“Tregu i NFT-ve po shkon drejt kataklizmës”
Ish-bankieri i investimeve Colborn Bell, paralajmëron një katastrofë të tregut të NFT-ve. Vetë Bell zotëron NFT me vlerë miliona dollarë dhe ka interes në të ardhmen e tyre, por në një intervistë për “Fortune”, ai thotë se ky treg po shkon drejt një përplasjeje kataklizmike.
Bell ka hyrë në NFT në fillim të vitit 2020 dhe që atëherë e ka zgjeruar koleksionin e tij. Ai është themelues i Muzeut të Artit Kripto, një hapësirë ekspozite arti të bazuar në VR.
Lufta në Afganistan ishte një gabim, Paqja amerikane po rezulton në një Krim kundër Njerëzimit
Larry Elliot shkruante sot në “The Guardian” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kryejnë kundër Afganistanit një luftë ekonomike që shkon në kufijtë e krimit kundër Njerëzimit. Dhe cinizmi i një vendi të fuqishëm, Pishtar i Lirisë siç na e kanë përshkruar, sipas autorit arrin kulmin, sepse kjo politikë pason atë që ai e quan poshtërim ushtarak të SHBA në Afganistan.
Macron merr përsipër rolin e negociuesit: Perëndimi duhet të bëjë ca lëshime
Presidenti francez Emmanuel Macron është optimist se mund të ulë tensionet Ukrainë-Rusi. Megjithatë, kjo nuk do të vijë pa kosto. Një ditë para vizitës së tij në Moskë, ku do të takohet me homologun Vladimir Putin, por la të kuptohet se vendet perëndimore mund të duhet të bëjnë lëshime ndaj Kremlinit.
Skenari i një pushtimi/80 000 të vrarë, 5 milionë refugjatë, marrje e Kievit për 48 orë
Mediat në Perëndim po referojnë për opsionin e një pushtimi të plotë të Ukrainës nga Rusia duke referuar burime të ndryshme amerikane. Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë shpërndarë lajme sipas të cilave deri në mesin e muajit shkurt, Putin do të ketë grumbulluar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën që konsiderohet një forcë e mjaftueshme për të realizuar një operacon pushtimi të mbarë vendit.
Shaka kanadeze/Mediat kryesore? I bleva!
Një video e shkurtër e prerë nga një fjalim i kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, ka shkaktuar zhurmë në qarqet konspirative në fillim të shkurtit 2022.
Në video, Trudeau lavdërohet se mediat, veçanërisht ato të majta, e kanë kursyer:
“Kohët e fundit dëgjojmë për paragjykime progresive në media, se si e lënë qeverinë tonë të qetë, na kursejnë pa asnjë arsye. Sinqerisht, mendoj se është fyese. Është e qartë se na kursejnë për një arsye shumë të mirë, sepse ne i paguajmë 600 milionë dollarë”
Krekosja e kallauzit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes së cilës ka njoftuar se vendi ynë është zgjedhur të jetë bashkëhartues nismash në Këshillin e Sigurisë për çështjen e Ukrainës.
Daçiç: Mund të bëhem president. Edhe horoskopi më del mirë
Nëse Aleksander Vuçiç nuk kandidon për një mandat të dytë, ish-ministri i Jashtëm serb është i gatshëm ta ndërmarrë këtë sfidë. Ivica Daçiç është i bindur se mund të bëhet president në një rast të tillë, pasi horoskopi e favorizon.
Apple i heq Facebook-ut nga duart 10 miliardë dollarë me një ndryshim të vogël
Një ndryshim i vogël që ka bërë Apple për përdoruesit e iPhone do t’i kushtojë Facebook-ut plot 10 miliardë dollarë. Në prill 2021, Apple u bëri të mundur përdoruesve të iPhone të zgjidhnin se cilat aplikacione lejohen të gjurmojnë sjelljen e tyre nëpër aplikacione të tjera. Si rezultat, shumica dërrmuese e përdoruesve u tërhoqën. Kjo, sipas shefit të financës në Meta, David Wehner, po dëmton të ardhurat e Facebook nga reklamat.
36 orë not pa ndalim (VIDEO)
Notari spanjoll Pablo Fernandez, theu rekordin botëror Guinness, pasi notoi për 36 orë pa ndërprerë, një sfidë që e mori përsipër për bamirësi. Atleti do të dhurojë 1 000 euro për çdo orë noti, më shumë se 36 000 euro, për të mbuluar 2 000 bursa për mjete shkollore në lagjet më të varfra të Madridit.
Pamjet e filmuara e tregojnë Fernandez duke notuar në një pishinë infinity në ambientet e Clicars, një kompani që ai e ka themeluar vetë.
Ceremoninë e rekordeve botërore Guinness dhe dorëzimin e donacionit për At Engjëllin e Fondacionit Mensajeros de la Paz u mbajt të martën.
Zbulohet një variant virulent i HIV-it në Holandë
Një lloj i ri shumë virulent i HIV-it është zbuluar në Holandë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit.
Shkencëtarët besojnë se ky variant ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.
Por për VB është zbuluar se trajtimet moderne janë efektive, pasi individët me këtë variant kanë të njëjtën rezistencë të sistemit imunitar si individët me variante të tjera të HIV-it dhe ekipi hulumtues theksoi se gjetjet nuk janë shkak për alarm.
