Xhepa: "Absurde që institucionet publike të mos kenë paguar sigurimet shoqërore. Të ndëshkohen ata që e kanë bërë si krim, nëse nuk është lojë politike"

Postuar në 13 Janar, 2015 12:06

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa e quan absurd faktin që institucionet publike të mos kenë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit. Në një prononcim për ResPublica ai thotë se kalimi i borderove të pagave përmes thesarit praktikisht nuk lejon asnjë mundësi që kontributet të mos paguhen.

“Është absurde që institucionet publike të mos kenë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, pasi borderotë e pagave shkojnë në thesar me të gjitha kolonat përkatëse të kontributeve dhe nuk është e mundur  që ato të mos paguhen”

Xhepa thotë se mund të ketë patur  ente të caktuara shtetërore që mund të kenë bërë allishverishe me sigurimet shoqërore, por në asnjë rast institucionet publike.  Sipas tij, qeveria nuk duhet të mjaftohet me fjalë, por të vërë para përgjegjësisë titullarët e institucioneve që kanë bërë një gjë të tillë.

“Nëse instutucionet publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore atëherë këtu bëhet fjalë për një krim dhe nuk mund të dalësh vetëm e të thuash disa fjalë, por  duhen nxjerrë përgjegjësitë e titullarëve  që kanë drejtuar këto institucione publike”

I pyetur nga ResPublica nëse kjo gropë financiare  e detyron qeverinë të rrisë borxhin publik, Xhepa shprehet se nëse do të kishte nevojë qeveria do ta bënte  një lëvizje e tillë   para se mirationte  ligjin për buxhetin.

“Edhe nëse mëndojmë se qeveria e ka shpallur një gropë të tillë financiare  për të rritur borxhin publik prapë kjo nuk është racionale sepse ligji për buxhetin sapo është miratuar dhe tavani i borxhit është në 60 miliardë lekë. Qeveria nuk arriti të realizojë investimet dhe  jo të kërkojë borxh.  Do të jetë interesantE nëse kjo çështje mbërrin në kuvend për t’u diskutuar, pasi mund të rezultojë si borxhet ndaj biznesit që nuk merret vesh sesa janë realisht”

Xhepa nuk përjashton mundësinë që shpallja në këtë moment e këtij defiçiti në fondin e sigurimeve mund të jetë një lojë politike e mazhorancës për të ulur pritshmëritë e publikut lidhur me të ardhmen e ekonomisë.

“Kjo mund të jetë edhe  një lojë politike për të përcjellë te publiku impersionin se qeveria e kaluar ka lënë gropa të mëdha financiare, të cilat pamundësojnë ndryshimin e pritshëm të ekonomisë që është premtuar nga qeveria”.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.