Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.
“Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.
"Një budalla i armatosur me armë bërthamore"
Revista gjermane “Spiegel” ka dalë me një kopertinë të fortë stigmatizuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, duke ironizuar reagimin e Trump ndaj librit me të njëjtin titiull të gazetarit Michael Wolff. Revista e sqaron në faqen online arsyen e kopertinës, përmes një shënim të zv.kreredaktores, Susanne Beyer, sipas së cilës kopertina dhe shkrimi ecin më tej në kontekstin e ekspozimit të presidentit pas publikimit të librit.
Oferta e Lu për Tahirin dhe eksperienca me ekspertë amerikanë
Hetimi për Sajmir Tahirin nuk është një proces që po ngjall besim dhe ashtu si shumë çështje të tjera ka marrë vëmendjen e ambasadës amerikane, e cila kërkon të përfshihet direkt në hetime. Interesin amerikan e ka shprehur ambasadori Donald Lu, pas një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Analiza e qumështit, ish-ministri Panariti vë në dyshim raportin
Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka zbardhur të tjera të vërteta që fshihen pas një raporti për sigurinë ushqimore në vend, të publikuar së fundmi nga Albanian Food Industri. Në një prononcim për "Tema Tv" ai deklaron se analiza për aflatoksinën u krye në një laborator të paakredituar. Sipas tij, në prapavijë qëndron lobi privat, i cili kërkon të marrë me koncesion sistemin e sigurisë ushqimore.
Antisemitizmi, debat për vizitat e nxënësve në kampet e përqëndrimit
Disa besojnë se ata që jetojnë në Gjermani duhet të kenë vizituar të paktën një herë në jetë një kamp përqendrimi. Të tjerë konsiderojnë se një masë e tillë nuk i shërben qëllimit që synohet.
Kosovë/Sërish nismë ligjore për krijimin e ushtrisë
Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton sot se në muajin prill do të depozitohet projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të rregullt.
Gazeta referon burime nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës, sipas të cilave procesi gjithsesi pritet të jetë i ndërlikuar. Për transformimin e FSK-së në ushtri janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese që duhen miratuar me 2/3-t e votave nga grupet parlamentare të partive joshqiptare në Kuvend.
Për një histori që duhet pajisur me emrat e protagonistëve
Mënyra si nderojmë të huajt, sidomos mënyra zyrtare, flet më mirë se çdo gjë tjetër për mikpritjen dhe mirënjohjen tonë. Virtyte të cilat shpesh ia poshtëshënojmë lavdisë sonë të imagjinuar, por që në fakt nuk duket se u përmbahemi edhe aq shumë.
Shkas për të sjellë në vëmendje këtë temë ishte një intervistë e inxhinierit të njohur, Emin Musliu në emisionin “Dosja E” në Tv Scan, i cili flet për historikun e hidrocentraleve në Shqipëri.
Pasi flet për HEC-in e parë që është ai i Selitës, Musliu ndër të tjera thotë:
Ofertë: Limuzina e Hitlerit
Në shtetin amerikan të Arizonës ofrohet në ankand limuzina e Hitlerit, e prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 - 1939. Fakti që automjeti që Hitleri përdorte në parada ofrohet tani për shitje në gjendje shumë të mirë, konsiderohet vërtet si një sensancion - dhe për këtë shitje në ankand po diskutohet po aq shumë sa edhe për gjërat e tjera që lidhen me diktatorin gjerman.
Brexit/BE-ja mendon për rritje të taksës për plastikën dhe ulje të prodhimit
Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit. Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.
Ndahet nga jeta Rexhep Çeliku
Rexhep Çeliku, valltari i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotshëm. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk ka mundur ta kapërcejë. Vetëm 63 vjeç, Çeliku që shkëlqur në koreografinë e valles popullore shqiptare, u nderua katër ditë më parë nga Presidenti i Republikës me titullin: “Nderi i Kombit”.
Çeliku u lind më 19 korrik të vitit 1954 në Tiranë dhe që nga viti 1976 është pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ai ka marrë pjesë në 8 mijë shfaqje dhe ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.