Ekuacionet e ndërlikuara elektorale të Kokëdhimës në Jug

Postuar në 17 Maj, 2015 07:57

Gazeta “Shekulli” publikon sot një shkrim pa emër, për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë, Alfred Beleri. Gazeta ka thirrur “ekspertë të pavarur juristë” për të verifikuar dëshminë e penalitetit të Belerit, por pa dhënë emra se kush janë këta të pavarur. Jepet aty dënimi që është dhënë për Belerin: “thirrje për urrejtje nacionale” dhe “poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”, parashikuar nga nenet 266, 25 dhe 268 të Kodit Penal”. Këtë veprën e dytë ndoshta e ka konsumuar edhe Presidenti i Republikës, me heqjen e bustit të Skënderbeut dhe me gënjeshtrën e pacipë që bëri nga Gjirokastra duke mohuar çdo gjë. Gjithsesi për t’u kthyer te shkrimi i “Shekullit”; kjo e fundit referon një notë zyrtare të qeverisë greke, sipas së cilës, Athina zyrtare nuk mbështet në këto zgjedhje kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. “Vetëm pak ditë më parë, një shuplakë e fortë ka mbërritur nga Greqia për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kreun e saj Vangjel Dule dhe kandidatët e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore. Me anë të një note zyrtare, qeveria greke i ka konfirmuar qeverisë shqiptare se distancohet nga kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri, një person i arrestuar për ngjarjen e rëndë të Peshkëpisë në vitin 1994, ku mbetën të vrarë nga dora e komandove ekstremiste greke, dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Fredi Beleri, i propozuar si alternativë për Himarën nga partia e Dules, është pikërisht personi i arrestuar dhe dënuar për ngjarjen e Peshkëpisë dhe përdhosjen e simboleve kombëtare. Por reagimi grek ka qenë fare i qartë për të konfirmuar edhe në rrugë zyrtare se nuk ekziston asnjë mbështetje për kandidatin Beleri. Ndërkohë, një deklaratë e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, hedh poshtë çdo pretendim për mbështetje të qeverisë greke, të palëve të caktuara në Shqipëri”, shkruan gazeta në shkrimin pa emër. Po në këtë material përmendet edhe emri i Vasil Bollanos, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, që mbështet në këtë moment Belerin dhe PBDNJ-në. Gazeta e Kokëdhimës po përpiqet kështu t’i japë një tonalitet nacionalist zgjedhjeve në Himarë, një zonë e afiluar sentimentalisht me helenizmin. Por a është vërtet kështu? Pra a po ndjek Kokëdhima një kurs antigrek në Himarë? Përmendja e notës zyrtare të qeverisë greke na flet për të kundërtën. PBDNJ-ja e Vangjel Dules është përfshirë në politikën e brendshme greke, me një rreshtim të qartë së fundmi me konservatorët e Samaras. Ndaj dhe qeveria e Aleksi Tsipras nuk mund të japë mbështetje për një faktor të tillë, që edhe është i hiperkonsumuar në minoritet. Rrjedhimisht nota e qeverisë greke nuk përbën heqje dorë nga interesat e shtetit fqinj në Shqipëri, por konfirmim se Vangjel Dule nuk mbështetet si individ në këtë lojë. As edhe Vasil Bollano. Ky moment po përdoret në mënyrë instrumentale nga mazhoranca. Për të kuptuar fillin e politikës që po ndjek Kokëdhima në Jug dhe moscenimin e interesave greke, do kujtuar deklarata e tij kur prezantoi kandidatin e MEGA-s në Finiq. Ai foli për miqësi dhe ndarje hallesh me minoritetin, duke shtuar se mes grekëve dhe shqiptarëve nuk ka patur ndonjëherë luftë. Kjo është e vërtetë, por mund edhe të ishte shmangur. Por u artikulua për të dërguar mesazhe politike bashkëpunimi. Bashkëpunim që i shërben shumë deputetit në fjalë. Vasil Bollano ka shumë influencë në Himarë dhe nuk është e qartë se ku fillon e ku mbaron ndryshimi mes tij dhe Gjergj Goros. Në Himarë luhen interesa të mëdha ekonomike që kanë të bëjnë me territorin; Himara është një zonë ku është bllokuar regjistrimi i pasurive dhe ku ka një mësymje nga politikanë dhe biznesmenë të Tiranës për të akaparuar territore. Kjo i ka dhënë shtysë dualitetit në sjelljen e himarjotëve që kanë parë te Athina mbrojtjen. Bollano ka kaq shumë influencë saqë edhe Vangjel Dule sot është deputet pikërisht për votat që u morën në Breg. Një veto nga Athina në këtë moment e dëmton influencën e tij dhe e kompenson edhe frikën nga pesha e madhe që ka filluar të ndjehet nga ambiciet e Kokëdhimës në këtë rajon, i cili bashkë me kryeministrin po luajnë edhe kartën e “djalit të shtëpisë” që detyrimisht është më i mirë nga “Saliu i Veriut”. Ky ekuacion i Himarës pasqyrohet në Finiq, me bashkëpunimin me MEGA-n dhe në Sarandë, ku Kokëdhima po luan një bast tjetër. Në Sarandë jetojnë rreth 12% minoritarë, një pjesë tjetër janë çemër, lebër etj.. Në përgjithësi(sipas një leximi të përgjithësuar) vota e komunitetit çam shkon për PD-në, ose PDIU-në. Vota e komunitetit të lebërve është e majtë. Por Kokëdhima ka likujduar me këtë rast, me heqjen e Stefan Çipës një votë të mundshme të komunitetit të pilurjotëve dhe qytetarëve të Sarandës, që kanë për pasojë, tek alternativa e Kreshnik Bozhos, një garanci për të ruajtur atë çfarë mund të ruhet nga marrëdhëniet dhe besimi mes njerëzve të një qyteti. Kandidatja Koka është kryekëput zgjedhje e Kokëdhimës dhe në çdo rast, fitorja e saj do të sillte komandimin de facto të Sarandës nga deputeti në fjalë, i cili po shmang një ekuilibër tradicional në këtë qytet. Ksamili që i bashkohet Sarandës sot është përgjithësisht i djathtë kështu që votat e këttij aneksi bregdetar vështirë të llogariten. Meqenëse ky realitet është i njohur, është shtënë në punë mekanizmi i biografive me cen: për Fredi Belerin po thuhet se ka bërë kërdinë në Peshkëpi të Gjirokastrës, edhe pse është e sigurtë që PS-ja e ka ditur që herët se PBDNJ-ja do të nxirrte këtë kandidat dhe ka mbajtur heshtjen. Po kështu, në Sarandë, një qytet tepër heterogjen, është nxjerrë në qarkullim akuza ndaj Kreshnik Bozhos, i arrestuar pak përpara nisjes së fushatës për shkak të detyrës në ALUIZNI. Të gjitha lëvizje që synojnë shembjen e ekuilibrit rajonal, që është e vetmja garanci e mbetur se edhe qytetarët e atij vendi do të dëgjohen ndonjëherë. Nuk është e qartë se nga do të shkojë vota në këto zgjedhje. Por një gjë është shumë e sigurtë: “djali i shtëpisë” po përpiqet të kthejë përmbys edhe atë pak kohezion të mbetur për t’i dhënë jetë një raporti të ri, i mundësuar vetëm falë faktit tragjik të ikjes së qytetarëve gjatë gjithë këtyre viteve. Iluzioni i himarjotëve(një pjese të tyre) për raportin me Athinën zhbëhet kështu, përderisa Athina ka gjetur me kë të merret vesh.

s.zaimi

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

Artikulli citon Shekullin: " Jepet aty dënimi që është dhënë për Belerin: “thirrje për urrejtje nacionale” dhe “poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”, parashikuar nga nenet 266, 25 dhe 268 të Kodit Penal”.

Ndoshta artikullshkruesi mund te shkonte dicka me tej dhe te sillte vendimin e gjykates se te drejtave te njeriut ne Hage te vitit 2014 qe konsideron gjyqin ndaj Belerit si te stisur krejt ne stilin monist (me pjesemarrjen drejtperdrejt ose indirekt te njerezve te komanduar nga Shekulli). Te tregosh vetem gjysmen e se vertetes, dashur pa dashur, eshte njelloj manupulimi. Figura e Fredi Belerit eshte krejt e paster, e konfirmuar nga nje gjykate derkombetare. Madje gjithe himarjotet e dine se Fredi Beleri nuk isht fare i pranishem ne incidentin e stisur nga segmente te SHIK-ut te henen e pare pas fitores se Bollanos ne zgjedhjet lokale te 2003. Kategoria ndaj tij u mbeshtet nga "deshmitare" ish informatore te sigurimit, duke perdorur ne akuze dhe sa shkruheshin ne nje artikull te Belerit te nje gazete te publikuar nga Omonia ne prag te zgjedhjeve ne Himare (nje lloj agjitacioni e propagande ashtu si ne monizem). Shtypi dhe media e mbuloi nga afer krejt procesin ne Himare, eshte lehtesisht e verifikueshme nga gazetaret investigues vertetesia e ketyre te thenave, ashu sic ishte e qarte per nje gjyate nderkombetare.

Gjithashtu mbi Fredi Belerin nuk ka asnje lloj katigorie apo denimi nga gjykata greke. Eshte e vertete se ka pasur ndaj tij nje gjykim, por ai ka rezultuar krejt i pafajshem per ngjarjet e Peshkepise. Vete Berisha beri te tjere fajtore per keto ngjarje (gjyqi i te pesteve- Në prill 1994, nje incident ndodhi në zonat kufitare greko- shqiptare . Në maj pot të këtij viti gjashtë anëtarë kryesorë të organizatës Omonia u arrestuan për krime kundër shtetit). I vetmi faj i Belerit ishte qe ne rinine e hereshme ka qene antar i "Xrisi Avgi", nga e cia ai hoqi dore shume shpejt, duke aderuar ne partine Demokracia e Re ne te cilen ka qene aktivist prej vitesh.

Diversioni trushpelares i Shekullit ka shume dimensione 1. Fsheh pafajesine e Fredit te dhene nga nje gjykate nderkombetare. 2. Ben akuza falco per ngjarjet e Peshkepise, ndonse asnje gjykate greke apo shqiptare ka denuar ndonjehere Belerin per keto ceshtje (vetem Shekulli i quan de-facto trillimet e saj. 3. Manipulon me "deklarata" te qeverise greke qe nuk  "mbeshtet Belerin", te cilan, sic theksohet dhe nga artikull shkruesi e rrezoi qeveria greke.

Thelbi i ketyre sulmeve, sic thekson autori me te drejte, qendron tek fakti  qe në Himarë luhen interesa të mëdha ekonomike që kanë të bëjnë me territorin; Himara është një zonë ku është bllokuar regjistrimi i pasurive dhe ku ka një mësymje nga politikanë dhe biznesmenë të Tiranës për të akaparuar territore. Prandaj po punohet me nje strategji te qarte per te delegjitimuar cdo lloj force poltike qe perqafon interesat e himarjteve.

Ne vend qe te njollosin nje figure te paster si Fredi Beleri, me biografi krejt te paster, me arsim te larte-i diplomuar per marredhenie nderkombetare ne Universitetin Pantio te Athines,  do te ishte e moraleshme qe te luftohet per projekte zhvillimi. Fushata negative per te ulur figuren e nje kundershtarit nuk te con larg. Edhe po te mos fitoje Beleri ne rrethanat e revanshizmit te plutokracise, vlen perpjekja e tij pozitive per Himaren e gjithe himarjoteve (dhe jo Himara e  cifligareve te rinj)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.