Protesta e ka arritur fitoren e parë
Protesta kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka arritur një sukses të vetin, sidoqoftë modest. Ajo e ka kushtëzuar vendimmarrjen politike dhe institucionale me nevojën e delegjitimimit të saj, apo shpërbërjes. Tregues i nevojës që ka sot pushteti për të thyer protestën si kusht për një kalim të butë të vendimit – edhe kështu shumë të dyshimtë në planin ligjor dhe kushtetues – është ngritja e përdishme e korit të artistëve që janë pro një godine të re për teatrin. Sigurisht, alibitë dhe justifikimet për këto zëra kundër janë legjitime.
Qeveria greke i mbijeton mocionit
Parlamenti grek hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita konservatore ndaj qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras. 153 vota votuan kundër, ndërsa 128 ishin pro. Votimi u parapri nga një debat i ashpër mes kryeministrit Aleksis Csipras dhe liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis. Krerët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Foreign Policy: Cipras meriton Nobel për Paqen
Arritja e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë sipas revistës Foreign Policy meriton çmimin “Nobel” për Paqen. “Dy liderët që meritojnë Çmimin Nobel për Paqen nuk u takuan këtë javë në Singapor. Ata do të takohen të dielën në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë”-shkruan revista. Më tej thuhet se kryeministrat Alexis Cipras dhe Zoran Zaev do të nënshkruajnë arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e konfliktit afatgjatë mbi emrin e Maqedonisë. Vendi ballkanik sipas marrëveshjes do të njihet me emrin "Republika e Maqedonisë Veriore"
Veliaj: Kullat, një mundësi fantastike për Teatrin
Erjon Veliaj është besnik i modelit të vet, nuk e tradhëton skenarin mbi të cilin ka ngritur gjithë profilin si pioneri i ndryshimit, njeri i mirë, i qetë, i përulur, babaxhan, pa rrena, punëtor, shërbëtor i popullit, dhe mbi të gjitha i suksesshëm.
Gazeta austriake “Presse”: Vjena po negocion me Tiranën për kampet e emigrantëve
Gazeta austriake “Presse” shkruan se Vjena zyrtare është në negociata me Tiranën, Beogradin, Prishtinën dhe Shkupin për ndërtimin e një kampi për refugjatët të cilëve u refuzohet qëndrimi në Austri.
Sipas gazetës në fjalë, këta persona duhen “parkuar përkohësisht” në disa vende që janë më pak tërheqëse për emigrantët suke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor po kërkojnë para në këmbim të hapjes së kampeve në fjalë.
Austriakët po ashtu duan që të ndryshojë edhe misioni i Frontex, ndaj të cilit mendojnë se duhet kërkuar kthimi në Afrikë i personave që shpëtohen në det.
Sfidanti i Erdogan premton një Turqi ndryshe
Kandidati i partisë kryesore të opozitës në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, Muharrem Ince deklaroi se do të jetë e kundërta e Erdogan.
"Për 16 vjet, kemi një udhëheqës si Erdogan që ka polarizuar shoqërinë dhe ndarjet brenda saj. Unë, do të jem pikërisht e kundërta. Unë do të jetë një president i cili bashkon shoqërinë dhe popullin”- ka thënë Ince kur kanë mbetur më pak se 10 ditë para zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Vaksinë kundër stresit
Një vaksinë "e mirë" mund të jetë zgjidhja për dëmet e shkaktuara nga stresi në tru! Këtë bësojnë hulumtuesit e Universitetit të Kolorados, pas botimit të një studimi në revistën “Brain, Behavior and Immunity”.
Courtney Hadwin, 13-vjçarja që shtangu SHBA-në
Është një nga ato raste që të lënë gojëhapur. Bëhet fjalë për 13 vjeçaren, Courtney Hadwin e cila shkaktoi tërmet pasi u ngjit në skenën e America’s Got Talent. Ndrojtja e saj nuk premtonte shumë, por ajo që ndodhi më pas i shokoi të gjithë. Madje disa nuk nguruan ta krahasojnë me Janis Joplin kur panë performancën e saj.
Kina surprizon tregjet e naftës, tarifa për importet nga SHBA
Pekini kapi në befasi tregjet ndërkombëtar të naftës, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave për produketet eneregjetike bruto që importon nga SHBA si nafta, gazin natyror, edhe pse Kina renditet e para në listën e vendeve importuese të naftës amerikane. Për analistët një vendim i tillë do të jetë me pasoja për tregjet ndërkombëtare.
