Zelenskiyt i mbaron mandati më 20 maj
Shërbimi i jashtëm rus. SVR, ka shpërndarë një deklaratë publike përmes së cilës kujton se presidentit ukrainas, Zelenskiy i mbaron mandate presidencial më 20 maj. Nisur nga kjo rrethanë, SVR vë në dukje një aspekt të legjitimitetit të presidentit ukrainas, që cilësohet si “njeri kyç në skemat e financimit të luftës që po sjellin fitime të jashtëzakonshme Kievit dhe prodhuesve perëndimorë”.
Kubanët i bashkohen ushtrisë ruse
Rusia po rekruton shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Sipas një investigimi të BBC, pagesa e lartë dhe mundësitë që jep pasaporta ruse janë dy arsyet pse kubanët zgjedhin radhët e ushtrisë ruse.
Rusët zëvendësojnë trupat amerikane në Niger
Këshilltarë dhe pajisje ushtarake ruse kanë mbërritur në Niger, pas lajmit për largimin e forcave amerikane.
Sipas televizionit shtetëror, një grup i parë prej rreth 100 këshilltarësh rusë kishte mbërritur në Niger më 10 prill së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore.
Dy transportues ushtarakë mbërritën të shtunën, sipas Tele Sahel, i cili raporton se Rusia ka dërguar më parë tre aeroplanë mallrash me material ushtarak dhe instruktorë.
Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë prodhimin e avionëve Boeing
Sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë po rëndojnë inidrekt mbi një nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe. Boeing po has vështirësi në prodhimin e avionëve 787 Dreamliner për shkak të mungesës së një komponenti kyç, subjekt i sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, raporton Wall Street Journal.
Izraeli ndalon veprimtarinë dhe transmetimet e Al Jazeera
Kabineti i luftës ën Izrael ka vendosur ndalimin e kanalit televiziv Al Jazeera. Njoftimi është dhënë në rrjetin “X” nga kryeministri Beniamin Netanyahu që ka raportuar për një “vendim unanim”.
Një drejtor banke njofton se qeveria do nisë me garancitë sovrane për projektet në infrastrukturë
Në një intervistë për revistën ekonomike “Monitor”, drejtuesi ekzekutiv i “Abi Bank”, Andi Ballta ka paralajmëruar kreditimin nga sektori bankar të projekteve infrastrukturore në bregdet. Duke vlerësuar maksimalisht turizmin dhe madje modelin e ndjekur nga qeveria shqiptare të ndërtimeve massive në bregdet, Ballta ka bërë ndër të tjera këtë vërejtje:
Pas raportit të Reporterëve pa Kufinj, Ekzekutivi jep leje krijimtarie për analistët me sindromën PAS
Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufinj dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama se do të marrë masa, përfaqëson një sinjal se padishahu i Tiranës do ta korrigjojë imazhin e vet edhe në këtë drejtim. Për këtë arsye, parashikohet një ndryshim sjelljeje në raport me gazetarët, ndërkohë sipas burimeve të “Të Kripura”, qejahaji i lajmeve të kryeministrisë, Endri Fuga është urdhëruar të bëjë një lëvizje tjetër propagandistike.
Pas talebanëve, SHBA në tryezë edhe me Hamasin
Media të ndryshme bëjnë me dije se një delegacion i Hamasit, organizata islamike palestineze, është drejtuar për në Kajro në përpjekje të firmosjes së një marrëveshjeje armëpushimi. Ndërmjetësit sugjerojnë që palët të ndalin luftimet për 40 ditë, kohë kur do të kryhet shkëmbimi i pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
Kush garon përballë kreut të Partisë së "Punës"?
Kryeministri Edi Rama është shfaqur i lumtur sot në Vlorë, bashkë me Mandin, një “demokrat i socializuar”. Me vizionin: Të gjithë shqiptarët për Partinë e Punës, z. Rama ka vënë në dukje se demokratët e socializuar kanë lënë iluzionet e i janë drejtuar punës. Pra partisë së punëve që ai drejton.
Me kreun faktik të opozitës kryesore në Dritare, me bashkëpunëtorin e tij, Ilir Meta që i ka thënë mirupafshim Arsyes, z. Rama hyn në fushatën e re ashtu siç edhe ia ka ënda: pa asnjë kundërshtar real.
Pashka serbe/Ne serbët jemi viktima të përjetshme!
Në një mesazh me rastin e Pashkëve, Patriarku serb, Porfirije, ka shpërndarë një mesazh që cilësohet si “mesazh uniteti” nga agjencia serbe “Tanjug”. Duke ngritur lart sakrificat e kombit serb në dy luftërat botërore, Porfirije ka folur edhe për dy çështje që vështirë se kanë lidhje me Ungjillin dhe Pashkët.