Alarm në botën e teknologjisë!
Alarm në botën e teknologjisë! Hulumtuesit në Google, në bashkëpunim me specialistë të Cybersafety, njoftuan se kanë identifikuar dy të meta serioze të sigurisë në pothuajse të gjitha procesorët që përdoren në kompjutera, telefona celular, në tableta dhe pajisje të tjera elektronike
Meltdown dhe Specter janë dy boshllëqet që mund të shfrytëzojnë hakerat në çipet e kompanive Intel, AMD dhe ARD. Hakerët mund të fitojë qasje në pajisjet e memories dhe të dhëna të ndjeshme siç janë pasëord-et (fjalëkalimet).
Qytetet misterioze të Kinës (Foto)
Në Kinë ka me qindra qytete që kanë pothuajse çdo gjë të nevojshme për një jetesë moderne: ndërtesa të larta, pallate banimi, gradaçela, madje dhe godina të artit publik. Të gjitha përveç asaj më të rëndësishmes: njerëzve
Këto qytete misterioze - dhe pothuajse bosh - janë pjesë e planit të Kinës për të zhvendosir deri në 300 milion njerëz që jetojnë në zonat rurale në qendrat urbane. Zona Kangbashi e Ordos janë tashmë të përgatitura dhe të gatshme për të akomoduar njerëz.
"Princat e përrallave nxisin dhunën seksuale"
As princat e zanave nuk kanë shpëtuar nga akuzat për ngacmim seksual. Ata mund të jenë në mendjen tonë si heronj simpatikë të përrallave, por Kazue Muta, një profesore në Universitetin e Osakas, ka një pikëpamje të kundërt. Ajo thotë se princat që njohim nga përrallat e Borëbardhës dhe Bukuroshes së Fjetur nuk promovojnë një romancë mes dy njerëzve, por "akte seksuale të detyruara ndaj një personi të pavetëdijshëm".
Huliganët kroatë të gjakosur pas ndeshjes Partizani-Cervenazvesda
Një video e re e episodeve në Beograd midis tifozëve të Partizanit dhe huliganëve nga Kroacia qarkulloi në rrjetet sociale dhe agjencitë e lajmeve. Video tregon huliganë kroatë të zhveshur dhe të përgjakur që morën pjesë në episodet e dhunës gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Cervenazvesdës në 14 dhjetor. Sipas një gazete lokale, video qarkulloi pas arrestimit të huliganëve ditën e episodeve.
Presidenti Ilir Meta, ish-presidenti Sali Berisha dhe kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu themelojnë fondacionin për mbrojtjen e shqiponjës, specie në zhdukje. Kryeministri Edi Rama dizenjon logon
Themeluesit i kanë bërë ftesë edhe Lulzim Bashës, por kreu demokrat ka refuzuar pasi është qejfli macesh.
Trump në konflikt edhe me Bannon: Ka ikur nga mendja
Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon tha se takimi i djalit të Donald Trump me një avokat të qeverisë ruse në qershor të vitit 2016 ishte "jopatriotik", duke iu referuar përmbledhjes që Guardian i ka bërë librit të ardhshëm të Michael Wolff mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Trump.
Dënime me burg për Albin Kurtin dhe deputetët e gazit lotsjellës
Katër përfaqësues të Vetëvendosjes janë dënuar me burg për veprime të kryera në sallën e Kuvendit të Kosovës. Mediat vendase njoftojnë se Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallurt fajtorë dhe ka dënuar Albin Kurtin, me 1 vit e 6 muaj burg, Donika Kadaj Bujupi, 1 vit e 6 muaj, Albulena Haxhiu me 1 vit e 3 muaj dhe Faton Topalli me 1 vit e 3 muaj burg.
Binjak në Ballkan
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke citohet se ka deklaruar që “… Ligji i luftës duhet hequr, pasi është i pakuptimtë…” Një deklaratë kjo e paparë dhe që duhet përshëndetur për një pushtetar grek. I cilësuar budallallëk nga vetë pala greke, ligji atavik i luftës po “bezdis” me sa duket edhe ata vetë ndonse si ligj “shejtan-budalla” mori peng me dekada pronat e shqiptarëve në Greqi.
Artikulli/Kina pushton ushtarakisht Tajvanin në vitin 2020
Gazeta “South China Morning Post”, me bazë në Hong Kong, publikon sot shkrimin e një analisti kinez që flet për mundësinë e pushtimit të Tajvanit nga Kina në vitin 2020.
Gazeta i referohet fjalimit të presidentit kinez, Xi Jinping, mbajtur në kongresin e 19-të ku foli për “ribashkimin si një strategji themelore të një ere të re të Kinës”.
“Sipas raportit kjo erë e re i referohet periudhës nga tani deri në mesin e këtij shekulli. Deri në vitin 2050, Kina duhet të ketë arritur rilindjen e kombit kinez dhe të jetë bërë një fuqi socialiste moderne”, shkruan gazeta.
Në rrugë për prostituim, 30 minuta pasi lindi fëmijë
30 minuta pas lindjes së fëmijës sërish në rrugë për të prostituuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin anglez, Hull, dhe njoftohet nga Daily Mail.
“Një femër lindi një fëmijë dhe pas 30 minutash pas kishte lindur u kthye në rrugë. Kjo është sat ë dëshpëruara janë disa femra”, citohet Jacqui Fairbanks, një punonjës policie i zonës. Rasti është trajtuar edhe nga disa media të tjera, ndërkohë që i njëjti punonjës policie thotë se femrat që prostituojnë janë në një gjendje të tillë që nuk pranojnë asnjë këshillë, apo asnjë mënyrë daljejej nga qarku ku kanë hyrë.