Putin provon kallashnikovin e ri (Video)

Postuar në 20 Shtator, 2018 10:55

Vladimir Putin ka dhënë një tjetër shfaqje në televizionin publik, që ka transmetuar vizitën e tij në një poligon qitjeje. Jo rastësisht shefi i Krellnit ka qenë nga të parët që ka provuar kallashnikovin e ri.

Video tregon se Putin është  mirëtrajnuar me një snajper tip Kallashnikov, teksa shënjestron me kujdes tabelën në një largësi 600 metra.

Ambasadori amerikan në Beograd tërheq vallen Thaçi-Vuçiç

Postuar në 20 Shtator, 2018 10:38

Ambasadori amerikan në Beograd, Kajll Skot gjatë një konference në Beograd për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor u deklarua pro një marrëveshje dypalëshe Kosovë-Serbi, duke inkurajuar një lëvizje që ka si personazhe Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç.

“Në Beograd shohim lëvizje të reja lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën. Shpresojmë që një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme të gjendet shpejt. Presidentët Thaçi e Vuçiç kanë mbështetjen tonë të plotë”-deklaroi ambasadori amerikan në Beograd.

Thyerja me Gjermaninë që prishi festën e qeverisë

Postuar në 20 Shtator, 2018 10:27

Dikur i “përkëdhelur” me faktin që kancelarja Merkel qëndronte përkrah tij në sallën Cod të kryeministrisë, Edi Rama nuk pati të njëjtin entusiazëm të mërkurën kur në po të njëjtën sallë ishte ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass.

Kreu i KMSH-së, Bruçaj: Po t'i kishim vetë paratë, do ta kishim bërë ndryshe Xhaminë e Namazgjasë

Postuar në 20 Shtator, 2018 00:40

Christian Science Monitor i ka kushtuar së fundmi një shkrim Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Pas një hyrjeje prezantuese, që flet për investimin dhe stilin osman të saj, organizata në fjalë, e vë theksin te ndarja që ky objekt i ri ka prodhuar në Shqipëri.  Xhamia konsiderohet si një objekt i domosdoshëm për besimtarët që ndonëse janë katërfishuar kanë po aq xhami sa ç’kishin në vitin 1960.

Censusi në 2020, anketimi do të bëhet online

Postuar në 19 Shtator, 2018 18:58

Në 2020 do të zhvillohet censusi i radhës në Shqipëri, ndërkohë INSTAT ka nisur punën që tani për të hartuar pyetësorin. Në një intervistë për Televizionin Tema, përgjegjësja e Statistikave te popullsisë në INSTAT, Majlinda Nesturi, u shpreh se pyetësori do të ndahet në dy kapituj, në çështje thelbësore dhe jo thelbësore. 

Mass nxjerr zbuluar qeverinë, hapja e negociatave në pikëpyetje (Video)

Postuar në 19 Shtator, 2018 14:18

Në Tiranë ishte këtë të mërkurë  ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Takimin e parë e pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, ku deklaroi se hapja e negociatave qershorin e ardhshëm nuk duhet parë si proces automatik, pasi duhen përmbushur disa kushte ku më kryesorët janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

Veliaj paditet për pishat e "Fushës"

Postuar në 19 Shtator, 2018 13:56

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paditur në Prokurori nga Partia Demokratike Partia Demokratike për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. 

Sipas PD-së, Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që u përzgjodh  për ndërtimin e Sheshit Skenderbej dhe Teatrin e Ri Kombëtar.

Arkitektët e oborrit dhe kryeministri i një pjese të Shqipërisë

Postuar në 19 Shtator, 2018 13:40

Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të shtuar kështu: do të mjaftonte të lexohen Kujtimet e “arkitektit brilant” gjerman Albert Speer (1905-1981), përgjatë të cilave faqet e kurtizanërisë të një talenti të padyshimtë të godasin sytë. “Një nga arkitektët më të mëdhenj të botës”, do ta kishte quajtur edhe atë kryeministri i një pjese të Shqipërisë.

Raporti i Konrad Adenauer: Rusia nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri

Postuar në 19 Shtator, 2018 11:15

Fondacioni Konrad Adenauer ka publikuar një raport mbi ndikimet e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Lindor. Fondacioni ka marrë në analizë marrëdhniet e vendeve të rajonit me lojtarët kryesorë të politikës ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia. 

Raporti thotë se pavarësisht influencave  nuk ka shenja serioze të një orientimi real më afatgjatë ndaj Turqisë, Rusisë apo Kinës, por vlerësohet se  BE dhe SHBA do të mbeten partnerët kryesorë  politikë të Shqipërisë.

Precedenti Berisha, kamardarja e Ramës për Teatrin

Postuar në 18 Shtator, 2018 19:35

Shumica dhe opozita dhanë një tjetër shfaqje të sforcuar të diskutimit mbi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Teatrit.

Dëputetët socialistë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese vendosën të pranojnë dekretin e Presidentit të Republikës dhe të mbajnë ne këmbë ligjin "Fusha", të cilin kreu i shtetit e rrëzoi pasi binte ndesh me kushtetutën.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS