Kujt i referohet kryeministri për azilantët shqiptarë të Greqisë?
Para pak ditësh kryeministri shqiptar, duke iu përgjigjur pyetjeve për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria theksoi se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia! "Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu"- deklaroi Rama duke përmbledhur shkurt në një fjali problematikën e largimit të shqiptarëve, pa dhënë fakte e shifra që mund ta bëjnë të vlefshëm këtë argument të tij.
Z. Veliaj, Piramida nuk është Garazh
Para dy ditësh, Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erjon Veliaj, prezantuan një sërë masash ndëshkuese për ata qytetarë që ndotin hapësirat publike. Shumëkush mund edhe të ketë qeshur kur shikon kryetarin e bashkisë së një qyteti të rrëmujshëm si Tirana të paralajmërojë ndëshkim për ata që urinojnë rrugëve apo edhe presin pemë, apo flakin mbeturina në rrugë. Mirëpo kjo nismë duhet vetëm përshëndetur, pasi qyteti është i të gjithëve dhe ka një shumicë që e duan të pastër. Dhe të pastër e mbajmë të gjithë.
Jashtëtokësorët/Tre autorë propozojnë kërkimin e jetës përmes gjurmimit të “vdekjes”
A ka jetë diku tjetër? Apo jemi të vetëm në univers? Pyetje që duket se nuk do të marrin përgjigje për një kohë të gjatë, ndonëse shkenca është vënë në kërkim të jetës jashtëtokësore. Mjetet teknologjike kanë shumëfishuar kapacitetin njerëzor për të gjurmuar botë të tjera, por deri më tani nuk ka gjë konkrete. SETI, apo Search for Extraterrestrial Intelligence, është programi më i njohur në këtë drejtim. Por së fundmi tre autorë, Adam Stevens, Duncan Forganand Jack O’Malley James, sugjerojnë një qasje tjetër.
Megan Fox? Jo, është Alende, versioni brazilian
Claudia Alende shihet si versioni brazilian i Megan Fox. Ka që mendojnë se ajo është "më lart". Fotot ndoshta ndihmojnë për të krijuar një ide
"Europa e ka humbur rrugën e saj. Duhet të tregohet strategjike me Ballkanin”
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë austriakes “Der Standard”. Po e përcjellim ashtu siç është përkthyer nga Zyra e Shtypit në Kryeministri:
Standard: Cili është qëllimi i iniciativës për shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të rinjtë nga rajoni për të zhvilluar shkëmbime në të ardhmen?
Një shifër për ikjen e shqiptarëve dhe një kryeministër që gajas Samitin e Vjenës
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha para pak ditësh se shumica e shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani janë emigrantë në Greqi apo Itali. Pra nuk ikën kush nga Shqipëria sa të bëhet problem. Një gënjeshtër e një ministri gënjeshtar që i bën jehonë gënjeshtrës së eprorit të vet. Dhe për këtë arsye, “lëre Zot, se aq ka në dorë”. Meqenëse qeveria shqiptare ka vendosur të mos përballet hapur me problemin, sjellim këtu një të dhënë që e publikon revista gjermane “Spiegel”, në një shkrim kushtuar emigracionit nga Ballkani.
Z. Braçe, sikur të flisnit edhe për ndonjë gjë tjetër!
Foli dje, foli edhe sot. Këtu nuk është fjala për të drejtën e fjalës, se atë e kemi vetë, por për vlerën e asaj që themi. Erjon Braçe, deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka dy ditë që “prononcohet” në Facebook për çështjen e Kishës së Dhërmiut, për akuzën e Greqisë se prishja e saj me rruspat e INUK-ut, natën, si dikur ndalimi i grupeve armiqësore, kujton aktet e ISIS. Dhe deputeti ka një kundërshembull: restaurimin e Kishës së Karavastasë.
Gjendet i vdekur në motel sozia e Justin Bieber (FOTO)
Tobias Sheldon, fansi numër 1 i Justin Bieber, që shpenzoi 100 mijë dollarë ne ndërhyrje kirurgjikale për ti ngjarë identik këngëtarit, është gjetur i pa jetë në një motel në Los Angelos.
Në dhomën e Tobias janë gjetur edhe lëndë narkotike, por policia ende nuk ka dhënë versionin përfundimtar të shkakut të vdekjes të 35-vjecarit.
Kostot e jashtëzakonshme të ushqimit(video)
Organizata Botërore e Ushqimit publikon një video informuese mbi kostot e ushqimit të papërdorur dhe të hedhur. Ju ftojmë ta ndiqini, pasi është një problem që ka të bëjë me te gjithë. Video është më pak se 3 minuta.
Pamela Anderson bën përkufizimin perfekt për Botox-in !
Pamela Anderson në intervistën e radhës tregon për ndërhyrjet kirurgjikale të kaluara, dhe faktin që ndonëse është 48-vjec, ndihet sikur rinohet cdo ditë e më shumë.
Ndërsa përsa i përketë Botox ajo thotë:’Është gjëja më e keqe që mund t`i ndodh dikujt, dhe gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Le të plakem, nuk kam ndërmend të bëj plastikë. Dikur nuk njoha më veten time, dëshiroja vetëm të qëndroja në krevat dhe të mos lëvizja nga vendi.’