"Negociatave për detin po u bëhet opozitë kafeneje"
Për negociatat mbi kufirin detar ka një lloj akuze se mungon transparenca, ndonëse palët kanë folur për parimet mbi të cilat po diskutohet, që është ai i barazlargësisë dhe barazisë së interesave, çka deri më tani duket se lë të dyja palët të kënaqura.
Ka një merak nga skeptikët se populli nuk është përfshirë në negociata. Nga njëra anë presidenti shqiptar kërkon harta dhe piketa, ndërsa opozita greke kërkon sqarime teknike. Paralele që ngrihet më shumë mbi parashtrime populiste sesa shqetësime të bazuara në argumenta.
Kioska për certifikata? Gjendja Civile pranon se radhët në sportele kanë rënë
Pranë zyrave të njësive bashkiake, janë instaluar këto ditë makinetat që do të shërbejnë për lëshimin e dokumenteve në një formë më shpejtë dhe pa praninë e punonjësve të autorizuar. Shërbimi E-kiosk është i treti në radhën e shërbimeve, pas atij klasik që ofrohet në sportele dhe portalit e-albania që ofron sot 1277 shërbime pa pagesë. Të planifikuara për t’u vënë në zbatim nga muaji janar, 10 kioskat dixhitale do të vihen në përdorim gjatë ditëve në vijim, dhe për bashkinë e Tiranës një vonesë e tillë ka ardhur për arsye teknike.
Estradë me demarkacionin në Kosovë
Kuvendi i Kosoves dështoi edhe këtë të premte per te votuar marreveshjen e Demarkacionit per percaktimin e kufijve me Malin e Zi. Ndonëse u trumbetua me të madhe firmosja e marrëveshjes nga presidenti Thaçi e kryeministri Markoviç qeveria e Kosovës duket se nuk i ka ende 2/3 e votave per ta votuar kete marreveshje, per shkak se Vetevendosja dhe Lista Serbe kane deklaruar voten e tyre kunder. Me dështimin e radhës Kosova po ekspozohet keq edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që sheh të njëjtën shfaqje.
Parlamenti holandez njeh genocidin armen
Parlamenti holandez ka votuar për ta njohur si genocid masakrën e vitit 1915 të Perandorisë Osmane mbi 1.5 milionë armenë. Ky votim është pasuar me një “përplasje” diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj.
Mocioni gjeti mbështetjen e të gjitha partive të mëdha. Ai vjen pak ditë pasi qeveria turke foli për ndryshim të marrëdhënieve me Holandën. Ndërsa ministri i Jashtëm turk tha se mocioni i miratuar nuk do të njihet si i ligjshëm.
Zhytësit takohen me nëndetësen në ujërat e Cozumel në Meksikë
Kalorësi i betonit dhe i të varfërve
Dje në mbrëmje, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dha një dëshmi të raportit psikologjik të rënduar që ai ka vendosur me median dhe në përgjithësi me ata që ngrenë zërin për çështje që janë përgjegjësi e institucionit që ai drejton. Në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar të fliste për kullat, z. Veliaj tentoi ta transferonte diskutimin në një tonalitet luftarak, ku ai, si “fytyra e kalorësit të vrerosur” është kundër të gjithëve, sidomos mediave, për zhvillimin e Tiranës, të cilin jo të gjithë e kuptojnë.
Veliaj zyrtarizon “pazarin”, Teatër dhe Kullë
Erion Veliaj zyrtarizoi atë që përflitej prej kohësh se shembja e Teatrit Kombëtar lidhet me ndërtimin e një godine shumëkatëshe ngjitur me ndërtesën e teatrit. Pa u bazuar në të dhëna apo studime zyrtare, kryetari i bashkisë solli si argument për shembjen e godinës ekzistuese amortizimin e saj dhe efektet e azbestit në shëndetin e artistëve. “Kaplloqja ma thotë se një ndërtesë me lagështirë është e dëmshme për shëndetin”- theksoi Veliaj.
Shqipëria dhe Maqedonia pranë hapjes së negociatave
Gazeta gjermane “Die Welt” i kërkoi Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn një vlerësim se kur Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin ftesën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pavarësisht skepticizmit, Brukseli duket se do të japë dritën jeshile në verë, të paktën sipas projeksioneve të zyrtarit të lartë europian.
Bakojanis mbron marrëveshjen me Bashën
Çështja e marrëveshjes detare mes Shqipërisë e Greqisë po kthehet në një telenovelë që duket se po shqetëson në veçanti protagonistët e marrëveshjes së viti 2009. Pas ish-ministrit të Shtetit, Stefanos Manos, edhe ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis që firmosi me Lulzim Bashën në vitin 2009 Tiranë Paktin Detar ka hedhur dyshime mbi negociatat që janë kryer nga Bushati e Kotzias.
Gjendet vula e profetit Isaia?
Biblical Archaeology Society njofton se në Jeruzalem mund të jetë gjetur vula e profetit Isaia. Isaia jetoi në shekullin e 8 p.e.s dhe Bibla ka një libër të shkruar për të në Testamentin e Vjetër.
Shkrimi është identifikuar në një material qeramike të dëmtuar me mbishkrime hebraike ku mendohet se shkruhej: “I përket Isaias, profetit”.