Rusia nuk ka kapacitete për kundërveprim ndaj Suedisë dhe Finlandës

Postuar në 29 Qershor, 2022 22:14

Rusia kërcënoi me kundërveprim nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO, por për analistë në Perëndim, Kremlini nuk ka numrat për të bërë ndonjë gjë në këtë drejtim. Në një intervistë për France 24, William Alberque i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike shprehet ndër të tjera se Rusia aktualisht jo vetëm ka provokuar zgjerimin e perimetrit të sigurisë së Perëndimit, por ajo ka shtuar kapacitete reale mbrojtëse të Aleancës. 

1.8 miliardë$ marrëveshje me sms, përgjigja e KE: Mesazhet janë fshirë

Postuar në 29 Qershor, 2022 17:13

Në vitin 2021, gazeta e njohur amerikane “The Neë York Times” publikoi disa mesazhe telefonike mes presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të kompanisë “Pfizer” Albert Bourla përmes të cilave u arrit një marrëveshje 1.8 miliardë dollarë për shitjen e vaksinës kundër CoVid-19. 

Edhe Pallati i Brigadave me menaxhim të ri. Qeveria e ka për zemër Shqipërinë

Postuar në 29 Qershor, 2022 13:55

Më datën 22 qershor të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar nën firmën përfaqësuese të Arben Ahmetajt një vendim për një plan të Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave.

Plani është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe është i gjatë, mbushur me ilustrime dhe deklamacione të tipit “sit unik”, “objekt i jashtëzakonshëm” e kështu me radhë si e si për të mbushur mendjen se njësoj si Duçja dikur, edhe Qeveria e Shqipërisë e ka për zemër Shqipërinë.

Censi 2022/8 000 persona, 6 javë, 16 milionë euro

Postuar në 28 Qershor, 2022 22:41

Regjistrimi i ri i popullsisë dhe banesave nis në tetor të këtij vit dhe pyetjet e tij janë të njëjta me ato të Censit të vitit 2011. Në një intervistë për MCN Economy, drejtoresha e Statistikave Sociale në INSTAT ka sqaruar edhe kostot e procesit si dhe angazhimin operacional të institucionit. 

Memorandum tripalësh, Turqia bie dakord për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Postuar në 28 Qershor, 2022 22:19

Turqia ka rënë dakord për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Të trija shtetet kanë firmosur një memorandum përmes të cilit Ankaraja zotohet të mos pengojë procesin e hyrjes në aleancë të dy vendeve nordike. 

Shqipëria, ndër vendet me vdekshmëri më të lartë nga kanceri për shkak të ndotjes

Postuar në 28 Qershor, 2022 16:58

Shqipëria hyn ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të parakoshme nga kanceri i shkaktuar nga faktorë mjedisorë. Krahas vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, vendin ynë bën pjesë në zonën më kritike në këtë kuadër, ndonëse të dhënat e vendosin mbarë Europën në një zonë shumë problematike.

Fund fantazive të neokonëve për të shmangur fiaskot gjeopolitike të SHBA

Postuar në 28 Qershor, 2022 14:15

 

Vuçiç me pushime në Shqipëri/Lëvizje simbolike në kuadër të Ballkanit të Hapur

Postuar në 27 Qershor, 2022 17:40

Në takimin e fundit mes tre liderëve të Ballkanit të Hapur, z. Rama ia ka dalë të bindë presidentin serb Aleksander Vuçiç të vijë e të kalojë disa ditë pushime  në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije për "të Kripura", se ka qenë kryeministri shqiptar që e ka ngarë i pari bisedën në këtë drejtim, duke i shprehur Vuçiçit se “në kohën e komunizmit për mua ka qenë ëndërr të isha në Beograd, apo të shikoja Dalmacinë”.

Aty për aty, Vuçiç e ka ftuar kryeministrin shqiptar i cili ia ka kthyer se me ardhjen e tij në pushtet e kishte ndaluar pushimin jashtë vendit për ministrat.

Ekskluzive/Bust për George Soros në vend të kërpudhës së Kryeministrisë

Postuar në 27 Qershor, 2022 16:56

George Soros do të ketë së shpejti një bust në Tiranë. Burime të sigurta për “Të Kripura” bëjnë me dije se në vend të kërpudhës së Philipe Parrenos që ka qenë të Kryeministria dhe që u shkatërrua pas protestive të Partisë Demokratike, do të vendoset një bust i filantropit të njohur hungarez, në nderim të kontributit të tij për rilindjen e shoqërisë civile në Shqipëri pas rënies së Diktaturës Komuniste.

Stoltenberg: Do rrisim në 300 mijë trupa njësitë e reagimit të shpejtë

Postuar në 27 Qershor, 2022 16:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca synon të rrisë në mënyrë cilësore forcën e reagimit të shpejtë.

Ne do të transformojmë njësitë e përgjigjes së shpejtë dhe të emergjencës në 300 000 trupa

ka thënë ai para mbajtjes së samitit të Madridit.

Stoltenberg ka shtuar se disa pjre grupe luftimi në Europën Lindore do të përforcohen deri në nivel brigade, duke përcjellë një mesazh frenimi për Rusinë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS