Karteli i sigurimeve, çmim të rakorduar edhe për kartonin jeshil

Postuar në 14 Janar, 2018 13:33

Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar.

Mbytja e çisternës iraniane Sanchi

Postuar në 14 Janar, 2018 13:23

Çisterna u mbyt pasi u përplas me anijen nga Hong Kongu, CF Crystal, 160 milje në lindje të Yangtze në bregun kinez. Ekuipazhi prej 32 personash ka humbur jetën pas mbytjes së plotë dhe flakëve që mendohet se mund të shoqërohet edhe me pasoja të mëdha mjedisore. 

Ulje e gabuar në Trabzon të Turqisë

Postuar në 14 Janar, 2018 12:29

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, arrestohet një tjetër i dyshuar

Postuar në 14 Janar, 2018 11:55

Në Turqi është arrestuar disa ditë më parë një tjetër person si i dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov. Mediat turke raportojnë se personi është punonjës i Autoritetit për Komunikacionet dhe Teknologjitë dhe emri i tij  nuk bëhet publik. 
Për vrasjen e Karlov, ndodhur live në media më 19 dhjetor 2016, u arrestua vrasësi Mevlut Mert Altıntaş, polic 22 vjeçar. 
Po kështu për këtë ngjarje janë arrestuar më herët edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një drejtues televizioni. 

Video/Grekë dhe shqiptarë së bashku në teqenë e Sulltan Durbalit në Thesali

Postuar në 13 Janar, 2018 23:05

Teqeja e Sulltan Durbalit ndohet në Thesali të Greqisë dhe bashkon më 1 maj besimtarë shqiptarë të sektit bektashi , por edhe grekët orthodhoksë . Videoja në fjalë është realizuar nga Manoël Pénicaud dhe u shfaq në Muzeun e  Fotografisë në Selanik, në datat 23 shtator- 31 dhjetor 2017. Teqeja është një vend ku janë vendosur edhe ikona të besimit orthodhoks, në një shembull tjetër tolerance që na vjen nga bektashizma aq e përhapur edhe në Shqipëri. “Zoti është kudo”, shprehet një besimtare.

Çeki, presidenti Miloš Zeman udhëheq në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Postuar në 13 Janar, 2018 21:50

Turqia hedh poshtë ofertën e BE-së për partneritet të privilegjuar

Postuar në 13 Janar, 2018 19:46

Bashkimi Europian duket se ja doli me sukses të krijojë një problem të qëndrueshëm mosbesimi me Turqinë e Erdoganit. Pas përplasjeve të dy viteve të fundit për çështjen e emigrantëve dhe përfshirjen në perocesin zgjedhor në Turqi, ka ardhur propozimi gjerman sipas të cilit Turqia të mos pranohet si anëtare e bllokut, por të konsiderohet partner i privilegjuar.

Ankaraja zyrtare nuk e ka pritur mirë këtë propozim që u ritheksua së fundmi edhe nga presidenti francez Emanuel Macron.

Ndikimi i Turqisë në çështjen e emrit të Maqedonisë

Postuar në 13 Janar, 2018 14:38

Mes labirintit të analizave dhe parashikimeve për zgjidhjen ose jo të emrit të Maqesonisë, një nga çështjet që nuk është diskutuar është roli i Turqisë në këtë çështje.

Kështu shkruan gazetari, Kristos Lutradis, bashkëpunëtor i gazetës Hyrriet Daily News teksa nënvizon se Ankaraja nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve në mes të Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Reforma e Akademisë së Shkencave, krijohet Këshilli i Shkencave në Kryeministri

Postuar në 13 Janar, 2018 13:28

Në mars të 2018-ës përfundon procesi i reformimit të Akademisë së Shkencave. Kjo bëhet e ditur nga akademiku Apollon Baçe, kryetar i grupit të reformimit, i cili ka sqaruar përmes një interviste për Tema Tv disa hollësi. Sipas draftit mbi të cilin po punohet

Akademia e Shkencave do të ketë lidhje me një institucion që mund të emërtohet Këshilli i Shkencave dhe që do të ngrihet në Kryeministri

Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"

Postuar në 13 Janar, 2018 13:17

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.

Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS