Pse shohim fytyra në objektet pa jetë?
Në vitin 1994, stilistja e bizhuterive nga Florida, Diana Duyser zbuloi atë që ajo besonte se ishte imazhi i Virgjëreshës Mari në një sanduiç djathi të pjekur në skarë, të cilin e ruajti dhe më vonë e nxori në ankand për 28 000 dollarë. Por sa e kuptojmë realisht pareidolinë, fenomenin e të parit të fytyrave dhe modeleve në objekte kur ato nuk janë vërtet aty?
Izraeli: Strukturë qeverisëse në Gaza brenda vitit 2025
Ambasadori izraelit në BE parashikon fundin e konfliktit në Gaza në vitin 2025 dhe krijimin e një qeverie të re. Në një intervistë për Politico, Haim Regev tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë arritur shumicën e objektivave të tyre ushtarake në Gaza, duke dobësuar grupin militant palestinez Hamas deri në pikën ku nuk mund të luftojë më si një strukturë e organizuar, por tani sillet si një forcë guerile.
Ku i çon paratë e buxhetit ky?
Për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €. Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, dok.Ilir Alimehmeti, i ftuar në “MCN Economy”, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.
Histeri dhe racizëm me imigracionin/Raporti: Shifrat e imigrantëve ilegalë, të njëjtat që nga 2008
Një studim i realizuar nga “Mirrem” – Migration Policy Center – evidenton se shifrat e imigracionit illegal në Europë që nga viti 2028 nuk ka ndryshuar. Në një bazë të dhënash të përpiluar me këtë rast, rezulton se aktualisht jetojnë diku te 2.6 milionë – 3.2 milionë imigrantë ilegalë në 12 vende që janë Austria, Belgika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Hollanda, Polonia, Spanja dhe Mbretëria
Papa zgjeron Kolegjin e Kardinalëve me 21 emërime të reja
Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj, duke rritur ndjeshëm madhësinë e kolegjit të kardinalëve, i cili një ditë do të zgjedhë edhe pasardhësin e tij në krye të Kishës Katolike.
Sulmi ndaj programit bërthamor iranian, vendim i ShBA. Izraeli nuk ka kapacitete
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar në një intervistë për “The Telegraph” se goditja e programit bërthamor iranian është vendim i ShBA dhe se Izraeli nuk i ka kapacitetet për ta bërë i vetëm këtë.
Izraeli mund të mos ketë kapacitete për të penetruar bunkerët e thellë nëntokësorë që janë përhapur në pjesë të ndryshme të Iranit. Një sulm mbi programin bërthamor iranian do të mund të kryhej nga ShBA me ndihmën e Izraelit.
Origjina e hasidimëve - Të Devotshmit
Para lindjes së Izraelit Baal Shem Tov në vitin 1700, grupe të ndryshme hebrenjsh quheshin Hasidim, që do të thotë "të devotshëm".
Për shembull, në shekullin e 1 p.e.s, kishte Hasidim, burra e gra që ishin vëzhgues të pakompromis të ligjit hebre. Ata u bashkuan me revoltën makabe kundër seleukidëve helenistë dhe ishin partnerë në fitoren e betejës për të shpëtuar judaizmin, që rezultoi në festën e Hanukahut.
Nuk është Luftë, por ekstazë vrasjesh në Lindjen e Mesme
Lufta e Izraelit është ndërkombëtarizuar tashmë dhe ka kapërcyer kufinjtë e çdo kontrolli të mundshëm. Ndërkohë që zyrtarë të latë izraelitë flasin përditë për një sulm eventual ndaj Iranit, ende i cilësuar si një e keqe për t’u eliminuar, goditjet në Gaza dhe Liban vazhdojnë. Madje me ndëryrje tokësore.
“Izraeli nuk e ka të gjatë”
Sulmi i befasishëm ndaj Izraelit i nisur nga Hamasi vitin e kaluar ishte një hap “logjik dhe ligjor” drejt mposhtjes së regjimit “djallëzor dhe frikacak” sionist, ka thënë lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
Të premten, në predikimin e tij të parë publik në gati pesë vjet, Khamenei mbrojti veprimet kundër Izraelit nga "boshti i rezistencës", i cili përfshin Hezbollahun me bazë në Liban dhe grupin palestinez Hamas.
Nevoja për të besuar që të Kuptojmë humanitetin tonë*
