Miti i rremë i diktatorit modernizues
Shumë amerikanë joshen në mënyrë të çuditshme nga ideja e autokratit reformues, politikanit të fortë që mund të "modernizojë" dhe të udhëheqë kombin e tij, për ta larguar nga e kaluara e prapambetur dhe e largët. Kështu u shpresua se do të ishte edhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i Arabisë Saudite, një shpresë që tani është tkurrur nga dyshimi se ai udhëruar vrasjen e opinionistit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, në Turqi.
Marshim anti-BREXIT në Londër
Qindra mijëra demonstrues u bënë pjesë e një marshimi popullor në Londër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje “divorci” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Organizatorët thanë se 700,000 njerëz marshuan në rrugët e mbyllura të kryeqytetit për të mbërritur në sheshin e Parlamentit ku pati fjalime edhe nga politikanë.
Arrestime që lanë pa tekst opozitën
Policia dhe qeveria “bënë namin” dje në mbrëmje. Dy ish-deputetë socialistë të arrestuar, dy persona të njohur të botës së krimit në kërkim, një vëlla i njërit prej ish-deputetëve arrestuar; arrestuar po ashtu vëllai i Drejtorit të Transporteve, ish-deputetit socialist, Arben Isaraj, këta dhe të tjerë ranë në pranga.
Aksioni përfshin edhe kërkimin e Klement Balilit, ndërkohë që duket se “partia nuk po kursen radhët e veta”.
Nuk ka fund saga e drejtorëve "që po na nxjerrin bojën"
Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën
Kshtu shprehej kryeministri në maj të vitit 2015 gjatë një mbledhjeje me zyrtarë të administratës në Shkodër. Asokohe ky material rrodhi si audiopërgjim dhe as u mohua ndonjëherë nga Edi Rama.
Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, z. Rama përsërit të njëjtën akuzë:
Kemi ca drejtorë legenë që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim
Elozhe vetes...Show must go on!
Arrestimi i dy ish-depuetëve socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko si dhe disa personave të tjerë në kuadër të një operacioni të gjerë policor, ku u përfshinë dhe Forcat Renea u servirën si lajme interesante pa ndodhur ende.
Goditja e emrave të lidhur me pushtetin, por të një rëndësie të dorës së tretë apo të katërt nuk prish ndonjë ekuilibër brenda mazhorancës. E sigurtë është se shërben për të kuruar imazhin e djerrur të Policisë dhe Kreut të saj i akuzuar si vegël e qeverisë.
Arrestohet ish-deputeti socialist Arben Çuko. Shoqërohet edhe Arben Ndoka
Ish-deputeti socialist Arben Çuko është vënë në pranga për korrupsion. Në fillim të shtatorit ai u shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, detyrë që e ushtroi për dy vjet.
Ai dyshohet se jepte lejeve për të burgosurit kundrejt parave. Sipas informacioneve Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.
Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.
Vizion Plus: Mjekët dhurojnë gjak dhe mandej kryejnë check up duke falsifikuar emrat
Vizion Plus raporton sot për abuzimet me konçesionin e shumëpërfolur të check up. Sipas këtij televizioni, po paguhen 6.3 milionë euro për 420 mijë kontrolle të parkruera ndërkohë që skandali shkon më tej:
Për të realizuar planin e kontrolleve mjekësore, stafet mjekësore dhurojnë vetë gjak dhe më pas u vënë emrin e pacientëve që refuzojnë apo nuk e kanë kryer check up-in.
Kundër grisjes së marrëveshjes bërthamore
Udhëheqësi i fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili bashkë-nënshkroi marrëveshjen e vitit 1987 mbi armet bërthamore me rreze të mesme (raketat bërthamore sipas Traktatit, INF), tha se plani i presidentit amerikan Donald Trump për t'u tërhiqur nga marrëveshja është e gabuar.
"Në asnjë rast nuk duhet të grisen marrëveshjet e vjetra mbi çarmatimin ...amerikanët në Uashington në të vërtetë nuk e kuptojnë në Uashington ise ku mund të çojë kjo" - tha Gorbachev sipas agjensisë së lajmeve Interfax.
"Largimi nga INF është i gabuar"
Mbahet në Tiranë, Kongresi II Ndërkombëtar i Studimeve Otomane
Ka zhvilluar punimet në Tiranë mes datave 18-20 tetor, Kongresi i Dytë Ndërkombëtar për Studimet Otomane. Lajmi njoftohet nga mediat turke, “Hurriyet” sipas së cilës në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqëria Historike Turke, agjencia TIKA dhe institute “Yunus Emre” morën pjesë 120 akademikë nga e gjithë bota.
Protesta kundër HEC-ve shqiptare edhe në Mal të Zi
Nuk është vetëm Vjosa dhe Valbona që provokojnë reagime. Lejet e qeverisë shqiptare për diga dhe ndërhyrje të tjera kanë sjellë probleme edhe për banorët në Malin e Zi, ambientalistë të të cilit kanë protestuar dje nëkufi me Shqipërinë kundër ndërtimit të një dige në lumen e Cemit.
Mos e fusni Cemin në tuba
ishte thirrja e protestuesve.
