Shqiptarët, historikisht të interesuar për gjuhët e huaja

Postuar në 01 Nëntor, 2013 05:47

Në një studim të përkthyesit Armand Plaka, të botuar në DITA, thuhet se shqiptarët vazhdimisht kanë shfaqur e vijojnë të shfaqin interes të veçantë për mësimin e gjuhëve të huaja. Studimi shtrihet tej në kohë: në periudhën e Rilindjes, në vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar, në vitet e diktaturës dhe sot, duke dhënë trend-et dhe tendencat gjithnjë në rritje për mësimin e gjuhës së huaj nga shqiptarët. Për interesin që shfaqin shqiptarët për gjuhët e huaja, mjafton të përmendim se italishtja për shembull, sidomos në kohë të caktuara (sigurisht edhe sot e kësaj dite) perceptohet ndër shqiptarët si një gjuhë, e cila përthithet ndoshta pa iu nënshtruar domosdoshmërisht asnjë seance të mirëfilltë mësimore, duke hasur në një masivitet të konsiderueshëm, thotë autori.

 “Sot në terma profesionalë, përkthimet nga letërsia apo botimet në gjuhë të huaj, kanë njohur një bum të vërtetë, por e gjitha kjo ka shkuar në kurriz të cilësisë, për të cilën është folur e debatuar shpesh në publik. Në fakt, vlerësimin më eksplicit dhe më kritik në lidhje me aftësinë e shqiptarëve për të mësuar gjuhë të huaja, e ka bërë studiuesi Robert Elsie, i cili vite më parë, përpos nxjerrjes në pah të aftësisë së shqiptarëve për të mësuar gjuhë të huaja, ka kritikuar hapur mungesën e përkthyesve të thelluar që do mundësonin kësisoj përcjelljen e veprave të letërsisë bashkëkohore shqipe në gjuhë të huaj”, shkruan autori.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.