Hajnia në këto anë ka folur përherë Shqip
Ish-diplomati dhe studiuesi Shaban Murati shkruan sot në gazetën “Dita” për situatën e krijuar sipas tij nga i ashtuquaturi “toptan-Pazar” në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zoti Murati e konsideron tërheqjen e qeverisë së Tiranës për VKM-në e pronave në bregdet dorëzim, shenjë inferioriteti dhe pasojë të strategjisë së Nikos Kotzias për përfshirjen në diskutime të të gjithave çështjeve, “të qena e të paqena” në diksutimin me Shqipërinë. Kështu, sipas Muratit, është krijuar një lidhje kushtëzuese mes problemeve të ndryshme duke sjellë humbje vetëm për vendin tonë.
Arrin në 68.5 milionë numri i refugjatëve në botë
Komisari i Lartë për refugjatët në Organziatën e Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi ka kërkuar reagim efektiv për zbatimin e Paktit Global për refugjatët. Në botë aktualisht janë 68.5 milionë refugjatë dhe kjo e kthen çështjen e tyre në një sfidë të vërtetë.
Kjo është krizë e nënave me fëmijë që ikin nga dhuna e bandave, e të rinjve që ikin prej luftës, e qeverive të vendeve të varfra që hapin dyert për mijëra refugjatë
citon DW, Komisarin Grandi.
Zv.ambasadori i SHBA: Korrupsioni ka kapur doganat dhe portet
Dhoma Amerikane e Tregëtisë publikoi Indeksin e besimit të biznesit për vitin 2018. Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive.
Vendimi: Koncesionet e rrugëve tani do miratohen me ligj në Parlament
Qeveria shqiptare anulloi pak kohë më parë konçesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Arsyetimi: Është shumë i shtrenjtë. Ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në këtë kuadër se:
Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati
Ushtria ka pastruar plazhet, sot bën roje në Rinas. Vetëm për kanabisin nuk u mobilizua ndonjëherë
Në Rinas u krye një grabitje spektakolare. U vodhën miliona euro. Personat ishin të armatosur. Qeveria përmes ministrit të Brendshëm deklaroi se nuk është cenuar siguria kombëtare. E megjithatë ajo urdhëroi - aktet përkatëse nuk janë bërë ende publike – vendosjen e ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar, duke vlerësuar kështu rëndësinë e objektit.
Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar sot në Londër ku ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjetët e fundit. Assange është arrestuar në bazë të një kërkese të bërë nga SHBA, ndërkohë që akuzat për ngacmim seksual bërë në Suedi, kanë rënë.
Të iku perimetri!
Sa herë i duhet të justifikojë diçka për ta interpretuar se nuk është ajo që duket, kryeministrit i kthehen në bumerang teorizimet që bën lartë e poshtë. Të gjithë e dëgjuam sesi u shfaq si turist televiziv në Porta a Porta duke thënë se protestat e opozitës shtrihen në një perimetër jo shumë se kilometër në qendër të Tiranës, me pasoja mbi imazhin e vendit në prag të sezonit turistik.
Ja çfarë ka deklaruar Rama për t’u mbushur mendjen gazetarëve italianë se protesta e opozitës është një anormalitet i imponuar në 1 km katror.
Dollibashi dhe zonjat e (pa)sigurisë!
Shqipëria është bërë sërish lajm në mediat ndërkombëtare jo vetëm për grabitjen kinematografike në aeroportin e Rinasit, por edhe për vendimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të instaluar ushtrinë në perimetrin e jashtëm të aeroportit. Praktika që i ndeshim në vende si Venezuelela apo Libia të mëbrthyera nga konfliktet e armatosura civile.
Frymëmarrje për May, merr zgjatje të BREXIT deri në 31 tetor
Zgjatje fleksibile të negociatave të Brexit deri më 31 tetor të këtij viti kanë vendosur krerët e BE gjatë samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt në Bruksel. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të ketë mundësinë të votojë në parlament marrëveshjen që mund ta nxjerrë jashtë BE-së më herët se data e planifikuar.
Me këtë marrëveshje të re, Mbretëria e Bashkuar është e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europarlamentare ashtu si 27 shtetet e tjera evropiane. Britania në këtë mënyrë do të zgjedhë 73 deputetët që i takojnë.
Në Filipine zbulohet homo luzonensis, specie e panjohur hominini
Një grup shkencëtarësh nga qendra të ndryshme universitare të botës kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Filipine. Specia e re është quajtur Homo Luzonensis, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare. Sipas mediave që raportojnë gjetjet, shkencëtarët janë shumë entuziastë se gjetjet do të japin një shtysë cilësore për kuptimin më të mirë të evoucionit njerëzor.