Britani, avioni luftarak bie mbi autostradë gjatë një shfaqjeje ajrore, të paktën 11 viktima
Shfaqja ajrore e Shoreham-it në Sussex të Britanisë së Madhe ku një avion ram bi një autostradë me trafik, ka shtuar numrin e viktimave. 11 persona dyshohet se kanë humbur jetën kur aeroplani u rrëzua në rrugën plotë me makina, raportojnë mediat britanike. Sipas policisë, ende nuk kanë mundur të identifikohen emrat e të vdekurve, ndërkohë që paralajmërohet se numri i viktimave pritet të rritet, duke kaluar ndoshta shifrën 20. Ajo që po e bën më të vështirë identifikimin e numrit të viktimave është edhe terreni i gjerë ku është përfshirë aksidenti.
Qeveria ua heq bashkive mbledhjen e taksave. Ka më shumë besim tek drejtoria e vet e tatimeve?!
Një tjetër hap drejt centralizimit, këtë herë në sektorin e mbledhjes së taksave. Gazeta Shqip flet sot për një dokument strategjik të qeverisë, një projekt që do të hyjë në fuqi pas shkrirjes së policisë bashkiake. Sipas draftit, të ardhurat e pushtetit lokal do të kontrollohen nga Tatimet dhe jo më nga bashkitë, pasi vendorët nuk kanë aftësinë e duhur për t’i mbledhur këto taksa, shkruan Shqip.
Ja si duket Kelly Brook sapo zgjohet nga gjumi (FOTO)
Kelly Brook ka postuar nje foto ne Instagram ku tregon veten sapo eshte zgjuar.
Modelja britanike serish duket mahnitese, dhe na le te kuptojme se trukimi nuk eshte sekreti bukurise se saj
Më në fund çmimet e biletave ajrore shqiptare skandalizojnë edhe Fevziun. Shenja se vërtet jemi në krizë…
“Lufta e Vlorës”, Gjika e quan indirekt Lelin idiot, të paaftë dhe të lig
I pari i dërgoi një tufë lule ditën që pasardhësi hyri në zyrën e tij të dikurshme. I dyti, vetëm pas disa muajsh fushatë, zgjedhje dhe sezon veror, e kuptoi që Vlora paska patur shumë problem. Detyrimisht, është fikur “respekti reciprok” mes Dritan Lelit dhe Shpëtim Gjikës.
Shpëtim Idrizi presion Ramës: Duhen ndryshime në qeveri
Aleati më i ri i maxhorancës së majtë, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Panorama” i bën thirrje Kryeministrit Rama që të ndërmarrë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar. Idrizi thekson se kabineti Rama ka nevojë për emra, stil dhe përmbajtje të re. Sipas kreut të PDIUsë, kompozimi aktual i qeverisë e ka dhënë mesazhin e tij këto dy vite qeverisje, ku shqiptarët po largohen nga vendi. “Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite.
Provokuese deri ne fund modelja argjentinase Claudia Ciardone
Varoufakis thotë se Greqia është laborator i Gjermanisë. Objektivi; të goditet Franca
Në një intervistë për “Le Monde”, ish-ministri i Financave greke, Yanis Varoufakis, u shpreh se, marrëveshja e shtetit grek me partnerët ndërkombëtarë, është një kapitullim. Sipas tij, me këto kushte Gjermania po kërkon daljen e Athinës nga Eurozona me objektivin e vetëm që të godasë Francën. Ai e konsideron Greqinë, si një laborator, ku mund të eksperimentojë memorandumin e tij para se ta eksportojë atë. “Nëse Greqia ka ndërmend ta aplikojë këtë memorandum dhe reformat që e shoqërojnë atë, nuk do të pasojë tjetër gjë përveç “Grexit”.
Hekurudha Shqipëri-Kosovë nuk diskutohet në Samitin e Vjenës
Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. “Koha Ditore” shkruan se në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve. Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë - Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.