Fundi i të drejtave si kurs për "shpëtimin" e Europës*
A mundet kancelarja Angela Merkel pas samitit të migracionit t'i prezantojë partnerit të saj të koalicionit Horst Seehofer një zgjidhje, se do mund të kthehen në Itali refugjatët, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil? Jo. Nëse ajo do të arrijë diçka në këtë front, i duhet të gjejë zgjidhje bilaterale. Duke u nisur nga qendrimi i vetedijshëm i qeverisë së re italiane në Romë kancelares vetëm mund t'i urojmë fat.
Makron: Shqipëria një model që trazon Europën
Rezistenca e Francës kundrejt presionit të Gjermanisë, Greqisë dhe disa vendeve për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë është një bindje e presidentit Makron se BE nuk mund të ecë me zgjerimin para se të zgjidhë çështje kruciale si ajo e krizës së emigrantëve.
Në prill presidenti francez i tha Parlamentit Evropian se reformat e brendshme janë në plan të parë.
Interneti na ka bërë të gjithëve potencialisht autorë*
Në një intervistë të thukët për spanjollen “El Pais”, filozofi dhe mendimtari i njohur gjerman, Jürgen Habermas flet për situatën e tanishme në Europë, për kulturat “e shkartisura” në të dhe prirjen drejt një të ardhmeje që bëhet e palexueshme. Zënë vend në të edhe tema shumë të rëndësishme të kohës sonë, si interneti dhe ndikimi i tij, rënia e mediave tradicionale, degradimi i sferës publike, e bashkë me të edhe e intelektualit të angazhuar.
Vagon i Maqedonisë
Shqipëria mund të përfitojë hapjen e negociatave për një konjukturë që nuk lidhet drejtëpërdrejtë me përmbushjen e kritereve nga ana e saj, por nga marrëveshja e Greqisë me Maqedonië.
Presioni i Athinës mbi vendet anëtare është rritur pas paktit me Shkupin dhe një "jo" për hapjen e negociatave të Maqedonisë do vinte në diskutim kredibilitetin e Europës përballë një hapi të madh politik për stabilitetin e rajonit.
Bjarke, ti je vrasës me pagesë!
Emrin tuaj unë e dëgjova për herë të parë më 23 nëntor 2017. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, tha në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, se ju ishit ofruar për të projektuar Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë, madje i kishit paraqitur atij (në mënyrë ende të paqartë për opinionin publik shqiptar) projekt-idenë tuaj “fantastike”. Përralla dukej tepër e bukur për të qenë e vërtetë: Ju, starkitekti (arkitekti yll), projektuesi i një prej kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ishit vetofruar për t’i bërë këtë nder Shqipërisë dhe Tiranës.
Foto/Përmbytet edhe Biblioteka Kombëtare
Për të dytën here brenda 15 muajve Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës. Ajo do të qëndrojë e mbyllur deri në fund të Qershorit në përpjekje për të rikuperuar gjithë materialet e dëmtuara dhe përllogaritjen e dëmit të shkaktuar nga vërshimi ujit në katet e nëndheshme të saj.
Të dhënat flasin për 12 mijë njësi me libra revista dhe gazeta të lagura nga uji. Në hapësirën depozituese të koleksioneve bibliotekare e prekur nga përmbytja ishin kryesisht tekste shkollore dhe botime të 15 viteve të fundit.
Basha: Taulant Balla, garancia për eurot e Toyotës (Video)
Lulzim Basha, i cili ishte i pari që paralajmëroi ardhjen në Shqipëri të një makine Toyote dhe një shume të madhe eurosh, tha se deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte garancia për futjen kontrabandë të këtyre parave.
Rindërtohet busti tredimensional i Çezarit
Një rindërtim tre-dimensional i bustit të Jul Çezarit zbulon për herë të parë se si ishte saktësisht pamja e këtij strategu i madh, i cili la gjurmën e tij në historinë e Perandorisë Romake. Elementi dominues i bustit është padyshim forma e çuditshme e kafkës së Cezarit. Prezantimi u bë të premten në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në qytetin holandez të Leiden, bashkë me publikimin e një biografie të re të Cezarit, kuruar nga arkeologu Tom Buijtendorp .
Jo më diskutime me Veliajn
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka deklaruar sot se për çështjen e godinës së institucionit në fjalë nuk mund të diskutojë më me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një deklarate për shtyp, Aleanca, vlerëson se palë në diskutim mund të jetë vetëm nismëtari i ligjit në fjalë dhe jo z. Veliaj.
"Skualifikohet që në Grup" për kampet e refugjatëve që kërkoi vetë
Kryeministri Edi Rama po përpiqet të marrë një fitore të vockël nga zgjidhja jo-shqiptare për krizën e refugjatëve në Europë. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri ka orfuar leximin e vet për diskutimet në samitin e fundit të BE-së duke cilësuar se lajmet për kampe refugjatësh janë të rreme dhe të fabrikuara nga ata që ai i quan esadistët e rinj të Shqipërisë.
Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri!
