Kusuret e modelit të “liderit të fortë”

Postuar në 26 Gusht, 2018 22:06

Hashim Thaçi është hedhur në ofensivë me disa drejtime. Si paqififikues, si burrë shteti, si politikan por edhe si diplomat. Por ofensiva kryesore e tij është ndaj shqiptarëve, apo atyre shqiptarëve që nuk e përkrahin tezën e tij të korrigjimit të kufijve. 

Përkundrejt shqetësimit legjitim, presidenti i Kosovës nuk preferon të japë ndonjë sqarim real për formulat e tij të paqëndrueshme logjikisht, por ka zgjedhur këmbënguljen e atij që ndjen apo bind veten se po bën histori. 

Qeverisja që solli fundin e Kosovës*

Postuar në 26 Gusht, 2018 21:11

Konfuzioni, manipulimi i opinionit dhe kapja e shtetit.

1.

Keqkuptimet me 54 vjeçarin që po blen të shkuarën e vet*

Postuar në 26 Gusht, 2018 14:52

Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë historive me Kryeministrin që shpenzon miliona për veshje, udhëtime dhe llastime të tjera luksoze.

Tirana nuk ndalet. Sot u hoqën katër viza të bardha në sheshin "Wilson"

Postuar në 26 Gusht, 2018 14:24

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka gjetur sot një punë të mbyllur si për ditë të diel. Dy kalime me vija të bardha në sheshin “Wilson” për t’i pakeuar me fotografi nga kënde të ndryshme dhe për t’i shitur si transformim. Tirana tanimë vuan obsesionet dhe ankthin e këtij njeriu, ankthin nga largimi nga vëmendja mediatike, nga rrugët që shqepen përditë për t’u rishtruar, nga trotuare të cilëve u hiqen pllakat, me hapje korsish biçikletash të panevojshme dhe me një politikë parkimi që nuk u kërkua nga kush.

Korrigjojeni atë hartë!

Postuar në 26 Gusht, 2018 14:04

Tashmë është e qartë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka një qëndrim të ndryshëm për ndarjen e Kosovës nga ai i shefit të vet politik, kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit nuk është shprehur as pro as kundër, por nëse konsiderojmë metrat komunikativë që Rama përdor prej vitesh, atëherë opinion i para disa ditëve i shërbyesit të tij, Baton Haxhiu, me titull: “Ç’ka nëse ia dalin” duhet marrë si shprehje e miratuar edhe kryeministri shqiptar. Edi Rama është në favor të pazarit e Serbinë, për lëshim territoresh, për pazarin e radhës ku ai dëshiron protagonizëm dhe lajle lulet e paqifikuesit.

Ndërron jetë senatori John McCain

Postuar në 26 Gusht, 2018 04:22

Mediat kryesore ndërkombëtare i kanë lënë vend kryesore vdekjes së senatorit të Arizonës, John McCain.

Ai ndërroi jetë sot në moshën 81 vjeçare si pasojë kancerit të tru, i diagnostikuar që në korrik të vitit 2017. Të premten u njoftua se senatori hoqi dorë nga trajtimi mjekësor dhe vetëm pak orë më pas ndërroi jetë.

Ta kuptojmë drejt politikën e jashtme: Importojmë plehëra, eksportojmë shqiptarë

Postuar në 25 Gusht, 2018 19:36

Politika shqiptare, ajo e jashtme të paktën, duhet kuptuar fare thjesht. Të paktën kjo që ndiqet nga qeveria e timonit me busull drejt Perëndimit.

Mnistri i Jashtëm: Gati të presim refugjatët eritreas të bllokuar në Itali

Postuar në 25 Gusht, 2018 18:40

Në Itali prej disa ditësh po debatohet për fatin e 190 refugjatëve nga Eritrea që janë bllokuar në anijen “Diciotti “, që i shpëtoi pak milje larg Lampeduzës. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është në provën e nervave pasi ai premtoi se në Itali nuk do të hyjnë më refugjatë dhe lëshimi i deritanishëm është se nga 190 refugjatë janë lejuar të zbresin vetëm 17, kryesisht gra që thuhet se janë të dhunuara.

Populistët pa komplekse të Italisë

Postuar në 25 Gusht, 2018 16:45

Tre vjet më parë, kur zgjedhësit polakë u dhanë nacional-populistëve të Partisë Ligj dhe Drejtësi shumicën më të madhe që nga viti 1989, Adam Michnikkomentoi: “Ndodh që një grua e bukur të humbasë mendjen dhe të shkojë në shtrat me një bastard”.

Që në rini, vetë Michnik ishte përballur me burgjet e regjimit, duke ruajtur të gjallë për shoqërinë polake shpresën për të ardhmen europiane dhe një shoqëri të hapur.

Ikja e heshtur e gulenistëve nga Shqipëria

Postuar në 25 Gusht, 2018 15:52

Gulenistët po ikin nga Shqipëria. Shteasit turq që kanë punuar për fondacionet e filantropit Fetullah Gulen nuk kanë më strehë të sigurt në vendin tonë. Kjo nuk thuhet zyrarisht, por në terren gjërat kanë ndryshuar shumë qëkurse konflikti mes presidentit turk, Erdogan, dhe ish-aleatit të tij shpërtheu dhe arriti kulmin me grushtin e shtetit të korrikut 2016.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS