Bashkia e Pragës refuzon statujën e Ataturkut

Postuar në 15 Gusht, 2023 13:34

Autoritetet e bashkisë së Pragës në Republikën Çeke, kanë refuzuar një kërkesë të ambasadës turke për vendosjen e një statuje të Mustafa Kemal Ataturk në rrugën “Ankaska” në distriktin e gjashtë të qytetit. Zv.kryetari i distriktit për kulturën, Jan Lacina, ka shpjeguar arsyet e refuzimit që lidhen me cilësitë artistike të statujës dhe kontekstin historik të rrugës ku do të vendosej ajo.

Megjithatë një pikë kryesore e kontestimit erdhi lidhur me ngjarjet e vitit 2015

"Vrit indianin, shpëto njeriun!" Genocidi Arsimor mbi indigjenët

Postuar në 14 Gusht, 2023 19:16

 

Mes viteve 1890-1978, në Shkollën Rezidenciale Indiane në Kamloops në provincën kanadeze të British Columbia, mijëra fëmijëve indigjenë u mësohej ‘të harronin’. Të ndarë nga familjet e tyre, këta fëmijë detyroheshin të harronin gjuhët e tyre, identitetet dhe kulturat. Përmes ndarjes dhe të harruarit, kolonët dhe mësuesit besonin se jo vetëm po ndihmonin këta fëmijë indigjenë, por edhe vetë kombin. Kanadaja do të përparonte, shpresonin kolonët, nëse fëmijët indigjenë – vendas – do të mund të bëheshin edhe më të ngjashëm me të bardhët.

Niger, junta akuzon presidentin për tradhti të lartë

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:34

Liderët e grushtit ushtarak të shtetit në Niger njoftuan se do ta ndjekin penalisht presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum. Ky i fundit do të akuzohet për "tradhti të lartë" dhe "minim të sigurisë" të vendit, bëri të ditur në një njoftim televiziv junta ushtarake që ka marrë në dorë drejtimin e vendit.  

1 trilion lira për dëmet e tërmetit në Turqi

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:12

Rreth një 1 trilion lira (37 milionë dollarë) do të japë qeveria turke për të rikuperuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në shkurt të këtij viti.

Nga buxheti i qeverisë turke do të dalin 762 miliardë lira, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në formën e alokimeve për pushtetin vendor, agjencinë e punësimit İşkur dhe agjencinë e sigurimeve shoqërore SGK. “Ne llogarisim se shpenzimet e përgjithshme do të jenë rreth 1 trilion lira këtë vit," tha zëvendëspresidenti Cavit Yılmaz.

Hipokrizia që mban Italinë të ndarë

Postuar në 14 Gusht, 2023 00:52

 

Greqia është një vend polietnik, por "nuk është gjaku që flet"*

Postuar në 14 Gusht, 2023 00:26

 

Një bisedë me historianin e njohur, Thanos Veremis, se si nisi revolucioni grek e deri tek Andrea Papandreu. Botimi i librit kolektiv “1821. Kryengritja e grekëve”, u bë shkas që të takojmë historianin, pedagogun e Universitetit Kapodistrian të Athinës dhe nënkryetarin e ELIAMEP (The Hellenic Foundation for European and Foreign Policy) Thanos Veremis, i cili bashkë me Andonis Klapsis u përkujdes për hartimin e kësaj vepre.

Video/Rusia lëshon Luna-25 drejt Polit të Jugut të Hënës

Postuar në 13 Gusht, 2023 15:51

Dy ditë më parë Rusia lëshoi në hapësirë, Luna 25, me mission uljen e butë në polin jugor të Hënës. Lëshimi u bë nga kozmodromi i Vostochnyt dhe stacion në fjalë lëviz mbi shtratin e një rakete Souyz-2.1b.

Parashikimet janë që Luna-25 të hyjë në orbitën e Hënë më datë 16 gusht dhe aktualisht agjencia shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, ka njoftuar se është bërë aktivizimi i pajisjeve shkencore brenda saj.

Muzeu i Armëve në Gjirokastër, me didaktikën e Kinostudios

Postuar në 13 Gusht, 2023 15:10

Kalaja e Gjirokastrës është një monument i klasit të parë për Shqipërinë. Në cilindo aspekt ta shohësh. Me një biletë me çmim 400 lekësh ajo bëhet e vizitueshme për këdo, duke ofruar një atmosferë të veçantë historike, por edhe monumentaliteti, përveç pamjes së qytetit. 

Duke lënë mënjanë ndërhyrjet rikonstruktuese dhe faktit se mungojnë guida audio për të kuptuar ndarjet e shumta të saj, meriton vëmendje eksponati. Brenda kalasë së dy muze: një muze që gërshton historinë e zonës, me etnologjinë dhe figurat e njohura të saj dhe muzeu i armëve.

Historia e akullores

Postuar në 12 Gusht, 2023 19:22

 

English Heritage (organizata që menaxhon mbi 400 monumente dhe sajte historike në Britani) ka nxjerrë në shitje atë që e quan "gjëja më e mirë që nga buka e prerë" në 13 nga sajtet e saj - akullore me bukë të zezë, frymëzuar nga një recetë gjeorgjiane.

English Heritage nuk është e vetme në përpjekjet e saj për t’u ofruar turistëve ushqime të dikurshme. Në Edinburg, Trusti Kombëtar për Tokën e Gladstone të Skocisë ka një sallon akulloresh që lidhet me bulmetin që prodhohej aty në vitin 1904. Aty gjen akullore të bëra sipas një recete të vitit 1770.

Qytetet e Instagramit

Postuar në 12 Gusht, 2023 15:51

Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën sesi bëhet turizëm. Për shumë të tillë, një foto në qendrën e një qyteti turistik është më e rëndësishme se vetë përvoja e eksplorimit të tij. Corriere della Sera sjell rastin e Firenzes, një prej qyteteve më të vizituara në Itali, parë përmes përvojës së vetë turistëve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS