Konfindustria: Të rikthehet tatimi i sheshtë në masën 9-9.5 %. Paraqet epërsi të dukshme ndaj sistemit të sotëm progresiv

Pas përfaqësuesve të biznesit që kërkuan para disa ditësh rishikim të taksave në disa drejtime, është Konfindustria ajo që ecën më tej me kërkesat e veta. Siç njoftohet sot, shoqata në fjalë, që përfaqëson sipërmarrësit e prodhimit, të ndërtimit dhe atyre të shërbimeve, ka ndërmend t’i kërkojë qeverisë shqiptare, ndryshimin e politikës fiskale dhe rikthimin e tatimit fitimit të sheshtë në masën 9-9.5%. Si arsye për këtë kërkesë është përvoja e vitit 2014, me taksën progresive që aplikon peshë më të madhe fiskale, për vlera të caktuara të qarkullimit vjetor. “Konfindustria vlerëson, se të dhënat e deritashme nga bizneset e mëdha tregojnë, se ndryshimi me 2 herë i tatim fitimit (7.5-15%), që ka hyrë në fuqi në fillimvitin 2014, ka prodhuar në praktikë rritje të trysnisë së biznesit të vogël dhe kategorive të biznesit të ashtuquajtur të“madh” me qarkullim vjetor afër pragut prej 8 milionë lekë për moslëshim faturash tatimore, duke shkaktuar problematikë të rënduar në transaksionet financiare. Ndërkohë, rritja e shmangies fiskale për shkak të ndryshimit me 2 herë të tatimfitimit për bizneset me qarkullim vjetor në pragun e 8 milionë lekëve do të ndihet shumë në vetë të ardhurat buxhetore për vitin 2015. Kjo sepse numri i bizneseve, që sot i takojnë kategorisë së biznesit të madh mund të zvogëlohet ndjeshëm gjatë vitit 2014 në krahasim me vitin pararendës financiar. Konfindustria vlerëson, se nga ana tjetër, tatim fitimi i sheshtë prej 9-9.5% paraqet epërsi të dukshme ndaj sistemit të sotëm progresiv, sepse rivendos në kushte barazie konkurueshmërinë e Shqipërisë në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja. Gjithashtu, puna me taksën e thjeshtë të ulët lehtëson mjaft punën e institucioneve fiskale në mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit”, deklaron Konfindustria. Nuk dihet sesi do të reagojë qeveria, por nuk përjashtohet një “Jo“ dhe për këtë mund të sillen së paku dy arsye: së pari është entuziazmi që përfaqësuesit e qeverisë dëshmuan në momentin e rishikimit të buxhetit, duke deklaruar se ky shtim fondesh i dedikohet mbledhjes së të ardhurave, që lidhet direkt me sistemin fiskal që aplikohet, përveç performancës së organeve tatimore; së dyti, kërkesa për një ndryshim të tillë vjen ndesh me një nga premtimet më të bujshme të Edi Ramës në fushatën elektorale. Të mos harrohet se ish-kryeministri Sali Berisha, një nga arsyet që deklaroi si shkak të humbjes ishte pikërisht “bërja e premtimeve që nuk mund të mbahen” nga ana e ish-opozitës. Për këtë arsye, kërkesa e Konfindustrias, mund të japë një lexim të realitetit ekonomik, por do të detyronte qeverinë për një kthesë 180 gradë. Njësoj si në rastin e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën ministri i Financave, nuk pati as aftësi të mjaftueshme në sofizmat e tij, kur foli për “ndryshim, ose mesatarizim”.
s.z
Comments
Nuk e di kush eshte
<p>Nuk e di kush eshte komentuesi, por me duket se nuk merre aq sa duhet vesh nga ekonomie, vecanerisht nga taksat dhe cmimet. per energjine 300 kv i pare eshet bere objekt spekullimi. njoh shuem familje qe jane ndare, madje kane vene edhe dy sahate, dhe paguajne jo 300 por 600 kv me cmim me te ulet. me duket se asnje vend nuk ka te tille ndarje. Po ka ndarje, si ne Franca, qe ai familjar qe konsumon naten energji paguan me pak dhe kjo regjistrohet autoamatikisht. N<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">e emer te konfindustries del vazhdimishty nje personazh qe here e perkrah qeverine here e shane. Ai keshtu ka bere edhe me qeverine Berisha, por atehete nuk ja mbante ta kundershtonte me force, por e anashkalonte problemin. Une kam shume raste te qendrimit te tij kontradiktor por nuk eshte vendi ketu ti radhise. </span></p>
Add new comment