Hije të një skandali të ri në Greqi/Verifikim të 500 mln eurove të BE për matësat inteligjentë të ujit
Pas skandalit të fondeve për bujqësinë, në Greqi po merr formë një tjetër çështje po aq madhore. Mediat raportojnë për nisjen e një verifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës të përdorimit të fondeve të BE-së për instalimin e matësave integjentë të ujit.
Rasti ndërohë po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës dhe Zyra e Prokurorit të BE-së në Athinë, tek i cili është dorëzuar një dosje e madhe ankesash.
28 dhe 29 nëntor/12 dhe 11 dhjetor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruante dje për 29 nëntorin. Sipas tij data u ndryshua nga Enver Hoxha që donte të unifikonte Çlirimin me datën e Federatës Jugosllave. Berisha thotë se dy vitet e para, Çlirimi u festua më 28 nëntor. Mundet.
Por Berisha vetë nuk dallon shumë. Për vite me radhë, dita e themelimit të PD-së ka qenë 12 dhjetori. Prej disa vitesh Berisha vendosi të festonte 11 dhjetorin. Arsyet? Nuk dihen mirë. Ndoshta demokrati i parë ngriti dy gishtat në kapërcyell të dy datave.
Mediat/Prova e parë e përdorimit të klorinës si armë kimike në Sudan
“France24” raporton për përdorimin gazit klorinë në luftën civile në Sudan. Sipas investigimit të kryer, në datat 5 dhe 13 shtator 2024 disa fuçi me gaz klorinë u hodhën nga ajri në një rafineri në veri të Khartumit. Sulmi u krye me qëllim kapjen e rafinerisë që kontrollohej nga rivalët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.
Video/Mesha e Papa Leon XIV në Stamboll
Papa Leon XIV ka zhvilluar një meshë historike në Stamboll, në Volkswagen Arena, me rastin e 1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare.
16 mars 1978, dita kur Andreotti u bë Njeri
Massimo Franco sjell në “Corriere della Sera” një episod nga ngjarja madhore e Italisë së pasluftës – rrëmbimi i presidentit të Demokracisë Kristiane, Aldo Moro.
Korrupsion edhe në ditët e Qametit. Çfarë po financohet në Ukrainë?
Tashmë lajmi kryesor nga fronti ukrainas nuk ka të bëjë me luftimet, planin e paqes së propozuar nga Donald Trump, apo kapjen e ndonjë qyteti dhe sulmet me dronë. Ka të bëjë me korrupsionin. Numri dy i qeverisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, këshilltari presidencial, Andriy Yermak, 54 vjeç, është dorëhequr pas një kontrolli në banesë nga agjencitë ligjzbatuese.
Palaçua i amputimit të pavarësisë me shtetin bektashi
E shihni këtë? Ky palaço me pushtet, që mund të veshë çdo rrobë të mundshme vetëm e vetëm për t’u dukur si kaposhi i farës në një vend pa farë e pa derman, ka përkujtuar dje 28 nëntorin me 12 postime në Facebook. Aty ku edhe ka bastin e jetës së vet.
Me 12 postime që nuk ndalnin në shëmtimë e tyre festive dhe ceremoniale në asgjë pasi ato rimarrin folklorin e një date për festime që as ekzistojnë kund në Shqipëri. Festën e organizon politika, pasi shoqëria ka ditë pushimi dhe as kujtohet më për ndonjë vlerë nga Pavarësia.
Narkoshteti merr akreditimin e parë ndërkombëtar
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet zyrtare për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vendosur në tekst një kujtesë domethënëse për luftën ndaj krimit:
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.
Steinemeier, presidenti i parë gjerman që nderon viktimat e Guernicas
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier bëhet i pari lider gjerman që nderon viktimat naziste në Guernica të Spanjës. Ai është shoqëruar në vizitën e vet nga Zonja e parë, Elke Buedenbender dhe kanë nderuar viktimat në një ceremoni ku merrte pjesë edhe Mbreti Felipe VI.
Gjuetia njerëzore në Sarajevë, të përfshirë krerë shtetesh dhe biznesmenë të Europës
Gazetari kroat, Domagoj Margetić, ka paditur penalisht presidentin serb Aleksandar Vuçiç në prokurorinë e Milanos, për atë që në media është përshkruar ditët e fundit si Safari i Sarajevës. Gazetari akuzon Vuçiç se ka qenë pjesë e një njësie ushatarake serbe, të drejtuar nga Sllavko Aleksiç, e cila u ka bërë të mundur njerëzve të pasur e të pushtetshëm nga vende të tjera të vrasin civilë për kënaqësi në këmbim të parave.
