Presidenti kinez: Duhet të jemi partnerë, jo rivalë
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, që Kina dhe SHBA të jenë partner.
Të dyja vendet duhet të jenë partnere, jo rivale
citohet Xi pas takimit me zyrtarin amerikan që ndodhet në Kinë për herë të dytë brenda këtij viti.
Ka ende një numër çështjesh që duhen zgjidhur dhe ka ende hapësirë për përpjekje të tjera. Ne shpresojmë se SHBA mundet po ashtu të marrë një pozicion poztiv për zhvillimin e Kinës
Shtyhet votimi i Rezolutës për Srebrenicën
Mediat rajonale raportojnë se votimi i Rezolutës për Srebrenicën në OKB është shtyrë. Parashikuar për në datën 2 maj, votimi është shtyrë për shkak se teksti është shpërndarë për rishikim nëse do të ketë propozime.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori i Bonsje-Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumdzija.
Një hap mbrapa për #MeToo, rrëzohet dënimi për Harvey Weinstein
Gjykata më e lartë e Nju Jorkut rrëzoi sot vendimin e dhënë nga një gjykatë e një niveli më të ulët për rastin që shënoi nisjen e lëvizjes MeToo. Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin që dënonte producentin e Hollivudit, Harvey Weinstein, me burgim për përdhunim.
Të vdesësh nga korrenti në anë të rrugës
A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?
Lufta NATO-Rusi çon në humbjen e pashmangshme të Rusisë
Ndërkohë që skenarët për Ukrainën sa vijnë e bëhen më të zymtë, ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski, deklaron se një luftë e Rusisë me NATO-n do të çonte në humbje të Kremlinit. Madje sipas Sikorskit ky do të ishte rezultati i pashmangshëm.
Nuk është Perëndimi, pra NE që duhet të trembemi, por e kundërta. Ja vlen të kujtohet kjo dhe jo për të rritur ndjesinë e kërcënimit te rusët, pasi NAT është një pakt mbrojtës, por për të treguar se një sulm nga rusët ndaj njërit prej anëtarëve të saj do të përfundonte në humbje të pashmangshme
OKB: Rreth 300 milionë njerëz vuajtën urinë në 2023
Gati 282 milionë njerëz në 59 vende u përballën me urinë akute në vitin 2023. Rripi i Gazës është territori me numrin më të madh të njerëzve që kanë vuajtur nga uria vitin e kaluar, sipas një raporti të OKB-së.
Raporti konstaton se në vitin 2023 numri i njerëzve që përballen me urinë akute u rrit me 24 milionë krahasuar me vitin 2022 për shkak të përkeqësimit të fortë të sigurisë ushqimore, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe Sudan.
Të dhëna të reja zbulojnë vendin ku është varrosur Platoni
Shënime të gjetura në Ercolanon e sotme, Itali, lokalizojnë vendin ku është varrosur Platoni (427 – 348 p.e.s.). Së bashku me qytetin e afërt të Pompeit, Herculaneum u shkatërrua gjatë shpërthimit vullkanik të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, duke e varrosur qytetin nën shtresa të trasha hiri.
Alimehmeti: Bashkia klinikisht e vdekur, nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila u rrëzua. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, nuk u lejua të hynte në Bashki për të dorëzuar kërkesën. Në studion e MCN Live, ai tha se detyra e Këshillit Bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë.
Si u bë Sandro Botticelli një nga artistët më me ndikim në histori
Historia e artit perëndimor mund të mos kishte qenë e njëjtë pa Sandro Botticelli-n. Duke pasur pjesëtarët e familjes me ndikim Medici si klientët e tij kryesorë, Botticelli mori shumë porosi të profilit të lartë, disa prej të cilave konsiderohen si arritjet më të mira të lëvizjes së Rilindjes. Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit XV, ai prodhoi portrete laike të elitës fiorentine, si dhe skena fetare dhe mitologjike që përcaktuan një epokë të re arritjesh artistike.
Karriera e hershme