Degradon Televizioni Publik Shqiptar. Lajmet janë vetëm qoka për ministrat e LSI-së dhe jo vetëm. Për çfarë e paguajmë?

Postuar në 15 Nëntor, 2014 15:10

Mjafton të ndjekësh një edicion lajmesh të Televizionit Publik Shqiptar për të kuptuar se ky ekran nuk i shërben publikut, por është një vitrinë ku çdo ministër apo titullar institucioni reklamon punën e tij.

Edicioni qëndror i lajmeve të datës 14 Nëntor nisi me dy kronika për qeverinë dhe opozitën dhe më pas vijoi me një kronikë televizive për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, një kronikë për ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, një kronikë për një ekspozitë pikture kur merrte pjesë zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Ndërsa kronika më qesharake ishte prezantimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Panairin e Librit me disa botime të Analizave Vjetore të punës së këtij institucioni.

Ajo që bie në sy është se në listën e titullarëve që shfaqen në edicionin e lajmeve të Televizionit Publik Shqiptar dominojnë ata të LSI-së.

Pyetja që shtrohet është pse çdo familje shqiptare duhet të paguajë përveç tarifës direkte prej 100 lekësh që pasqyrohet në faturën e dritave edhe afërsisht 1 miliardë lekë në vit nga buxheti i shtetit për këtë televizion?

l.m

Comments

Submitted by Thanas Mustaqi (not verified) on

TV publik zhduk RD-në dhe ZP-në

Në pasqyrën e shtypit televizioni publik shqiptar lexon vetëm gazetën “Integrimi” të LSI-së nga gazetat partiake dhe ka përjashtuar të përditshmen e opozitës, “Rilindjen Demokratike”, dhe atë të partisë kryesore në pushtet, “Zërin [e popullit]”.

Kjo është harbutëri e papërfytyrueshme të njerëzve, që kanë pushtuar televizionin publik.

Absurdi vazhdon: nga 6 të përditshme sportive, lexon vetëm një, “Sport +”.

Po kështu televizioni publik shqiptar, në pasqyrën e shtypit, bën përzgjedhje gazetash nga më idiotet në renditje dhe lexim titujsh

Të gjithë shqiptarët paguajnë taksa për këtë medie elektronike.

Prandaj në pasqyrën e shtypit duhet të jenë të gjitha gazetat: të përditshme, periodike; kombëtare, rajonale dhe vendore; informative, politike, kulturore sportive mjekësore; buletine tekniko-shkencore, deri dhe kopertina librash; botime on-line etj.

Askush në një shoqëri të hapur, në një televizion shtetëror, nuk ka të drejtë të bëjë përzgjedhje nisur nga vija partiake, shija vetjake, tirazhi.

Nga ana tjetër, televizionet private mund të bëjnë si të duan.

Por më e drejtë është praktika që ka ndjekur gazetari dhe shkrimtari i njohur Bashkim Hoxha kur kishte në pronësi “TV Teuta”.

Ai lexonte gjithçka, rresht për rresht, nga faqet e para, deri dhe njoftimet për mitingje dhe demonstrata, të përditshme dhe periodike, kombëtare dhe gazeta shoqatash apo qytetesh, libra dhe faqe on-line.

Ky është një standard i qytetëruar që vendosi z. Hoxha.

Është e vërtetë që pas punësimit në dy televizione rajonale private, editorët i kanë diktuar Bashkimit të mos lexojë dy të përditshme, jo thjesht se janë të majta, por për faktin kanë njëfarë tirazhi dhe u rivalizojnë dy të përditshmet që ka i njëjti pronar.

Në këtë linjë ecën dhe një televizion kombëtar, në përbërje të një grupi multimedial afër së majtës.

Ky grup boton edhe një gazetë të përditshme me tirazhin më të ulët në vend.

Me sa duket, grupi nuk ka interes të paraqesë një të përditshme të majtë, që zë vendin e dytë në tirazh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.