Privacy apo liri shprehjeje online?

Postuar në 28 Korrik, 2011 05:51

Randi Zuckerberg, personi që merret me marketingun në rrjetin social Facebook (është e motra e Mark Zuckerberg-ut), ka dalë dje me idenë se cyberbullying-u, dmth shqetësimet e bezditë online që disa bëjnë në dëm të të tjerëve, nuk mund të luftohet duke ruajtur anonimatin e anëtarëve të këtij rrjeti. “Unë mendoj se anonimati online duhet të mos egzistojë më”, tha ajo në një intervistë për revistën Marie Claire, “Njerëzit janë të prirur të sillen shumë mirë sa herë që prezantohen me emrat e tyre realë.... Shumë njerëz fshihen pas anonimatit, e mendojnë se mund të thonë ç’të duan, mú sikur të ishin brenda një shtëpie me dyer të mbyllura”. Të njëjtën gjë e ka kërkuar më parë edhe Eric Schmidt, ish drejtori ekzekutiv i Google-it. Ky i fundit u ka bërë apel qeverive të nxjerrin një ligj, që t’i detyrojë njerëzit të nxjerrin në shesh identitetin e tyre të vërtetë sa herë që janë online. Por nuk e mendojnë kështu të gjithë.  Veprimtarët në favor të privacy-së e lirisë së shprehjes janë me idenë se është pikërisht anonimati që mbron disidentë të ndryshëm, apo viktima të abuzimit seksual në rrethanat, kur këta të fundit duan të bëjnë denoncime.

Matthew Ingram i GigaOM-it shkruante së fundmi: “Janë të shumtë ata që besojnë, se nxjerrja në publik e identitetit të vërtetë do t’i zgjidhë problemet me sjelljen e keqe online, por nuk është kështu. Kjo politikë do të kish rrjedhoja negative, pasi do të kufizonte mundësitë e dialogut mbi një sërë argumentash të rëndësishëm”.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.