Një NATO pa Amerikën

Postuar në 19 Maj, 2026 18:58

 

800 000 shtëpi bosh në Greqi

Postuar në 19 Maj, 2026 14:45

Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes raporton se në vend janë 800 mijë shtëpi bosh, një shifër që përfaqëson 12% të të gjithë stokut të banesave në Greqi.

Të dhënat i ka përcjellë në fakt drejtoresha Mando Zisopoulou sipas të cilës numri në fjalë mund të shërbejë për të amortizuar krizën e strehimit në vend. Sipas saj banesat që rrinë bosh nuk janë në zona presioni social por në Egjeun juglindor apo në ishujt Jonianë.

Drejt konfliktit direkt NATO-Rusi

Postuar në 19 Maj, 2026 14:32

Zv. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Rybkov ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për agjencinë TASS, se konflikti direct me NATO-n është real dhe se ai do të ketë pasoja katastrofike.

Narrativa përshkallëzuese e kryeqyteteve europiane rreth kërcënimit në rritje të një lufte me intensitet të lartë me Rusisë…si dhe veprimet provokative në sferën bërthamore rrezikojnë përplasjen direkte

ka thënë ai.

Vini ndonjë tabelë punimesh në Nartë se ju kontrolloni botën!

Postuar në 16 Maj, 2026 19:37

Shkruan në Facebook aktivisti Ervin Goci:

Në Nartë gjetëm 600 hektarë të rrethuara, po për be as edhe një roje..kishin ik si lepuj.

Kaq e ligjshme është e gjithë gjëja, sa nuk del njeri, a firmë, a logo, a ku di unë që të dalë e të nxjerrë një copë letër. Procedura është e thjeshtë, lëshojmë hordhitë si fazë e parë që të shqyejnë terrenin, të presin çfarë duhet prerë, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare që të hedhin firmat.

Në këtë fazë është e qartë: asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit.

S'ka si deti ynë. Nuk ka as si Fevizu në fakt me shokë, ndaj nuk do shkelur

Postuar në 16 Maj, 2026 18:37

Blendi Fevizu ka nisur avazin e agjentit publicitar. Deti është perlë,- thotë ai. Nuk ka det si ky në mbarë botën,-vazhdon më tej në një videomesazh në rrjetet sociale.

Peeeeeerrrrlë, peeeeeeeeerrlë. Dëgjohet gazetar-moderator e të tjera çfarë është ai.

Feriti del nga vrima. Njofton publikimin e një dokumenti në ditët në vijim

Postuar në 16 Maj, 2026 18:31

Njofton sot Ministria e Jashtme se "Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X" sipas të cilit priten zhvillime të mëdha. Konkretisht: 

Protestë në Pishë Poro kundër hotelit të Kastratit dhe Kushner

Postuar në 16 Maj, 2026 18:26

Sot në Pishë Poro të Vlorës, në zonën e quajtur Hidrovori në Akërni, është zhvilluar një protestë e 100 aktivistëve të cilët kanë hedhur poshtë rrethimin e kompanisë që po ndërton dhe kanë hyrë brenda.

Në zonën në fjalë, e shpallur me ligj “Zonë e Mbrojtur” po ndërtohet një objekt shumëkatësh, përmes vendimeve të papublikuara dhe në shkelje të konventave.

Pamjet ofrojnë një shembull të radhës sesi institucionet shkelin ligjet që miratojnë vetë për interesa të ngushta dhe oportunizëm politik.

Diella iku. Garë e ethshme në opozitë për zëvendësimin në qeverinë hije

Postuar në 15 Maj, 2026 15:15

Sapo kreu i PD-së, Sali Berisha, shpalli të rremë Diellën si ministre e Inteligjencës Artificiale, në radhët e opozitës ka nisur lufta për marrjen e kêsaj detyre në qeverinê hije të opozitës. Tensioni është shumë i lartë dhe mes rivalëve kryesorë janë Xhelal Mziu dhe Flamur Noka. Burimet thonë se nga  në sondazh konfidencial demokratët mendojnë megjithatë se emri më i përshtatshëm për këtë detyrë është Lulzim Basha. 

CEO i Axel Springer deklarohet hapur sionist në Kongresin Botëror Hebre

Postuar në 14 Maj, 2026 19:09

Axel Springer SE, një nga konglomeratet më të mëdha mediatike në Evropë, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratës së CEO-s së saj, Mathias Döpfner, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Bordit Drejtues të World Jewish Congress në Gjenevë tre ditë më parë.

“Jam një goy [jo-hebre], dhe jam sionist. Me gjithë zemër, nga bindja dhe me pasion”, deklaroi Döpfner para të pranishmëve.

BE-NATO drejt "Shengenit ushtarak"

Postuar në 14 Maj, 2026 13:40

Komisioneri Europian për Transportin dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas ka deklaruar në Athinë se BE dhe NATO kanë rënë dakord për krijimin e një “Shengeni ushtarak”. Sipas marrëveshjes mundësohet lëvizja e shpejtë e trupave dhe mjeteve përmes Europës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS