Soreca: Progres-Raporti për Shqipërinë i ndarë nga çështja e vizave (Video)

Postuar në 17 Prill, 2019 12:35

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka komentoi sot vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Ai tha se Brukseli do të kërkojë prova nga qeveria e Holandës pasi 4 muaj më parë Komisioni Europian doli me një raport ku theksohej se Shqipëria i përmbush të gjitha kushtet për regjimin pa viza.

Vuçiç i akuzon të gjithë: Ndërkombëtarët, opozitën, madje edhe median shqiptare

Postuar në 17 Prill, 2019 12:07

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka dhënë së fundmi disa shpjegime të vetat mbi atë që po ndodh mes Serbisë dhe Kosovës. Gjatë një takimi partiak në Beograd, Vuçiç  paralajmëroi se do të ketë kërkesa të forta ndaj Serbisë që të njohë Kosovën “pa asgjë në këmbim për Serbinë”.

Presidenti serb nuk u ka ikur elementëve të fushatës elektorale, kur ka shtuar se nuk është çudi që nëse Serbia refuzon, të vihet në lëizje ideja e një gjykate special për serbët “që do t’ju akuzojë për të gjitha krimet seksuale në Ballkan”.

Marketingu i tragjedive

Postuar në 17 Prill, 2019 11:27

Zjarri katastrofik që shpërtheu në katedralen e Notre Dame të hënën pasdite  në Paris ka rritur shitjet e romanit të Viktor Hygoit “Katedralja e Parisit”

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, romani  i Hygoit përfshi në dhjetë librat më të kërkuar në  faqen e internetit të Amazon. Në veçanti, një version i "Katedrales së Parisit" u rendit i treti, ndërsa një tjetër version  në vendin e tetë.

Diçka e ngjashme ka ndodhur pas sulmeve terroriste të 15 nëntorit në Paris. Në atë kohë ishin rrittur shitjet on line të librit të Ernest Hemingëay,"Parisi në festë"

Boston, mbërritën robotët

Postuar në 17 Prill, 2019 00:21

Presidenti ofrohet për negociimin e krizës politike

Postuar në 16 Prill, 2019 23:37

Në një intervistë për RTSh-në, Presidenti I Republikës Ilir Meta, ka nënvizuar dy gjëra: së pari se djegia e mandateve nga opozita është marrëzi dhe së dyti se kriza i ka rrënjët në vitin 2008 dhe ndryshimet kushtetuese të atij viti.

Në thelb kreu I shtetit ka ofruar opsionin e negociimit të krizës aktuale duke sugjeruar në këtë mënyrë se faktori ndërkombëtar nuk duhet të ketë më rolin që ka patur dikur në kësi çështjesh.

Holanda ndez dritat e kuqe edhe për negociatat me Shqipërinë

Postuar në 16 Prill, 2019 21:49

Vendimi i parlamentit të Holandës për t’i propozuar Komisionit Europian rikthimin e vizave me Shqipërinë padyshim që nuk ka lënë shije të mirë te qeveria, e cila është në të drejtën e saj për të ballafaquar me  Komisionin Europian cënimin ose jo të kritereve të Shengenit.

Duhet thënë se kriminaliteti shqiptar dhe numri i azilkërkuesve ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i Holandës, e cila ishte një nga tre vendet skeptike për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile të hapjes së negociatave vitin e kaluar.

Biletë kthimi nga Holanda dhe notë ngelëse për qeverinë

Postuar në 16 Prill, 2019 17:45

Një zhvillim negativ vjen nga Hollanda lidhur me Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar rezolutën e 5 partive që i rekomandon qeverisë të rikthejë vizat me Shqipërinë. Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

Në rritje. 70% e rusëve mendojnë se ka rol pozitiv në histori

Postuar në 16 Prill, 2019 17:28

70% e rusëve aprovojnë rolin e liderit sovjetik Josif Stalin në historinë e Rusisë. Kjo shifër rezulton nga të dhënat e një sondazhi të kryer nga Qendra Levanda, në Rusi, që provon se imazhi i diktatorit sovjetik është rehabilituar mes rusëve. Një lider i shkëlqyer, e quajnë rusët, apo një pjesë e tyre, Stalinin, që dikur u kryqëzua si një autokrat i përgjakshëm. Në një sondazh të vitit 2016, përgjigjet pozitive për rolin e Stalinit në historinë ruse ishin 54% dhe për tre vjet janë rritur me 16%.

Del urdhëri i delegimit për Cakajn

Postuar në 16 Prill, 2019 16:59

Ka dalë më në fund urdhëri i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministër i Jashtëm dhe për Evropën i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, për delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm dhe për Evropën, zv.ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Urdhëri për kalim kompetencash të detyrave kaq të vështira për t’u shkruar dhe thënë është miratuar në datën 23 janar, por është publikuar vetëm këto ditë në Fletoren Zyrtare.

Praktika e re e "takimeve të punës" ku gazetarëve nuk u lejohen mjetet e Punës

Postuar në 16 Prill, 2019 14:41

Qeveritarët e Rilindjes kanë nxjerrë së fundmi një mënyrë të re për të përhapur “lajmin që Duam”. Ata kanë nisur praktikën e takimeve informale me gazetarët, prej nga ku mandej çdo lajm që mund të dalë mbetet në kuadër të thashethemit dhe intepretimit. Kështu vepron ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, një kalama i llastuar nga fati, por kështu po vepron edhe drejtuesi i ri i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, i cili sot ka zhvilluar një takim pune me gazetarë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS