Një vlerësim i fundit nga Banka e Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë. Ku do të na çojë politika shtrënguese e bankave?

Një një relacion ku shpjegon arsyet e vendimit për uljen e normës bazë të intersit të lekut nga 2% Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë tregohet jo shumë optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Kjo për shkak të ritmit të ulët të investimeve dhe mungesës së financimit nga bankat si dhe infalacionit të importuar nga jashtë.
Kështu Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vëren se gatishmëria e bankave për të marrë përsipër rrezik dhe për të kredituar sektorin publik e privat në vendet e Evropës Lindore, përfshi dhe Shqipërinë, shfaqet ende e ulët.
“Ecuria e kredisë vazhdon të ndikohet negativisht nga niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat rëndojnë bilancet e sistemit bankar; nga primet e larta të rrezikut në sektorë specifikë të ekonomisë, të cilat i bëjnë këto sektorë pak atraktivë për kreditim; dhe nga politikat konservatore të bankave mëma, të cilat imponojnë politika shtrënguese kreditimi në Shqipëri. Analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se aktiviteti kreditues do të shënojë një përmirësim të ngadaltë gjatë vitit 2015.Përkeqësimi i mëtejshëm i kësaj tabloje do të kërkonte marrjen e masave korrektuese dhe gjetjen e burimeve të reja të financimi”- thuhet ne raport.
Sipas Bankës rritja e qëndrueshme e konsumit dhe investimeve do të varen nga përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit dhe nga thellimi i reformave strukturore, të cilat rritin produktivitetin e ekonomisë dhe forcojnë efektivitetin e politikës monetare.
l.m
Add new comment