"O Shpëtim, ajo harta e Çamërisë në Berat, ishte puna jote, apo ndonjë intrigë moçalore"? "Ule zërin të lutem se Sajmiri ka veshë kudo. Po po ashtu në Kongresin e PDIU-së po vë një hartë të Skraparit"

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:51

Kjo është “transparenca.al”?!

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:29

Para dy ditësh deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, doli në një deklaratë për shtyp ku akuzonte qeverinë për korrupsion në tendera në Ministrinë e Arsimit. Siç u kuptua, halli i Boçit ishte që të përsëriste akuzën për tenderin e rikonstruksionit të godinës së OSHEE-së, me një vlerë 5.4 miliardë lekë, që i është dhënë Eurocol, kompania që sipas PD-së po ndërton vilën e Edi Ramës në Surrel. Tha Boçi ndër të tjera: “OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.

Tajfuni “Koppu” në Filipine, zhvendosen 10.000 banorë

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:26

Tajfuni i fuqishëm “Koppu” ka goditur veriun e Filipineve duke sjellë evakuimin e të paktën 10 mijë personave nga shtëpitë e tyre. Deri më tani nuk raportohen viktima por dëmet materiale janë tepër të mëdha nga tajfuni që lëviz me një shpejtësi 200 kilometra në orë.

Mentor Kikia: Mos i shkoni Fevziut në emision; është në krizë

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:18

Nga Mentor Kikia / Mbi debatin e pështirë mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogajt. Shumë shkurt. Duhet durim i madh të shikosh tashmë një debat televiziv deri në fund. Janë nja 20 të tillë brenda një jave nëpër televizione, sepse është produksioni më i lirë televiziv. Të enjten pashë deri në fund sekuencën e sharjeve mes Andrea Stefanit dhe Prec Zogajt. E pashë duke shtrënguar dhëmbët, për të parë se deri ku mund të shkojë perversiteti intelektual.

 

Përgatiteni vetë deodorantin natyral

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:06

Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje nëse blejnë deodorant ose antiperspirant, e ata nuk janë të njëjtë.

Isa Mustafës i hedhin vezë edhe online, detyrohet të mbyllë facebook-un

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:02

Pas 10 vjetësh sëmundje, “zgjohet” me aftësinë për të pikturuar

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:46

10 vjet e sëmurë nga sëmundje autoiminue. Kështu shkruan Eugenia Loli, që shton se pas gjetjes së shkakut dhe shërimit u duk sikur truri i saj po punonte ndryshe. “Mbyllja sytë në dush dhe shihja forma të artit abstrakt”, shkruan ajo. “Burri im këmbëngulte se kishte të bënte me shërimin, por unë ndjeja sikur dikush tjetër programonte trurin tim”, vijon Loli. I hodhi në letër të gjitha dhe kështu u krijua një koleksion me disa krijime të veçanta: 

http://eugenialoli.tictail.com

Mikpritja e vërtetë shqiptare, rasti i De Biasit*

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:31

Ajo që po ndodh me Giani de Biasin mund të shndërohet shumë shpejt në një rast ilustrues të mikpritjes së përçudnuar shqiptare.

Kura shtëpiake për flokë të tharë e të dëmtuar

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:13

Këto kura jo të shtrenjta shtëpiake do t’i hidratojnë flokët tuaj, ndërsa do t’ju lënë me flokë të shkëlqyer e të shëndetshëm

Oferta kineze për Rrugën e Arbrit do të konsultohet nga një kompani të kontraktuar nga qeveria

Postuar në 19 Tetor, 2015 15:29

Oferta e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të shqyrtohet nga një kompani konsulence e kontraktuar nga qeveria. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, Avokatura e Shtetit ka hapur zyrtarisht procesin e kontraktimit të studios konsulente, e cila do të këshillojë komisionin e negocimit, thotë TCH.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS