Një polemikë për Gjonmarkajt...

Postuar në 30 Janar, 2015 12:40

Para disa ditëve Agron Gjekmarkaj, publikonte në gazetën “Panorama” një shkrim që merrte shkas nga vdekja e pinjollit të fundit të familjes së Gjonmarkajve në Mirditë. “Jam i bindur që shqiptarët sa herë kanë nevojë të mburren për ndonjë gjë të mirë në histori, duhet të trokasin në dyert e Gjomarkajve dhe t’iu kërkojnë leje për të përdorur emrin e tyre”, e përmbyllte Gjekmarkaj refleksionin e vet “ndershmërisht subjektiv”. “ResPublica” e ka riprodhuar të plotë këtë shkrim, por këtu po shkëpusim një fragment: “Gjomarkajt janë e vetmja familje që mund të konsiderohet, pa ndoshta e sikur, nobilta (fisnikeri) shqiptare. Familje të mëdha ka patur edhe të tjera, të cilat deri pak para 28 Nëntorit 1912 mjaft syresh thonin “hamdyrylah jam turk” me gojë e shkrim si testament flirtimi”(http://respublica.al/opinion/2015/01/28/familja-kryesore-e-s...). Ardian Vehbiu ka reaguar ndaj shkrimit në blogun e vet “Peizazhe të Fjalës”, duke konstatuar në këtë ekzaltim të Gjonmarkajve nga Gjekmarkaj, edhe disa të probleme të natyrës historike. Vehbiu rendit tre diskurse që shtjellohen kur flitet për Gjonmarkajt: së pari është ai që i sheh ata si viktima të komunizmit, së dyti është ai që i sheh ata në kontekstin e luftës dhe në marrëdhënie me Frontin Nacional Çlirimtar dhe së treti është statusi i kësaj familjeje në historinë e Mirditës, Shqipërisë dhe në përpjekjet për pavarësi. “...Kapidanët e Mirditës... nga një anë luftuan për t’ia ruajtur një mëvetësi krahinës prej Portës së Lartë, por e siguruan këtë shpesh duke u detyruar të bëhen pjesë dhe vegël e pushtetit të Sulltanit; luftuan për Mirditën e tyre, por e bënë këtë ndonjëherë edhe duke shpërfillur që Mirdita ishte pjesë e Shqipërisë; udhëhoqën çeta luftëtarësh të zotët dhe trima, por jo rrallë këta u përgjakën për lavdinë osmane, madje edhe në përpjekje me bashkëkombasit e tyre (Suli më vjen në mendje dhe Marko Boçari). Shkurt: Kapedanët nuk i nxjerrim dot as i kuptojmë dot jashtë kontekstit osman; sepse Mirdita, me gjithë statusin e saj të posaçëm që gëzonte brenda Perandorisë dhe kanunin e Lekës dhe të tjera karakteristika shpesh specifike, ishte në fakt krahinë tipike e Perandorisë Osmane”, shkruan Vehbiu që nënvizon edhe se kur vjen puna për “pastërtinë katolike” të Gjonmarkajve, duhet patur parasysh se “Kapidanit Porta e Lartë i jepte gradën e pashës dhe këtij i lejohej martesa me një grua nga familje të parisë myslimane”(http://peizazhe.com/2015/01/28/fshij-e-shkruaj/).
s.z

Comments

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

<p>Shkrimi i Agron Gjekmarkaj per shtepine e Gjomarkajve eshte i turpshem. Ai eshte i pavertete historikisht, eshte i shtremberuar shqiptarisht dhe i perbuzshem moralisht. Historia e asaj familjeje dhe aktiviteti i saj eshte krejt i ndryshem nga si e paraqet autori. Fakti se jane denuar nga regjimi komunist nuk iu shton asnje pike ne &quot; biografi &quot;. Ka 25 vjet qe eshte bere praktike qe per cilindo individ apo familje qe ka vuajtur burgime apo internime gjate komunizmit, te na paraqiten si viktima, atdhetare, heronj etj.etj. Regjimi komunist, si cdo regjim tjeter politik i botes, ka ndeshkuar individe te pafajshem por dhe mjaft kriminele. Drejtuesit e familjes Gjomarkaj&nbsp; te pakten tash 150 vjet kane mbajtur qendrime ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve. Per ta, Shqiperia shtrihej ne kufijt e Mirdites dhe kane qene kurdohere te gatshem ta sakrifikojne krejt Shqiperine per &quot; vilajetin &quot; e tyre. Kane qene bashkepunetore te zellshem te te gjithe armiqve dhe pushtuesve te Shqiperise dhe kane kryer krime makabre duke vrare&nbsp; burra dhe gra te pafajshme. Ne thelb, familja Gjomarkaj perfaqson Mesjeten dhe injorancen. Autori Agron Gjekmarkaj, dhe gjithe kategoria e individeve qe kane te njejtin moral dhe te njejtin koncept kombetar me Gjomarkajt, mundet ta identifikoje veten me ta sot e gjithe diten. Njerezit sadopak te kulturuar dhe qe kane respekt per dinjitetinj e tyre personal do ta ndienin veten te fyer te identifikoheshin me ate shtepi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.