Franca, kontroll ISP-ve për urrejtjen në internet

Postuar në 19 Mars, 2018 22:59

Qeveria franceze paraqiti të hënën një plan të ri kundër racizmit dhe antisemitizmit, duke aspiruar të kryejë një luftë efektive kundër "urrejtjes” në internetit, duke detyruar ofruesit e internetit që të "marrin përgjegjësitë e tyre".

Lëshon autorizimin

Postuar në 19 Mars, 2018 19:52

Pas një bllokimi disa javor dhe dy refuzimeve te njepasnjeshme, Presidenti Meta i dha autorizimin Ministrit te Jashtem, Bushati qe të leshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë duke kërkuar që të respektohet kushtetuta. Nuk është se rezistenca e Metës krijoi ndonjë iluzion se ai nuk do të hapte dritën jeshile për nisjen e negociatave, thjesht Presidenti u mundua t’i japë rëndësi vetes duke na u shpalosur si garant i Kushtetutës, përderisa ia lejonte procedura.

"Rishfaqet" Molosi i zhdukur i Mesopotamisë (Video)

Postuar në 19 Mars, 2018 17:33

Quhet Eufrat, është një qen tetë muajsh por që nuk ngjan aspak me një kone. Eufrati është gati dy metra, peshon rreth 80 kilogramë dhe ha tetë vakte në ditë! Eufrat është një produkt i një procesi të njohur me termin "të ushqyerit gjenetike" dhe krijuesit e tij u munduan në këtë mënyrë të risjellin në jetë një lloj qeni të madh të quajtur Molosso i Mesopotamit, i zhdukur para rreth shtatë mijë vjetësh.

Edhe pse ekzistojnë vetëm disa fosile dhe asgjë tjetër, ekspertët vlerësojnë se kjo specie e zhdukur përdorej në betejat në rajonin e Mesopotamisë.

"Kullat" po "hanë" edhe plazhin e Shëngjinit

Postuar në 19 Mars, 2018 17:01

Ndërtimet vertikale në Shëngjin rrezikojnë ekzistencën e plazhit me pisha në jug të tij. Erozioni në këtë plazh vijon të marrë me vete me dhjetëra pemë. Sipas ambientalistit Sazan Guri, erozioni në këtë zonë është shkaktuar nga gabimet njerëzore.

TemaTv

Arkitektët: Dakord për një Teatër të ri, por jo të prishet teatri ekzistues

Postuar në 19 Mars, 2018 16:55

Nuk janë vetëm një pjesë e artistëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe arkitektët. Shoqata e Arkitektëve shprehet përmes një deklarate se Tiranës i duhet një godinë e re teatri, por se godina ekzistuese duhet restauruar dhe ruajtur, sepse është pjesë e memories së qytetit.

Facebook nuk është më një lojë...*

Postuar në 19 Mars, 2018 14:10

Zbulimi se Cambridge Analytica shfytëzoi të dhënat e 50 milionë profileve në Facebook për të shënjestruar votuesit amerikanë është i frikshëm. Por Cambridge Analytica nuk mund të përdoret si diversion për të neglizhuar të keqin e vërtetë në këtë histori” Facebook.

Është shumë e habitshme sesi Mark Zuckerberg ftohet të japë leksione në Harvard pa asnjë lloj skepticizmi, ndërkohë që kompania e tijrregullon fluksin e informacionit për miliona qenie njerëzore dhe monitoron ndërveprimet mes tyre.

Themelohet në Maqedoni partia bullgare VMRO-BND

Postuar në 19 Mars, 2018 13:09

Fundjavën që kaloi u themelua zyrtarisht në Shkup dhe një parti bullgare. VMRO-BND është një degë e VMRNO-DPMNE-së, kryetar i së cilës ishte deri dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. 

Seancën e fundit në Parlamentin maqedonas ai i hodhi një gotë me ujë kryetarit shqiptar të parlamentit Talat Xhaferi, para votimit për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e Maqedonisë.

Lopçarë & gopçarë

Postuar në 19 Mars, 2018 13:01

Me siguri që lexueset e lexuesit e mi të shumëllojshëm (disa syresh më vlerësojnë, të tjerë jo edhe aq, të tjerë ende fare pak ose aspak, kjo është e drejta e tyre e pamohueshme) e dinë që të jesh lopçar, është një zanat si plot të tjerë në fushën e blegtorisë: lopçari, pra, siç na sqaron “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), është thjesht një bari lopësh, por që, kur punon me ndërgjegje, meriton gjithë respektin tonë jo vetëm sa herë pimë qumësht, hirrë apo dhallë, sa herë hamë djathë, gjizë apo gjalpë, por edhe kur kujtohemi që puna e tij nuk është aq e lehtë sa mund të duket në vësht

Ministria e Kulturës nxjerr jashtë loje Shoqatën e Botuesve në Panairin e Librit në Lajpcig

Postuar në 19 Mars, 2018 12:31

Deutsche Welle ka raportuar për stendën e librit të Shqipërisë në Panairin e Librit në Lajpcig. Ndryshimi i vënë re kësaj radhe është se stenda dhe programi janë organizuar nga Ministria e Kulturës, madje vetë ministrja Mirela Kumbaro, ka qenë aty e pranishme. Bashkë me të edhe shkrimtarët e vlerësuar me çmime, si Thanas Medi, Gazmend Kapllani, Manjola Nasi.

Fotot emblematike të Marilyn Mnonroe me thesin e patateve

Postuar në 19 Mars, 2018 12:29

Ajo është shfaqur në fotografi të panumërta, e kemi parë në foto emblematike dhe në sajë të fotozhenizmit të saj të pabesueshëm, miti dhe bukuri e saj janë ruajtur ende.
Në vitin 1951, sigurisht, një nga fotografitë më të diskutueshme të saj ishte kur ajo veshi një thes patate si një fustan.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS