Ky bën kështu se s’ka drejtësi, jo se nuk ka opozitë
Ky bën kështu sepse nuk ka Opozitë.
Ja një tezë që ka gjetur vend dhe me të cilën shumëkush shpjegon spiralen e korrupsionit të qeverisë aktuale. Është një lloj alibie që duket se kënaq si shpresë e fundit pathyeshmërinë politike të Edi Ramës, e cila është në fakt fitore në fushën bosh.
Shqipëria kashtë e koqe. Prokuroria: Mos publikoni të dhënat se kërcënohet siguria kombëtare!
Brekët e të ashtuquajturit shtet shqiptar kanë dalë sheshit. Dhe poshtë tyre nuk ka asnjë befasi. E njëjta e pëgërë që shihet jashtë. Megjithatë Porkuroria ka vendosur sot që të ndalojë publikimin e të dhënave të marra nga hakerat dhe të penalizojë sipas Kodit Penal këdo që publikon këto të dhëna.
Dakord kjo, por njoftimi mbyllet me kërkesën për mirëkuptim dhe paralajmërimin se:
cenohet rëndë rendi publik dhe siguria kombëtare
Korrespondenca e Gledis Nano/Dosja "Ymeri", spiunazh apo dedektiv privat?
Ndër materialet që dalin në sipërfaqe nga publikimi i korrespondencës së ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, është edhe një material për ndjekjen e Frederik Ymerit, ish-zyrtar i Shërbimit Informatik Shtetëror, që pak muaj më parë u përfol në media të ndryshme si person i përfshirë në aktivitet spiunazhi. Nga materiali shihet se Ymeri me dy subjekte të tjera ka qenë në përgjim telefonik, prej nga ku dalin biseda me karakter informativ por që nuk implikojnë asgjë për ndonjë përfshirje në aktivitet spiunazhi siç u servir në media.
NATO i vë syrin Alexandropoulit për bazë detare
Media greke “Kathimerini” raporton se marina ushtarake amerikane ka shprehur interes për portin e Alexandropouli, që ndodhet në verilindje të vendit
Sipas gazetës, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë propozuar zgjerimin dhe thellimin e portit me perspektivën e akomodimit në të të destrojerëve të klasit "Arleigh Burke". Anije të këtij klasi janë të pajisura me raketa të drejtuara dhe kanë kapacitete të zgjeruara për luftë elektronike.
Pa zgjerimin e NATO-s lufta e Ukrainës do ndodhte më herët
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka hedhur poshtë mendimin e qarkulluar së fundmi se një ndër shkaqet e luftës aktuale në Ukrainë është zgjerimi i NATO-s gjatë kohës kur ai ishte në pushtet.
Mendoj se bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Dhe nëse nuk do ta bënim, kjo krizë mund të kishte ndodhur më herët
tha Clinton në një intervistë për Fareed Zakaria.
Janina, aty ku u takua Natyra Shqiptare me përçmimin intelektual bizantin
Pasazhi në fjalë është shkëputur nga një ese me natyrë kronologjike dhe analitike e kërkuesit të universitetit të Heidelberg, Brendan Osswald me titull: Përbërja etnike e Epirit Mesjetar. Me Epir duhet të kuptojmë Epirin e Vjetër dhe pasazhi trajton emigraconin më të rëndësishëm, atë shqiptar.
SHBA, Kinë me viktima Europën dhe Rusinë
Në samitin e Uzbekstanit në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait janë shënuar disa zhvillime të rëndësishme.
Së pari vetë pjesëmarrja e Rusisë ilustron se bota është shumëçka më shumë sesa Perëndimi që me sanksionet tërësore ndaj Kremlinit po jep valë goditjeje të forta, por me gjasë po ndihmon në gabimin strategjik të shndërrimit të Rusisë në një fuqi aziatike.
Irani dhe Rusia, kërcënim apo kolateral i ambicieve personale të z. Rama?
Një muaj më parë në Gramsh u kapën në befasi tre rusë që mbahen ende sot nën akuzën mediatike të spiunazhit. Top-Channel raportoi disa herë se rusët u zbërthyen duke treguar se kishin filmiar Bovillën, ndërkohë që kryeministri Rama provoi se ka më shumë imagjinatë se Muhamed Veliu: sipas tij, rusët krijuan një ngjarje për të tërhequr vëmendjen nga diçka tjetër.
Se nga cila ngjarje kjo nuk dihet për shkak se këtu skandali i lë radhën skandalit e vështirë se ka ngjarje të cilës t’i zgjasë jetëgjatësia e vendit të parë mbi dy ditë.
Nuk jemi të Jehovait
Fotoja është marrë në zonën e frekuentuar të “Pedonales” në Tiranë. Tre të rinj, me gjasë joshqiptarë, të veshur në “uniformën” e predikuesit fetar që me një tabelë në rrugë duket se ftojnë njerëz të bisedojnë për punë të fesë.
Nisur nga libri i Mormonit, mendja ta thotë se i përkasin “Kishës së Jezu Krishtit dhe Shenjtorëve të Ditëve të Fundit”. Por çfarë bën përshtypje është tabela e publicitetit që është përdorur për të thyer me gjasë një paragjykim: NUK jemi të Jehovait. Pjesëza mohuese është në gërma kapitale dhe “bold”.
Secili Shqipërinë e vet
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për media dhe komunikim në rrjetet sociale prezantuar nën titullin: Kaq shumë gjëra për të folur. Z. Rama përfaqëson sot një qeveri dhe është një kryeministër që dihet se çfarë do të bëjë, se çfarë do të thotë, sesi vepron, për kë punon. Ndaj nëse në një rast tjetër do të ishte e udhës që të mbahen shënim e të dëgjohen me vëmendje, të krahasohen me ato që janë thënë për të krijuar madje pyetje dhe gjetur inkoherencën.