Urgjencë anti-kumar, - thotë Rakipi dhe numëron (me emra) librari, rrobaqepësi e këpucari që "po shndërrohen"

Postuar në 17 Shtator, 2012 05:07

Asnjë lloj biznesi nuk po mund t’i rezistojë sipërmarrjes së kumarit: Dyqani i këpucarit te rruga “Sami Frashëri”, që në pamje të parë dukej si një relike e kohës së komunizmit, por ku kishte gjithmonë radhë, është shndërruar në një loto sporti dhe është zbukuruar. Rrobaqepësia “Ariana”, ku punonin dy zonja të talentuara dhe qepte e gjithë lagjja, në fund të zonës së ish-Bllokut, është shndërruar gjithashtu në një kazino të vogël, e shtatëmbëdhjeta në të njëjtën rrugë. Brenda tre muajve të fundit në Tiranë u mbyllën katër librari. E para u mbyll “Linus”, në zemër të ish-Bllokut. Libraria poshtë Bankës së Shqipërisë u privatizua sa hap e mbyll sytë. Libraria “Tirana Times”, ndoshta më e bukura në qytet, që ishte gjithë dritë dhe vetëm të grishte, gjithashtu u mbyll. Hapësirat e tyre u zaptuan menjëherë nga kumari dhe kumarxhinjtë. Dy javë më parë u mbyll libraria ‘Tirana e Re’ te sheshi “Willson”. Ishte konkurruese, megjithëse vetëm 20 metra katror. Por 20 metrat, pasuri publike, dolën në ankand dhe u shitën 270 milionë lekë. Çfarë sipërmarrje e suksesshme mund të zhvillohet në 20 metra katror, ku për secilën prej këtyre 20 metrave është paguar 10 mijë euro, nëse jo sipërmarrje kumari?..”

Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një editorial i Albert Rakipit në të përditshmen MAPO ku ai pasi bën një panoramim të situatës së shërbimeve në kryeqytet dhe konstaton se po mbyllen deri edhe librari, rrobaqepësi e këpucari dhe po kthehen në salla të mëdha e të vogla lojërash fati - apelon se duhet bërë urgjentisht “diçka, në mos gjithçka”, kundër kumarit në Tiranë.

Shkruan Rakipi:Më 1997-ën shqiptarët hodhën në erë ekonominë e tyre dhe shtetin me sipërmarrjen e piramidave që, në thelb, kishte konceptin e kumarit... Kumari është shfaqur përsëri në formën e tij më klasike dhe më tërheqëse. Dhe sigurisht, është i ligjshëm, bazohet në procedura, dokumente, kontrata. (Edhe kumari i vitit 1997 ishte i ligjshëm: huamarrja ishte e rregulluar me ligje e procedura)”.

Dhe e mbyll me pyetjen? “Kush dhe çfarë duhet të bëjmë kundër kumarit në qytet: ligjet dhe Parlamenti, shteti dhe taksat, shkolla dhe kisha, fjala dhe gazeta dhe sidomos dashuria për qytetin?..” - A.N.

 

Më shumë:

http://www.mapo.al/2012/09/17/kunder-kumarit/

Comments

Submitted by hatib (not verified) on

<p>Kush dhe çfarë duhet të bëjmë kundër kumarit në qytet: ligjet dhe Parlamenti, shteti dhe taksat, shkolla dhe kisha, fjala dhe gazeta dhe sidomos dashuria për qytetin...??????</p><p>Zoti Rakipi kam nje pyetje: Perse rendissni vetem &quot;kishat&quot; ne kete renditje?Mund te thowhit &quot;feja&quot; dhe do isha plotesisht dakord me ju. Por ne Shqiperi nuk ka vetem kisha, ju e dini mire kete.</p><p>Jane te pafalshme keto lajthitje te herepahershme ne kete drejtim, jo vetem nga ju. Faleminderit per vemendjen ResPublicas.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.