SHBA, pezullohet financimi 500 milionë$ për 22 projekte të zhvillimit të vaksinave mRNA
Departamenti i Shëndetit në SHBA ka ndërprerë financimin e programit të zhvillimit të disa vaksinave, duke përmbushur kështu pritmëritë e krijuara nga pikëpamjet e sekretarit të tij, Robert F. Kennedy Jr. Ky i fundit, një person me bindje kundër dobisë së vaksinave, ka njoftuar se do të ndërpritet financimi 500 milionë dollar për 22 projekte që lidhen me zhvillimin e vaksinave mRNA.
Grenell po lahet në Shqipëri - lajm strategjik
Në mesin e viteve ’90 në Shqipëri mbërriti në Vlorë, ish-presidenti i SHBA-së, George Bush, plaku. Pamjet e vizitës së tij gjatë së cilës shoqërohej nga Colin Powell, u transmetua asokohe nga RTSh, si shenjë e një mbështetjeje për qeverinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në pushtet. Megjithatë një vizitë e tillë është e painjorueshme në çdo aspekt dhe këtë e di kushdo që ka punuar qoftë edhe dy orë praktikat në ndonjë gazetë.
Starmer gjen një rrugëdalje për imigrantët në Francë
Britania dhe Franca kanë rënë dakord për një zgjidhje të problemit të imigracionit në La Mansh.
Sipas raportimeve në media, Franca pranon rikthimin e imigrantëve të padokumentuar në këmbim të pranimit nga Britania e Madhe të një numri të njëjtë azilkëkruesish të rregullt me lidhje familjare britanike.
Britania po humbet liritë e veta
Erozioni i lirive civile nuk është thjesht diçka që ndodh në autokraci të largëta. Po ndodh këtu, qetësisht, ligjërisht dhe me një shpejtësi në rritje
Këto shkruan sot në “Politico” Shyam Bhatia, gazetar dhe shkrimtar indiano-britanik që vë në dukje një represion përherë e më të madh ndaj fjalës së lirë në Britaninë e Madhe.
Dy projekte që ndajnë të ardhmen e tregtisë globale
Dy zhvillime të këtij viti ngjajnë se shpjegojnë deri diku njëri-tjetrin dhe një lloj të ardhmeje të gjeopolitikës.
Ushtria izrealite mbyll operacionet në Gaza pa arritur objektivat e vet
Ofensiva “Karrot e Gideonit”, nisur tre muaj më parë në Gaza ka përfunduar. Kshtu raportojnë mediat në Izrael që citojnë burimet zyratre të Ushtrisë izraelite, e cila ka nisur të tërheqë trupat nga Rripi. “Times of Israel” kujton shpalljen e objektivave tre muaj më parë nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, që deklaroi se operacioni synonte marrjen e Gazës, mbajtjen e territorit, zhvendosjen e popullisë palestineze në jug, goditjen e HAMAS-it dhe shmangien e kontrollit të furnizimeve humanitare nga organizata.
Natanyahu shkarkon Prokuroren e Përgjithshme që po e hetonte për korrupsion
Qeveria izraelite e Beniamin Netanyahu ka vendosur sot 4 gusht 2025 shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Gali Baharav-Miara një ndër arsyet e goditjes lidhet me refuzimin e prokurores për të mbrojtur politikat kryesore të qeverisë në gjykatë. Në situatën e tanishme ajo i ka nisur një letër qeverisë përmes së cilës vë në dukje se shkarkimi është vendosur në kontekstin e hetimit prej të saj të Netanyahut për akuzat e korrupsionit.
Vuçiç: 30 vjet padrejtësi ndaj serbëve
Presidenti I Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një takimi në Sremski Karlovci me rastin e 30 vjetorit të operacionit “Stuhia” se në 30 vitet e fundit, serbët i janë nënshtruar padrejtësive të mëdha.
Perëndimi e shkatërroi Jugosllavinë dhe thanë: Pse duhet që të serbët të jetojnë në një shtet? Ne do t’i ndajmë ata dhe do të njohim menjëherë ata që ishin aleatët tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Dislokim trupash të NATO-s në Estoni
Mediat në Estoni raportojnë se NATO-ja mund të dislokojë një trupa gjermano-hollandeze në qytetin Parnu.
Kjo do të ndikojë jo vetëm ushtrimin e funksioneve të komandës aleate, por edhe personelin ushtarak estonez, përfshirë mobilizimin. Ky është një hap strategjikisht domethënës për forcat e mbrojtjes
citojnë mediat Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas tyre vendimi final do të merret brenda vitit 2025 dhe në funksion të ndërtimit të infrastrukturës mbrojtëse do të alokohen 17 milionë euro.
Ekspertët e Kodit të ri Penal. Qeveria kontribuoi dhe koordinoi punën
BIRN rsporton së fundmi se drafti i Kodit tē ri Penal u hartua me nismë të qeverisë në vitin 2019 dhe se ai ishte gati në vitin 2023. Duke cituar Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, media në fjalë sjell edhe listën e ekspertëve që kanë kontribuuar.