Vuçiç nxjerr partinë në shesh
Kreu i partisë serbe në pushtet, Milos Vuçeviç ka dalë në një video apeli kolektiv përmes së cilës ka bërë thirrje ndaj qytetarëve në Serbi që të dalin në marshime paqësore për të përballur demonstratat e dhunshme. Mediat raportojnë se Partia Progresive e Serbisë, ka planifikuar të organizojë marshime në 50 vende të ndryshme në mbarë vendin me ata që “nuk duan konfliktin dhe që dëshirojnë një jetë normale”.
Besoj se ky do të jetë mesazhi kyç, se ata do të thonë vetëm një gjë: mjaft më me bllokadat! Ata duan t’u rikthehet Serbia
Foto/Në rresht para Donaldit
Takimi për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë ka bërë një lloj buje edhe për protokollin që vuri në dukje dëshirën e shefit për t'u dukur i tillë.
Ku shkoi politika e Stabilokracisë?
Bashkimi Europian ka dalë më në fund nga politika e heshtjes dhe ka bërë thirrje që tensionet të ulen në Serbi. Që pushteti të moderojë gjuhën dhe të zbatohet e drejta e protestës. Parallel me të, mediat opozitare serbe, citojnë kreun e delegacionit të Partisë Socialdemokrate austriake në BE, Andreas Schieder, që ka folur për “përshkallëzim të dhunës shtetërore dhe sulme ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe demonstruesve”.
Në Serbi flitet për Destabilizim Strukturor. Sugjerohet ndërmjetësim ndërkombëtar
Aleksander Vuçiç nuk duket se ka më opsione të besueshme për krizën që po e përmbyt mbarë vendin që ai drejton prej vitesh. Sot, ai ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Serbisë, pak ditë pasi e mblodhi atë për ndëshkimin e Milorad Dodik.
Ankthi i stimuluar i Sudeteve për krizën e Ukrainës
Në një shkrim të publikuar dje në “Politico”, tre autorë flasin për atë që mund të quhet si kompleksi i Mynihut në trajtimin e çështjeve territoriale të Ukrainës me Rusinë. Cili është ky kompleks? Ky kompleks është mesa duket ndikimi historik i Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938, përmes të cilës Franca dhe Britania e Madhe i lëshuan Gjermanisë naziste, Sudetet, në këmbim të frenimit të ekspansionit të Hitlerit. Përllogaritja rezultoi gabim.
Ajo çfarë po bën Trump me ekononminë na prek të gjithëve
Serbia, marrëveshje 1,64 miliardë dollarë me gjigantin izraelit të mbrojtjes
Mediat izraelite raportojnë se Serbia është vendi evropian që qëndron pas marrëveshjes prej 1.64 miliardë dollarësh të nënshkruar me gjigantin izraelit të mbrojtjes "Elbit Systems".
Çfarë po paralajmëron Aleksander Vuçiç?
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka paralajëmruar për vendime të papritura të qeverisë serbe në përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.
Në tri ditët e ardhshme do të duket se shteti pushoi së ekzistuari, se ne u mposhtëm. Pas kësaj, ju do të shihni vendosmërinë tonë për të rivendosur paqen, rendin dhe stabilitetin në vend. Përgjigja e qeverisë do të jetë shumë e ndryshme nga veprimet e mëparëshme. Demonstruesit po përpiqen të shkatërrojnë shtetin
Kërkesat e Putin në Alaska
Mediat e ndryshme ndërkombëtare kanë zbzardhur kërkesat e presidentit rus, Putin në Alaska më 15 gusht, gjatë të cilit ai u takua me homologun amerikan, Donald Trump. Kërkesat janë:
1. Status zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë
2. Tërheqje e forcave ukrainase nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Në këmbim, Rusia është e gatshme të lëshojë pjesë të rajoneve të Sumit dhe Kharkivit që kontrollon dhe të ngrijë linjën e frontit në jug të Khersonit dhe Zaporizhias.
Melania Trump, letër Putinit: Të mendojmë për fëmijët!
Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, ka bërë një gjest që meriton të cilësohet si më i vërteti në teatrin “e madh” të Alaskës. Ajo ka nisur përmes bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, një letër për presidentin rus, Vladimir Putin, të cilit i drejtohet si nënë duke i kërkuar të konisderojë në vendimmarrjen e vet edhe fëmijët që janë mbërthyer pa dëshirën e tyre në luftë.
Si prindër është detyra jonnë të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si liderë, përgjegjësia për të mbështetur fëmijët shkon përtej rehatisë së disave.