Biznesi i pandershëm i Byrosë së Sigurimeve me jetën e shqiptarëve

Data 16 Janar 2016, një ditë e shtunë e ftohtë dhe me reshje shiu në Tiranë, do ta ndryshonte jetën e Alma Cukës përgjithmonë; megjithatë, ajo e konsideron veten me fat. “Ishte mbrëmje vonë, ftohtë dhe errësirë, teksa bashkë më mamanë time ishim duke kaluar rrugën kryesore Luigj Gurakuqi në Tiranë, kur një makinë kaloi më shpejtësi dhe më përplasi fort në rrugë. M’u duk sikur për pak çaste më ndali jeta, derisa ndjeva goditjen e fortë në tokë,” kujton Alma.
Protestë dhe padi Edi Ramës, Dule "tradhëton" opozitën
Opozita zyrtarizoi datën 27 Janar për protestën e rradhës. Data u vendos nga Lulzim Basha e Monika Kryemadhi pas takimit që kishin mbrëmjen e së dielës. Fundi i muajit u pa si koha më e përshtatshme për të zhvilluar protestën, pasi kryetari i Partisë Demokratike të ketë përfunduar edhe turin në rrethe.
Lirohet nga detyra Haki Çako
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ëstë liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj dhe ai është njoftuar nga ky I fundit gjatë një takimi me drejtues të policisë.
Çako ikën nga kjo detyrë si drejtuesi kryesor i mbetur nga periudha kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri. I lavdëruar shpesh si njeri me profesionalizëm të lartë, Çako nuk arriti ndonjë gjë, sidomos gjatë epokës së kanabizimit që e vendosi Shqipërinë në listën kryesore të kultivimit dhe trafikimit.
Akademiku turk: Noe foli në celular me djalin e tij
Duket se Turqia e Erdoganit po kalon bindshëm drejt një varianti alternativ të shpjegimit të shumë gjërave të kësaj bote. Rasti më i fundit është ai i një akademiku, Yavuz Örnek, i Fakultetit të Shkencave Detare në Universitetin e Stambollit i cili ka folur në një intervistë për komunikimin e Noes me djalin e tij.
A do mbetet Rusia "lojtar" i fortë në arenën globale?
Qoftë në epokën Perandorake të carëve ( sidomos në fillim të shekullit të 18, 19 dhe 20), qoftë si shtyllë e sistemit ndërkombëtar apo superfuqi globale gjatë epokës sovjetike (sidomos periudhën 1945-1991), Rusia / BRSS tradicionalisht ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
Pas rreth një dekade të dobësisë së brendshme dhe ndikimit shumë të kufizuar ndërkombëtar, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin dhe (ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete), tenton një rikthim në çështjet ndërkombëtare dhe zgjerimin e ndikimit në zonat e mëparshme të influences.
Ata (nuk) kanë ide !?
Të gabosh është njerëzore; të pranosh gabimin dhe ta korrigjosh, është madhështore
Sikur të kishin ide të konkurueshme, ata do i ballafaqonin me idetë e të tjerëve. Në sistemin demokratik pastaj votohet për ide të ndryshme dhe në fund fiton njëra. Madje edhe idetë mund të kombinohen dhe plotësojnë njëra tjetrën për interesin e organizatës.
Zbresin kreditë e këqija, bankat pastrojnë bilancet
Kreditë e këqija kanë zbritur në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit. Në Nëntor të 2017-s niveli i huave me probleme arriti në 14.3%, duke i korrespoduar një vlere prej 595 milionë Eurosh, nga 1 miliard që shënuan në Shtator të 2014-s.
Pavarësisht kësaj, përqindja më e madhe e portofolit të kredive me probleme ka rënë për shkak të pastrimit të bilanceve nga ana e bankave.
Dekoratat dhe medaljet, sa para kushtojnë?
1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën korrik 2012-qershor 2017. Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo.
Vasal apo jo? Një debat pa shumë kuptim...
Aleks Luarasi, professor i të drejtës ndërkomëbtare shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” për raportin e Skëndebeut me Alfonsin e Napolit. Titulli parathotë argumentin: Skënderbeu, aleat apo vasal i Alfonsit të Napolit?
http://www.gsh.al/2018/01/07/skenderbeu-aleat-apo-vasal-alfonsit-te-napo...
E shiti edhe çështjen “Tahiri”?
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike i ka lënë vend dje një shkrimi të publikuar në gazetën britanike “The Times” që flet për kanabizimin e Shqipërisë.
Mund të supozojmë se “RD”, si organ që qëndron për fjalën e lirë dhe ka qenë 27 vjet në opozitë siç edhe tha kryeredaktori i saj në përvjetorin e para disa ditëve, e rimerr dhe e përkthen për të vazhduar në këtë rrugë. Pra për të bërë opozitë me tezën e kanabisit. Shkrimi që është përkthim i tekstit origjinal ka një ndryshim, titullin: Rama habit gazetën “The Times”. Fajin për drogën e ka Italia.
