Logjika e tribusë
George Orwell, gjatë luftës spanjolle, nuk ia doli si ushtar. Nuk arriti të vriste “armikun” që ikte para tij pa pasur kohë të vishej.
“Isha aty për të vrarë një fashist, por një burrë që mban pantallonat se mos i bien nuk është fashist, ai me sa duket është një nga shokët tanë dhe ky mendim më hoqi çdo dëshirë për ta qëlluar”.
Rrugëtimi 40 vjeçar i Michel Setboun në Shqipëri
Ekstremi i djathtë rritet edhe në Gjermaninë Perëndimore
Zgjedhjet rajonale të së dielës në Bavari dhe Hesse, në Gjermani, treguan një rritje të ndjeshme të ekstremit të djathtë. AfD u rendit e dyta me 18.4% në Hesse dhe e treta me 14.6% në Bavari. Numri i votave që AfD mblodhi në këto zgjedhje tregon një rritje me mbi 4 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2018. AfD është konsideruar një parti ku grumbulloheshin kryesisht votuesit e lindjes postkomuniste, por kjo rritje provon se ekstremi i djathtë nuk po dështon në Gjermaninë perëndimore.
Një konflikt që ka çfarë t'i mësojë edhe Ballkanit!
Në një postim në Tiitter, Mossadi izraelit, shërbimi i jashtëm i zbulimit që është përfolur përherë për operacione jokonvencionale ndaj armiqve të shtetit, nëse të tillë ka më, përcjell një ndjesi që duket se po dominon vendimmarrjen në Jeruzalem.
Na ka ardhur në majë të hundës me OKB-në që na godet përherë dhe vazhdimisht. Jo kësaj radhe. Boll!
shkruhet në postimin e një dite më parë në një llogari që pretendon se i përket shërbimit izraelit dhe që në fakt përshkruhet nga aktivitete të forcave në terren.
187 mijë të zhvendosur në Gaza
Organizata e Kombeve të Bashkuara, agjencia e saj humanitare, ka deklaruar se për shkak të konfliktit disa ditor në Gaza, janë zhvendosur deri më tani 187 500 njerëz. Sipas agjencisë në fjalë të zhvendosurit po strehohen në shkolla dhe godina të OKB-së.
Hipoteza e universit si simulim kompjuterik shpjegon më mirë prevalencën e simetrisë dhe materien e errët
Hipoteza e universit artificial, apo ndryshe e realitetit të simuluar në një lloj kompjuteri brenda të cilit ne jemi konstrukte, ka së fundmi edhe mbështetës që po kërkojnë shpjegimin shkencor final. Termi tingëllon paradoksal meqenëse sipas një shkencëtari, Melvin Vopson, hipoteza në fjalë justifikohet me ligjet e termodinamikës shpjeguar për ato që ai i quan sisteme informatike, ndërkohë që mbetet e paqartë sesi ne mund të hulumtojmë, në statusin e subjektit të simulimit, ligjësi të tilla. Apo nëse edhe parimet e fizikës janë vetë instrumente rregullimi të simulimit.
Këshilli i Europës kërkon zbardhjen e sulmit në veri të Kosovë: I ngjashëm me sulmin e Rusisë!
Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë kërkuar zbardhjen e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Gjatë diskutimeve për Kosovën, ata kërkuan paralelisht çtensionimin e situatës dhe rikthimin e palëve në tryezën e dialogut. Disa prej anëtarëve, përfshirë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e dënuan aktin duke tërhequr paralele me sulmin e Rusisë në Ukrainë.
Izraeli mund ta fitojë betejën dhe të humbasë luftën
Një gjakderdhje e re është riaktivizuar mes Izraelit dhe Hamasit. Hamasi filloi raundin e fundit duke nisur një sulm të mirëkoordinuar raketor dhe tokësor ndaj Izraelit, përfshirë rrëmbimin e disa ushtarëve dhe civilëve izraelitë dhe kapjen e përkohshme të disa komuniteteve kufitare. Të thuash që Izraeli u kap në befasi është njëfarë eufemizmi, por kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli tani është "në luftë" dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po hakmerren, ashtu siç kanë bërë në raste të mëparshme.
Meta ndan rrugët me Berishën
U krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin ne zgjedhjet lokale të 14 mjait, por tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur. Nuk dihet nëse rrugët e Metës dhe Berishës ndahen përfundimisht, por ajo që ka krisur raportet mes tyre është afrimi i Sali Berishës me grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit.
“Na pranoni në Shengen, t’ju hapim rubinetat e gazit”
Kundërshtimi i Austrisë për pranimin e Rumanisë në zonën Shengen është implikuar në ndërtimin e një gazsjellësi. Neptun Deep, një fushë gazi në brigjet e Rumanisë, pritet të pompojë 10 miliardë metra kub gaz në vit që nga viti 2027. Pronare e një pjese të fushës së gazit është kompania austriake energjetike OMV.
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, ka lënë të kuptohet se qeveria nuk do të kalojë një ligj që lidhet me gazsjellësin nëse Austria nuk heq veton për pranimin e vendit të tij në Shengen.
