Lufta e klasave në hava
Këto ditë ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, Lea Ypi. E cila prezantohet si profesore, akademike në London School of Economics dhe si person që mban një diplomë nga La Sapienza. Kredenciale këto shumë autoritare në vetvete nëse merr parasysh kompleksin e shoqërisë ku jetojmë.
Polonia: Loja e Lukashenkos me imigrantët, kërcënimi më i madh për destabilizimin e Europës në 30 vjet
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka cilësuar krizën aktuale të imigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, si kërcënimin më të madh ndaj në 30 vjet.
Aleksander Lukashenko ka nisur një luftë hibride kundër BE-së. Kjo është përpjekja më e madhe për destabilizimin e Europës në 30 vjet
shkruan në tuiter kryeministri polak.
Shefi i inteligjencës ukrainase: Rusia po përgatitet për sulm në janar
Përshkallëzimi i situatës në kufirin Rusi-Ukrainë mund të finalizohet me nisjen e një lufte. Një parashikim të tillë e bën shefi i inteligjencës ukrainase, gjeneral brigade Kyrylo Budanov, në një intervistë për Military Times.
Rusia ka vendosur në kufi me Urainën 92 mijë trupa dhe sipas Budanov planet janë për një sulm që mund të nisë në fund të janarit apo në fillim të shkurtit.
Krismat e para të armëve të pandemisë
Mediat eruropiane raportojnë për dy të plagosur në Roterdam si pasojë e veprimit të policisë me armë zjarri kundër protestave të dhunshme që janë provokuar nga rikthimi i masave kufizuese. Kryebashkiaku I Roterdamit e ka cilësuar protetsën e fundit një orgji dhune, teksa turma me qindra protestues u vunë zjarrin makinave dhe hodhën gurë kundër forcave të policisë. Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar 51 persona, mes të cilëve siç raporton në mënyrë tendencioze “The Guardian”, rreth gjysma ishin nën moshën 18 vjeç.
Kthesa historike para dyerve të Moskës
Në dhjetor të vitit 1941 ofensiva e Wehrmachtit drejt Lindjes mbeti në vend. Për këtë një rol të vecantë luajti telegrami i komunistit Rikard Sorge dërguar nga Tokio me destinacion Moskën.
Një analizë e parë nga një këndvështrim i ri
Narrativa e Madhe, Klaus Schwab propozon një iniciativë të re globale
Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, njoftoi një iniciativë të re globaliste të quajtur Narrativa e Madhe, gjatë një samiti në Dubai javën e kaluar.
"Ne jemi këtu për të zhvilluar Narrativën e Madhe, një histori për të ardhmen. Në dy ditët e ardhshme, do të shikojmë se si imagjinojmë, si projektojmë, si e ekzekutojmë narrativën e madhe, si e përcaktojmë historinë e botës sonë për të ardhmen”, shtoi ai.
David Grossman: Letërsia ime është një përpjekje për të kuptuar. Do të doja paqe me palestinezët
Në një intervistë për polaken “PrzeKroj”, shkrimtari izraelit David Grossman rrëfen fëmijërinë, lidhjet e familjes së tij me Poloninë, rininë në një vend të lidhur ngushtë me Holokaustin, pasionin për letërsinë dhe reflektimin e realitetit të luftës në të.
Apokalipsi i Luftës së Ftohtë, dalin në dritë kryeveprat e Oskar Kokoschka-s
Bashkëkohës i Gustav Klimt dhe Egon Schiele, Oskar Kokoschka është një emër pothuajse i panjohur në shekullin e XXI. I lindur në Pöchlarn, afër Vjenës, në 1886, ai fitoi famë si piktor dhe dramaturg ekspresionist, me një sy të mprehtë për historitë e errëta. Në rininë e hershme, Kokoschka ka punuar me vite të tëra krah Klimt dhe Schiele, por me kalimin e viteve ra në harresë. Të paktën deri tani.
Propozim në Kongresin amerikan: Nëse Putin merr pjesë në zgjedhjet e 2024-ës, SHBA të tërheqë njohjen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin drejt një kursi politik që ndan botën sipas menusë së vet, të shijeve të veta. Së fundmi ka dalë në dritë një lajm sipas të cilit Kongresi amerikan mund të adoptojë një rezolutë për mosnjohjen e zgjedhjeve presidenciale ruse të vitit 2024 nëse në to merr pjesë sërish presidenti aktual Vladimir Putin. Është një marrëzi që nuk dihet nga ushqehet, por e cila ka marrë një përgjigje qysh tani duke sinjalizuar llojin e botës që po afron.
Pfizer e sigurtë? Përgjigjen e marrim pas 55 vjetësh!
Transparencë për vaksinat, por duhet pritur gjatë. Kërkesës së një grupi shkencëtarësh, drejtuar qeverisë federale për të bërë publike të dhënat mbi të cilat u mbështet në licencimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer, FDA i është përgjigjur duke vendosur një afat që shkon përtej çdo zvarritjeje burokratike. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kërkon plot 55 vjet për të bërë publik informacionin mbi të cilin u bazua për t’i dhënë licencën e vaksinës gjigantit amerikan të farmaceutikës.
