Europa gjobit Facebook me 746 milionë euro
Facebook do të gjobitet më shumë se 746 milionë euro (648 milionë stërlina) dhe do të detyrohet të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA.
Gjoba është një vendim i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë për mënyrën si është trajtuar informacioni i mbledhur nga përdoruesit.
Siç bën të ditur Bloomberg, gjoba vendos një rekord për shkeljen e rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), duke tejkaluar 746 milionë euro të vendosura gjigantit të shitjeve online, Amazon, nga Luksemburgu në 2021.
Ndahet nga jeta Martin Amis, djali i keq i letërsisë angleze
Martin Amis, shkrimtari që ridefinoi fiksionin britanik në vitet 1980 dhe 1990, me kritikat për kulturën e tabloideve dhe konsumizmin, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Pas një beteje me kancerin në ezofag, ai u nda nga jeta në ditën e prezantimit në Kanë të një filmi të frymëzuar nga libri i tij “The Zone of Interest” (2014), i cili mban të njëjtin titull nga regjisori Jonathan Glazer.
Rusia merr kontrollin e Bakhmutit, Zelensky: Atje nuk ka më asgjë
Bakhmut, qyteti në juglindje të Ukrainës, që për muaj të tërë u kthye në skenën e një beteje të ashpër, është tërësisht nën kontrollin e rusëve. Lajmin e dha fillimisht Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila njoftoi se kjo u bë e mundur falë operacionit ofensiv të skuadrës Wagner, i mbështetur nga artilieria dhe forcat ajrore.
Pak minuta më vonë, edhe presidenti ukrainas konfirmoi humbjen e Bakhmutit, duke nënkuptuar se ajo që kanë në dorë rusët janë vetëm rrënojat e qytetit.
Houellebecq: Gabova në atë që thashë për islamin; nuk besoj më te idetë, besoj te njerëzit
“Disa muaj në jetën time” është libri i fundit i Michel Houellebecq. Një novelë me nota autobiografike që rrëfen periudhën tetor 2022-mars 2023, të cilët autori i përshkruan si më të këqinjtë e jetës.
Fillimisht denoncimi, më pas i tërhequr, i Xhamisë së Madhe të Parisit për komentet e tij për myslimanët gjatë një interviste për revistën “Front Populaire” të Michel Onfray .
Më pas, akoma më keq, beteja e gjatë ligjore kundër Stefan Ruitenbeek, i cili e përfshiu shkrimtarin dhe gruan e tij Lysis në një film porno, pa pëlqimin e tyre.
Elita botërore mblidhet për inteligjencën artificiale
Elitat e biznesit dhe politikës janë mbledhur në Lisbonë, për një takim që ngre shumë pikëpyetje.
Siç raporton CNBC, në takimin vjetor Bilderberg, tema kryesore e diskutimit do të jetë inteligjenca artificiale.
Përgjigje Amerikës: Diktatorët nuk shkojnë në balotazh
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zgjodhi t’i shmangej një pyetjeje të CNN lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator.
Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.
Puthja e parë në histori
Puthja e parë e dokumentuar në histori u dha 4500 vjet më parë në Mesopotami, 1000 vjet më herët sesa pretendohej deri tani. Një studim i publikuar në revistën «Science» e vendos origjinën e këtij zakoni në Azinë Jugore. Studimi i kryer nga Universiteti Danez i Kopenhagës rivlerëson njëkohësisht rolin e panjohur të puthjes në transmetimin dhe përhapjen e viruseve tek njerëzit.
Mozaiku, poemë me ngjyra e Shqipërisë
Dyzet e dy vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian. Vepra që mban autorësinë e Josif Drobonikut, Vilson Kilicës, Anastas Kostandinit, Agim Nebiut dhe Aleksandër Filipit përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2.
Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit.
Anastas Kostandini tregon në MCN TV historinë e ndërtimit të tij.
Rusia standardizon produktet hallall
Më shumë se një vit pas sanksioneve që i vendosi Perëndimi, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës, ekonomia ruse nuk reflekton rënie. Strategjia e Rusisë për t’i kundërshtuar sanksionet me politika të reja ekonomike, forcimin e aleancave të vjetra dhe rritjen e numrit të partnerëve ekonomikë jashtë Europës ka rezultuar e suksesshme. FMN rishikoi vlerësimin e fundit për PBB-në ruse për 2022-2023, duke e ngritur me 9.4 pikë përqindjeje në total.
Asgjë e re në frontin e PD-së së vulës
Gazmend Bardhi është kryetari i ri i grupit parlamentar demokrat pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt një ditë më parë. Me 23 vota pro, mes të cilave edhe ajo e Lulzim Bashës, Bardhi do të drejtojë grupin parlamentar të asaj që njihet ndryshe si “PD e vulës”.
Mbushja e vakancës së lënë nga dorëheqja e Alibeajt nuk sjell asnjë shkrirje akujsh me pjesën tjetër të demokratëve. Rithemelimi njeh në të njëjtin pozicion Luçiano Boçin, i cili humbi garën për kryebashkiak të Elbasanit të dielën e kaluar.