Pse duhet kufizuar me ligj dhurimi i spermës

Postuar në 21 Shtator, 2023 17:57

 

Është pasdite vere në Amsterdam. Dy të rinj takohen dhe krijojnë një marrëdhënie të rastësishme. Mbrëmja mbyllet, në mënyrën më të mirë për të dy, me një takim seksual. Të nesërmen, gjatë një bisede për t'u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe për të forcuar marrëdhënien e tyre, ata zbulojnë (çfarë rastësie!) se të dy janë ngjizur me anë të IVF (fertilizimi in vitro), përmes një donatori anonim. Kjo është gjithnjë e më e zakonshme në ditët tona, megjithëse nuk është saktësisht një temë standarde e bisedës për takimet e para.

Serbia Tjetër, ose Serbia e Pamundshme*

Postuar në 21 Shtator, 2023 17:40

 

Pretendim për presione nga Bullgaria në censin 2023 në Shqipëri

Postuar në 21 Shtator, 2023 16:34

Shoqata maqedonase “Most” në zonën e Gollobordës, Bashkia Bulqizë, akuzon Bullgarinë se po përpiqet të ndikojë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Sipas shoqatës, Bullgaria synon asimilimin e minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës, duke u bërë atyre presion të deklarohen si bullgarë.

Nuk flitet përherë Lopthi!

Postuar në 21 Shtator, 2023 14:37

Ka një problem shumë të madh me thjeshtimin që bëhet në qëndrime publike të mesazheve të ndryshme. Është një zakon që buron nga instinktet fisnore dhe tribale që të flitet në emër të të gjithëve për të gjithë.

Njerëz që dalin në publik dhe vetëautorizohen se kanë kredenciale për të thënë çdo gjë duke e paraqitur këtë si të natyrshme.

Sot ka dalë Eduart Shalsi në Kuvend e ka thënë ndër të tjera se:

Ky është diplomat

Postuar në 21 Shtator, 2023 13:19

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ndër të tjera ka folur edhe për pretendimet e palës kosovare për ndërmjetësin europian të dialogut me Serbinë, Mirosllav Lajçak:

Anglisht në BE, pavarësisht Brexit-it

Postuar në 21 Shtator, 2023 11:42

 

Spermatozoidet nuk kanë ADN mitokondriale

Postuar në 21 Shtator, 2023 10:03

ADN-ja mitokondriale - kodi gjenetik i veçantë që gjendet në organele, që shërben si gjeneratori i çdo qelize në trup - transmetohet ekskluzivisht nga nëna. Një studimi i botuar në Nature Genetics dhe i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon se kjo ADN mungon te sperma, por është e pranishme te veza.

Rivalitet BE-Turqi në Azinë Qendrore. Brukseli: Pasoja kush njeh Qipron Veriore

Postuar në 21 Shtator, 2023 00:35

Bashkimi Europian ka zbuluar politikën e vet kundër zgjerimit të ndikimit turk në Azinë Qendrore. Mediat citojnë Dietmar Krissler, kreun e Divizionit për këtë rajon në Shërbimin e Jashtëm të Veprimit Diplomatik të BE-së të jetë shprehur kundër përfshirjes së Qipros Turke si vëzhguese në  Organizatën e Vendeve Turke, duke paralajmëruar madje "pasoja negative". 

Ukraina kërkon që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB

Postuar në 20 Shtator, 2023 23:24

Seanca speciale e OKB-së kushtuar Ukrainës bëri bashkë në të njëjtën sallë presidentin ukrainas dhe kreun e diplomacisë ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky  kërkoi që Rusisë të mos i njihet më e drejta e vetos.

Prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit është e paligjshme”, dhe “fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e shtyu OKB-në në këtë ngërç”, tha Zelensky.

Lombardia vuan largimin e bluzave të bardha

Postuar në 20 Shtator, 2023 18:31

Largimi i bluzave të bardha ka prekur edhe Italinë. Në rajonin e Lombardisë mungojnë rreth 3 mijë infermierë. Sipas Urdhrit të Infermierit, të cilit i referohet Corriere della Sera, janë rreth 66 mijë infermierët që shërbejnë në spitalet e rajonit, shumë më pak sesa nevoja që ka sistemi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS