Kisha Ortodokse: Akte që nxisin konfliktet mes besimeve. Kisha Katolike: Respekti ndaj varreve të çdo personi, i patjetërsueshëm
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë pak minuta më parë një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.. “Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.
Pas 19 vitesh në Riad kapet truri i një atentati anti-amerikan
E përditshmja Asharq al-Awsat, të cilës i referohet AFP, njoftoi sot se pas një ndjekjeje prej 19 vjetësh, shërbimet saudite të sigurisë kanë arritur të kapin një saudit, akuzuar si truri i një atentati ku mbetën të vrarë 19 ushtarë amerikanë. Ahmed Ibrahim al-Mugassil është akuzuar për planifikimin, në bashkëpunim, të atentatit me një kamion cisternë të mbushur kryer më 25 qershor 1996 në Khobar, ku si pasojë mbetën të vrarë 19 ushtarë të ushtria amerikane dhe u plagosën 372 të tjerë, sipas kësaj gazete.
Foto/Pas fjalëve është mirë të shohim veprat dhe sjelljen
Fotoja në fjalë ka kohë që qarkullon në internet dhe ka për autor Armando Babanin. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministër në një akt që flet vetë. Sot shtron iftarë e parakalon në Paris me tre lapsa në xhep, por koha dokumenton edhe këto sjellje.
Armina surprizon me “Kafe dhe trëndafila”
Prej disa muajsh ka çelur blogg-un e saj. Frymëzuar nga stilistë me emër, bukuroshja Mevlani, propozon në set fotosh se si mund të vishesh në një paradite e të shijosh kafenë vetëm, në një nga rrugët e Tiranës. Ajo zgjedh pamjen e Angeline Jolie, një nga kafetë e kryeqytetin që ngjan me ato të Parisit, dhe veshjet e stilistëve të preferuar. Natyrisht, gjithçka e gërshetuar me modën e viteve ’70.
Foto/Ka ADN katolikësh, por ka edhe ADN ortodoksësh!
Deri ku arrin absurdi: http://shqiptarja.com/home/1/kisha-n--dh-rmiverifikohet-adn-ja-e-priftit...
Kryeministri: E prishëm që ta bëjmë më të bukur. Kërkon heshtjen e PD-së
Ky është postimi i kryeministrit për aktin vandal dhe të pabesë të prishjes së Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Ju ftojmë ta lexoni:
Është e pabesueshme edhe për mua që ka kohë që nuk çuditem nga ushqimi i paçertifikuar që Partia Demokratike u jep përditë shqiptarëve, njësoj si ato thertoret e kthesës së Kamzës të cilat shisnin mish të therur në kohë reale mes baltës e gjakut.
Reagim i Greqisë: Akt identik si ai i xhihadistëve në Lindjen e Mesme
Vjen edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë lidhur me prishjen e Kishës së Shën Thanasit. “Prishja e vendeve të shenjta dhe të kultit, të paktën deri së fundmi, ka ndodhur në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, nga duarta e xhihadistëve. Sot ne pamë një akt të tillë në vendin tonë fqinj, Shqipëria. Do të informoheni për lëvizjet e Greqisë në komunitetin ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Fotolajm/Prishja e Kishës së Shën Thanasit
Reagim i PBDNJ-së: Për kishën, reagim imediat ndërkombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktin e prishjes së kishës së Shën Thanasit. Sipas kësaj partie, loja me patriotizëm nuk ka vend sa kohë pas këtij akti qëndrojnë interesa pronësie të Koço Kokëdhimës. “Vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e rradhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise.
Raporti Javor (17 - 23 Gusht 2015)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 17 - 23 Gusht 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe