Trump nis luftën e parave
Shkurtimi i fondeve për OKB-në nga administrate amerikane duket se do të përcaktojnë një moment të ri për rendin ndërkombëtar. OKB-ja u krijua me iniciativë të SHBA-së si pasuese Lidhjes së Kombeve, në emër të ruajtjes së paqes dhe krijimit të një rendi që përmbante botën nga luftërat.
Por me rezolutën e propozuar nga Turqia, SHBA duket se po humbet betejat e veta në një organizëm që sot përfaqëson kombe që nuk janë më ata të vitit 1945.
Kur vija editoriale katandiset në një episod “portokallie”
Sokol Balla ja doli që ta menaxhonte ikjen e vet nga Top-Channel si një lajm të trishtë për vetë gazetarinë. Lajm pas lajmi në portale miqsh e shokësh që përbëjnë tashmë klanin e mbyllur të gazetarëve që nisën rrugën profesionale në vitin 1991, ikja e Ballës, u transformua në një zhvillim mediatik që dëmtonte kanalin televiziv në fjalë. Nuk u dha asnjë arsye zyrtare për këtë largim që po lë pa gjumë vip-at e gazetarisë, që kanë 25 vjet që shesin ide dhe janë kthyer në ustallarë të kritikës koniunkturale.
Qebapi i parë në stratosferë
Një restorant në Zvicër, Ayverdi, ka publikuar një video përmes të cilës pretendon se ka çuar në hapësirë me një balonë një produkt të vetin.
12 të vdekur nga protestat në Iran
Ka arritur në 12 numri i të vdekurve në protestat antiqeveritare që po zhvillohen në Iran. Media të ndryshme raportojnë për një natë të përgjakur të ndërrimit të viteve, ndërkohë që një ditë më parë presidenti i vendit, Rouhani, deklaroi se pranohet protesta dhe kriticizmi, por nuk do të tolerohet asnjë dëmtim i pronës private.
Sipas BBC-së policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe përdorur hedhëse uji për të shpërndarë njerëzit në sheshin “Engheleb” në Teheran, ndërkohë që protest aka patur edhe në Kermanshah dhe Khorramabad dhe në Shahinshahr dhe në Zanjan.
Izraeli shtyn me pesë vjet sekretin mbi naftësjellësin me Iranin
Izraeli dhe Irani janë sot armiq të betuar dhe që kërcënojnë asgjësimin e njëri-tjetrit, por ata trashëgojnë një lidhje të vjetër që daton në vitin 1968. Fjala është për naftësjellësin Eilat Ashkelon i cili sjell në Mesdhe naftën iraniane.
Linja e cila është bërë shkak për përballje në arbitrazh, ka ardhur në vëmendje sërish pas një vendimi të parlamentit izraelit, Kneset, për të shtyrë me 5 vjet dhënien e çdo informacioni mbi naftësjellësin. Konkretisht, mbi bazën e këtij vendimi, edhe shitja e naftës palëve të treta konsiderohet akt spiunazhi dhe dënohet me 15 vjet burg.
Lindja e Mesme, radha i vjen Iranit për protesta
Protestat në Iran kanë vijuar për të tretën ditë dhe bashkë me to edhe jehona në mediat perëndimore që kanë lokalizuar menjëherë shkakun: regjimi i ajatollahëve provokon probleme. Sot janë raportuar edhe viktima, ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Teheranit është se protestat janë organizuar nga agjentë të shërbimeve të huaja.
Presidenti iranian, Hasan Rouhani ka deklaruar gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar se:
NYT: Tsipras nuk mbajti premtimin ndaj Erdogan
New York Times i ka dhënë hapësirë vendimit të Komitetit të Pavarur Grek të Azilit për t’i dhënë azil njërit prej 8 oficerëce turq që u arratisën me helikopter në Greqi në korrik 2016, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit turk, Erdogan.
Mesazhi i Merkel: Të ruajmë unitetin e Europës
Nën hijen e krizës politike që ka ndarë më dysh Gjermaninë, mesazhi i kancelares Angela Merkel është përqëndruar në çështjet që lidhen me kohezionin e Bashkimit Evropian.
“Kosova në OKB vetëm në marrëveshje me Serbinë”
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për gazetën Vecernje Novosti se Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm pas një marrëveshjeje me Serbinë.