Qëndrimi gjerman mund ta shtyjë statusin e Shqipërisë për dhjetorin e vitit të ardhshëm?

Ndërsa në Tiranë mbetet i ndezur debati për përmbushjen e 3 kushteve të Brukselit, në kryeqendrën e BE-së vendet anëtare kanë nisur diskutimet mbi rekomandimin dhe vlerësimet e Komisionit për Shqipërinë, sipas raport-progresit të 10 tetorit. Disa burime diplomatike në Bruksel konfirmojnë për Top Channel se qëndrimet e vendeve anëtare ndahen në tre grupe: mbështetëse, kritike dhe neutrale.
Në grupin e parë hyjnë vendet që mjaftohen me rekomandimin e Komisionit për dhënien e statusit, me kusht plotësimin e tre çështjeve të mbetura. Këtu përfshihen pjesa dërrmuese e vendeve të reja anëtare të lindjes dhe atyre balltike dhe sigurisht mbështetësit e përhershëm, Italia, Sllovenia, e deri diku, pa llogaritur insistimet për zgjidhjen e çështjeve problematike dy-palëshe, Greqia.
Përballë këtyre vendeve qëndron grupi i të pakënaqurve me vlerësimet e Komisionit, ndër të tjera për fushën e sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit, ku përveç Holandës, e cila tashmë e ka bërë të qartë dhe publik qëndrimin e saj zyrtar, përfshihet Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Danimarka, por edhe Suedia dhe Spanja. Vendet e tjera anëtare mbajnë ende një qëndrin neutral në bisedimet e zhvilluara këto ditë në Grupin e Punës për Ballkanin pranë Këshillit të BE-së.
Me nisjen e punës për hartimin e konkluzioneve të dhjetorit, TCH raporton se ka mësuar nga disa burime konfidenciale se Gjermania mund të propozojë që në këto konkluzione të përfshihen zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 si kusht për dhënien e statusit. Nëse ndodh kështu, kjo gjë do ta shtynte vendimin e BE-së për dhënien e statusit për dhjetorin e vitit të ardhshëm.
Më shumë:
Comments
E di qe tani qe zgjedhjet e
<p>E di qe tani qe zgjedhjet e ardhshme do te jene"absolutisht te lira, te drejta dhe te ndershme". Per kete do te kujdeset personalisht kryeministri, qe keto zgjedhje tu ngjajne atyre te 1996-tes, me ndihmen e presidentit, KQZ--se, gjykatave, banditeve nga Tropoja, qindsheve te zeza te liruara nga burgjet, listave te "pershtatura dhe permiresuara" komisionereve te frikesuar a te blere etj. etj. Por meqe opozita tradhtare dhe e poshter nuk do i njohe keto lloj zgjedhjesh, Shqiperia nuk do ta marre perseri statusin. Dhe faji do t'i ngelet perseri tradhtarit me te tmerrshem qe ka njohur historia shqiptare, dmth dores vete, Edi Rames.</p>
Add new comment