Misteret që rrëfen mizanskena e një fotografie të paralajmëruar
Teatri Kombëtar i Shqipërisë është në Tiranë. 7436 km vijë ajrore nga vendi ku unë banoj. Nuk ka qenë kurrë më afër se këto kohë…Ose më saktë MË I AFËRT. Për herë të parë kam qenë në oborr të tij në pranverën e vitit 1988 kur vendosa të përgatitesha për konkursin e regjisë në Institutin e Lartë të Arteve të atëhershëm. Madhështor. I rëndë. Magjik. Mistik. Indiferent. Shpërfillës. Por gjithësesi shumë i bukur. Të gjitha këto i justifikonte. Atëherë. Dhe tani. Shfaqja e parë që kam parë ka qene “ZBUTJA E KRYENEÇES”.
Provokimet që provojnë nervozizmin e pushtetit (Video)
Restistenca e një pjese të aktorëve dhe regjisorëve që janë të grupuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, të cilët vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të Kullave nga kompania “Fusha shpk” nuk po përtypet mirë nga qeveria pavarësisht përpjekjeve për të shitur një kompromis mes artistëve dhe Erion Veliajt.
Punë ka, por ‘ska profesionistë! (Video)
Ritmet e ulëta të zhvillimit apo shifrat e papunësisë, kryeministri i ka shpjeguar gjithmonë me bindjen e tij empirike se punë ka, por s’ka profesionistë. Deri diku e vërtetë, por kjo nuk përjashton as vetë shpikësin e këtij sllogani të hyjë brenda këtij kostumi. Nën drejtimin e tij, Shqipëria ka humbur disa raunde të hapjes së negociatave. Edhe në këtë rast analizat janë të tepërta. Vetë kryeministri na tha se ka 12 muaj punë përpara pa na premtuar vezën e kuqe. Ai dhe qeveria e tij mesa duket nuk e kanë bërë punën që duhej për hapjen e negociatave.
Holanda flet hapur, zbardh kushtin për negociatat
Vendi më skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Holanda është faktori që po flet më hapur se çfarë duhet të bëjë qeveria për të përfituar dritën jeshile nga Bashkimi Europian. Nuk lidhet as me esadistë dhe as me dallgë siç përpiqet ta justifikojë kryeministri, por me detyra të qarta që duhen përmbushur. Ndëshkim zyrtarëve të nivelit të lartë dhe një reformë në drejtësi jo për sy e faqe.
Kryendarësiaku dhe brumbujt e Teatrit*
Sa poshtë kanë rënë elitat! Kështu u shpreh Kryendarësiaku, në mosdëgjesën e fundit, duke akuzuar artistët se merrnin urdhra nga opozitarët e djathtë,një gënjeshtër e radhës. Paskan nevojë ata t’u thotë Partia Demokratike “shiko, po tallin menderen këta hienat me ju dhe me popullin”, nuk e kuptuakan dot vetë!?
Një Parlament që noterizon kontratat e Erion Veliajt
Miratimi nga qeveria shqiptare i projektligjit për Teatrin Kombëtar, zyrtarisht i quajtur: “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” ka evidentuar edhe ndryshime në tekstin e draftit, krahasuar me variantin e parë.
Deputeti i Syriza-s: Shqipëria të respektojë marrëveshjen e 2009 për 12 miljet detare
Marrëveshja për detin që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbërthyer nga një turbullirë pretendimesh që vijnë si nga mungesa e transparencës së qeverisë për bisedimet që po zhvillohen, por edhe nga aktorët që janë aktivë në denoncimin e këtij pakti me argumentin se po i falet det Greqisë.
Përplasja në Mesdheun Lindor, SHBA tërhiqen nga Siria
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe të thellojnë dialogun mes dy qeverive. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA në Athinë, Geoffry Pyatt duke prezantuar një raport mbi situatën në Mesdheun Lindor.
Greqia, shtoi ai, është një shtyllë e stabilitetit rajonal dhe për ta forcuar Shtetet e Bashkuara inkurajojnë marrëdhëniet trepalëshe që Athina po zhvillon me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin.
Kiço mos qaj se do bëhet teatri i ri!
Protesta e artistëve - atyre që kanë mbetur - ka deklaruar se do të nisë nënshkrimi i një peticioni për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar, duke pranuar si opsion vetëm ruajtjen dhe restaurimin e godinës ekzistuese. Në protestë kanë munguar marrëveshëtarët me kryebashkiakun, fakt që është pranuar edhe nga artistët në protestën e sotme. Në një gjest ironik, aktori Gent Zenelaj, i është drejtuar regjizorit Kiço LOndo që e ndjek prej ditësh protestën nga dritarja e teatrit të vet, me thirrjen: Kiço, mos qaj! Se do bëjmë teatër të ri! (minuta 12:20).
Ylli në ngjitje i moderimit televiziv në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama thotë shpesh se ai do të nisë një jetë të tretë pasi të lërë politikën. Si një 18 vjeçar me 33 vjet eksperiencë, z. Rama me siguri që në kushtet e tregut të punës në Shqipërisë, të konsiderohet si i mbikualifikuar, në një nga ato përjashtimet cinike nga rregulli kur na duhet të themi: edhe një profesionist që kemi, nuk na e nxë tregu.
