Hyn në fuqi rregullorja e BE për privatësinë

Postuar në 24 Maj, 2018 21:56

Nga 25 maji do të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bashkimit Europian për mbrojtjen e privatësisë. Ajo imponon kushte të rrepta në përpunimin e të dhënave personale dhe respektimin e  gjithë qytetarëve të BE-së.

Ndryshimi u bë me me arsyetimin se të dhënat personale konsiderohen si një pasuri e vlefshme dhe rregullat që i mbrojnë duhet të jenë më të rrepta. Rregullorja e re zëvendëson kështu  Direktivën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave 1995, e cila u vu në zbatim para se “icloud” të prezantonin mënyra të reja të menaxhimit të të dhënave personale.

Bllokohet sasi e madhe mishi me salmonelë

Postuar në 24 Maj, 2018 19:00

Bllokohen sasi të mëdha mishi importi që kishin si destinacion tregun shqiptar. Bëhet fjalë për dy ngarkesa me 53.1 ton mish, i cili  rezultonte i kontaminuar me salmonelë . Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se mishi i bllokuar është ishte me origjine nga Brazili.

Diplomacia kapriçoze e Trump. Letër Kim Jong-un: I lutem Zotit të mos përdorim armët bërthamore

Postuar në 24 Maj, 2018 18:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit të shumpëritur me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një letër të Trump drejtuar Jong-un përmes së cilës konsideron se koha e takimit të planifikuar për 12 qershor është e papërshtatshme.

Fakte tronditëse të torturave britanike në Qipro

Postuar në 24 Maj, 2018 17:24

Përshkrime të hollësishme të torturave që  ushtarët britanikë kanë kryer ndaj guerrilëve qipriotë të organizatës nacionaliste  EOKA në vitet 1955-1959 kanë dalë në dritë. Gazeta “Metro” e Londrës  përmend praktikat e pretenduara të torturës, që tashmë posedohen nga gjykatat britanike.

Eli Cohen, agjenti izraelit që u përfol për president të Sirisë

Postuar në 24 Maj, 2018 14:58

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” publikonte dje një shkrim relativisht të gjatë për Eli Cohen, ish-agjenti izraelit, që u ekzekutua nga autoritetet siriane për shkak të aktivitetit të tij të spiunazhit.

Opozitë që legjitimon pushtetin

Postuar në 24 Maj, 2018 12:31

Opozita parlamentare shqiptare po i referohet përherë e më shumë skenarit maqedonas që çoi në rrëzimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Audiopërgjime të cilat nuk dihet nga vijnë dhe që stisin apo publikojnë skandale prej nga ku mandej provokohet reagimi popullor, ja një skemë që e ngjeth regjimin opozitar të Shqipërisë.

Ndahet nga jeta akademiku i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Postuar në 24 Maj, 2018 11:00

Akademiku i njohur, autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta. 
Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.
Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës

Video/Opozita bllokon sërish punimet e Kuvendit: Të largohet ministri i Brendshëm!

Postuar në 24 Maj, 2018 10:51

Propaganda poshtëruese e Erion Veliajt për ministrat e qeverisë

Postuar në 23 Maj, 2018 18:48

Mediat kombëtare raportuan lajmin se kryebashkiaku i Tiranës i është bashkuar fushatës së lobimit të qeverisë për hapjen e negociatave. http://tvklan.al/kryebashkiaku-veliaj-nis-lobimin-ne-holande-per-negociatat-e-shqiperise/

Xhaçka propozon ardhjen e Mossad në Shqipëri

Postuar në 23 Maj, 2018 17:09

Pas kërkesës drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur baza ushtarake në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i propozoi një “ftesë për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit për Qendrën për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë”. Ndonëse nuk specifikohen agjencitë dhe mënyra e bashkëpunimit, ngritja në Shqipëri e "Qendrës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë” nuk përjashton mundësinë që agjentë të Mossad të asistojnë shërbimet shqiptare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS