10700

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE   

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar,

Pages

Subscribe to ResPublica RSS