Amendimi i doktrinës bërthamore ruse, Naryshkin: Mesazhi u mor në Perëndim!
Kreu i shërbimit të zbulimit të Federatës Ruse, Sergey NAryshkin, ka deklaruar se qendrat kryesore të Perëndimit kanë marrë mesazhin e duhur për përdorimin nga Ukraina të armëve me rreze të gjata.
Sipas tij, përgjigja e presidentit Putin për këtë lëvizje eventuale, duke vënë në dukje se sistemet mund të përdoren vetëm nga personel perëndimor dhe me akses satelitor, përfaqëson deklaratë të hapur lufte ndaj Rusisë, ka dhënë efekt.
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin e Xhafajt
SPAK nuk do të jetë pjesë e Komisionit të Antikorrupsionit. Institucioni i akuzës njoftoi se vendimi për këtë ka qenë unanim, ndërsa do ta asistojë komisionin në fjalë me opinione ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme.
“Bashkë me Rusinë për drejtësi dhe një botë multipolare”
Kina dhe Rusia do të forcojnë bashkëpunimin për të formuar rendin shumëpolare. Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm kinez, në një shkrim për “The People’s Daily”, me rastin e 75-vjetorit të marrëdhënieve Kinë-Rusi, shprehet se kjo është zgjedhje strategjike e të dyja vendeve.
Video/Vëngu ngatërron Khomeinin me Khamenein
Shikojeni videon e ministrit Vëngu dje në Komisionin për Dezinformimin. Çfarë sigurie, kontrolli ka. Habitesh. Thua me vete: more ky rrufjan qenka xibër. Jo nga Xibra, por xibër. Nuk kanë thënë kot ca të mençur qeveritarë: Edi Rama është zbulues talentesh.
Vetëm se një vërejtje. Ministri Vëngu dje u paraqit me letër përpara dhe herë pas here dukej se lexonte raportin e vet. Dhe kjo është serioze. Sepse ke përfaqësim zyrtar. Por kur ai flet me letrën përpara referon një episod sipas tij dezinformimi dhe propagande iraniane të janarit, me autor: Ajatollah Khomeini.
Shyqyr që na begenis Rusia dhe Irani që të themi: Jemi, përveçse Vjedhim
Në Shqipëri funksionojnë dy komisione parlamentare që ilustrojnë konfliktin e hapur të shumicës qeverisëe me disa institucione që kanë detyra të posaçme që janë bërë objekt i këtyre institucioneve, por edhe me të vërteta fare të zakonshme. I pari është komisioni për Dezinformimin. I krijuar pak kohë pas nanuritjes elektorale me termin “parti e rublave”, komisioni në fjalë nuk e di as vetë se ku ta gjejë dezinformacionin ashtu siç e përcakton.
Në një raportim dje para këtij komisionit, ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zbuloi se për çfarë bëhet fjalë:
Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Gaza
Izraeli njoftoi se ka eliminuar Rawhi Mushtaha, kreu i qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës.
Në një njoftim të shërndarë nga Forca Mbrojtëse e Izraelit, IDF, thuhet se kreu i djathtë i liderit të Hamasit është viktima e radhës e sulmeve izraelite.
Media e korruptuar kundër shqiptarisë
"Nuk po kërkojmë luftë, Izraeli po na detyron të reagojmë"
Irani ka gati një përgjigje akoma më të fortë nëse Izraeli hakmerret për sulmin e tij raketor.
“Nëse ai (Izraeli) dëshiron të reagojë, ne do të kemi një përgjigje më të fortë, kjo është ajo për të cilën është angazhuar Republika Islamike”, tha sot presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.
“Ne nuk po kërkojmë luftë, është Izraeli ai që na detyron të reagojmë”, tha ai.
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
Republika Çeke ka bllokuar një deklararë të përbashkët të BE-së përmes së cilës bëhej thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënohej numri i civilëve të vrarë.
Ne mund të mbështesim tekstin me dy propozim për amendim që janë propozuar, por vendeve t tjera nuk i duan. Së pari ne mbrojtëm idenë se duhet shtuar në teskt nevoja që Hezbollah të tërhiqet nga kufiri izraelit. Së dyti, teksti ishte shumë kufizues kur vjen pun ate e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten
Edhe QSUT me koncesion?
Ish-drejtori i ISHP-së, Besnik Jakaj, thotë se degradimi i sistemit shëndetësor është i qëllimshëm dhe po përdoret për t’i shtruar rrugën dhënies me koncesion të gjithë QSUT. Jakaj tha në MCN TV se një koncesion i tillë ka kohë që përflitet në mjediset e mjekëve e ekspertëve të shëndetit publik dhe përfitues i tij do të jetë një prej oligarkëve pranë qeverisë.