Fake news dhe fake logjika e vullnetarëve të ambasadës amerikane
Mathew Palmer shkarkohet.
Ky “lajm” u përhap me shpejtësi në disa media online, pasuar mandej nga gjyqi politik i gazetarëve “seriozë” që ia ngopën “lajmin” të shndërruar në status “fake” Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Për ca e ca bota është katrore: shpjegohet me Kryemadhin dhe Bashën.
“Historia” është më e thjeshtë se kaq: “lajmi” bashkë me fotomontazhin e postimit tuiter të Mike Pompeo u realizua në Paint për t’u postuar në rubrikën “Të Kripura” në ResPublica, një rubrikë humoristike.
Bye bye Mathew! Bye Bye listë e zezë!
Bie kandidatura e Weber për kreun e Komisionit Europian
Udhëheqësit evropianë ranë dakord që kandidati i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber të mos marrë kryesimin e Komisionit Evropian si pasues i Jean-Claude Juncker.
Gazeta gjermane Die Welt thotë se pas bisedimeve në samitit e G20 që po mbahet në Osaka të Japonisë, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi të tërheqë kandidatin e PPE, pas kundërshtive të forta të presidentit francez, Emanuel Makron.
Pa lejen e Perëndimit, protestat quhen filoruse. Me lejen e Perëndimit, quhen Pranverë
Jaunsh Bugajski shkruan sot një opinion që publikohet në gazeta “Dita” me titiull: Vera e protestave, por që gazeta e ka thjeshtuar në mënyrë abuzive me titullin profetik: Ç’pritet të ndodhë në Shqipëri dhe jo vetëm? Në fakt Bugajski nuk shpjegon gjëkundi se çfarë pritet të ndodhë. Ai thjesht bën një kronologji të atyre që kanë ndodhur, duke i kujtuar lexuesit shqiptar se protestat e Tiranës nuk janë të vetmet.
Presidenti i Kazakistanit anullon me dekret kreditë e këqija për 3 milionë qytetarë
Presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym – Jomart Tokayev ka vendosur të anullojë kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit. Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.
Greqia nënshkruan marrëveshje me ExxonMobil dhe Total për eksplorim në rajonin e Kretës
Greqia ka nënshkruar marrëveshje për eksplorimin e rezervave të mundshme të gazit në det me dy kompani të mirënjohura: ExxonMobil dhe Total. Në konsorcium me Hellenic Petroleum, dy kompanitë do të eksplorojnë fushat e Kretës, në jug dhe në perëndim të ishullit në fjalë.
Për dy vjet do të kemi një pamje të qartë për rezervat tona në këtë zonë
Akuza e DW: Rama ka koncept të gabuar për demokracinë
"Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut", është shprehur drejtori i degës gjermane të organizatës "Reporterët pa Kufij", Christian Mihr", sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. "Është detyrë e medias, mes tjerash, që t'u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur hulumtimet e saj në burime.
Jimmy Carter: Donald Trump është president ilegjitim. Erdhi në detyrë falë ndërhyrjes ruse
Nëse je deklaruar fitues në zgjehdje të kontestuara, apo të provuara se ka patur ndërhyrje, atëherë quhesh ilegjitim. Kjo vlen edhe për një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që konsiderohet vendi shembull për demokracinë. Zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA vijojnë të konsiderohen një shembull i keq historik, për shkak të ndëryrjes ruse në to, apo presupozimit të ndërhyrjes ruse. Për ish-presidentin amerikan, nobelistin e Paqes, Jimmy Carter, Donald Trump është një president ilegjitim pikërisht për këtë arsye.
Basha: Bojkotoni! Asnjë akt dhune të djelën. Dhuna, i vetmi oksigjen për Kryeministrin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri shoqërore dhe jo vetëm objektiv politik i një partie.
Palmer nuk njeh Presidentin e Shqipërisë. Asnjë fjalë për Pallavra Storyn e konspiracionit të PD-së
Mesazhi kryesor i të huajve për votimet e 30 qershorit është një: Jo dhunë! Përtej këtij mesazhi ka tolerancë, por në këtë kuadër vetë ky apel provon se ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, përderisa kanë detyruar opozitën të kërkojë konfrontimin. Dikush vijoi sot me Pallavra Story duke aluduar se ShBA do të shpallë PD-në organizatë konspirative kundër ShBA-së. Citohen burime diplomatike të cilët nuk arrijnë të provojnë se cili është konspiracioni i PD-së ndaj Amerikës?